VIDEO/ Rama i kërkon llogari Bashës: Ç'deshët dje në Himarë? E dini ju që ne kemi një problem me fqinjin tonë?

2 Nëntor 2017, 12:00Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka pyetur liderin e opozitës Lulzim Basha se çfarë qëllimi kishte dje vajtja e deputetëve demokratë në Himarë për të protestuar.

“Lulzim hajde këtu dhe jepi përgjigje shqiptarëve, çfarë donte PD dje në Himarë.

Pse e bashkove dje zërin e PD me zërin e atyre që nxjerrin bishta pa asnjë bazë lidhur me një projekt të rilindjes urbane në Himarë.

Hajde këtu dhe jepu përgjigje shqiptarëve çfarë është Himara për tu dhe çfarë shkelje ka bërë qeveria shqiptarë,” tha Rama.

Pse u shfaqët dje në Himarë dhe ngritën zërin një ditë pas opozitës greke, e cila kërkon që të mos anëtarësohemi në BE.

Ju e dini që ne kemi një problem me fqinjin tonë, ndaj ju pyes, pse ju bashkuat dje.

Se ti Lulzim mban përgjegjësi që iu fale një copë të mirë territori grekëve.

Jeni ju dakord që, ashtu siç thonë në Athinë, ne po bëjmë genocide ndaj minoritetit grek?

Ju u shfaqët edhe më të egër se opozita greke në Himarë”, tha Rama.

Ai reagoi ndaj deputetit Spaho, i cili pak më herët tha se babëzia qeveritare ka realizuar 100% programin e koncesioneve në shëndetësi.

Rama tha se e gjitha është bërë për të garantuar kontrollin bazë mjekësor.

“Babëzia qeveritare ka realizuar 100% programin për koncesionet në qeveri”, nuk është kjo, por ndjenja e përgjegjësisë për t’i shërbyer qytetarëve për të garantuar kontrollin bazë mjekësor.

Deri dje duhet të paguanin nga xhemi, ndërsa sot e bëjnë atë falas.

Nëse do të kishit minimumin e përgjegjësisë, duhet të merrnit pjesë në rritjen e përgjegjësimit në rritjen e këtij shërbimi.

Së dyti, babëzia, siç ju e thoni, ka garantuar shërbimin falas të të gjithë atyre që kanë nevojë për hemodializë, të cilët deri para vënies në funksion duhet të bënin udhëtime për në Tiranë me shpenzime të madha dhe stres e lodhje për një të sëmurë”, tha Rama.

13 komente në “VIDEO/ Rama i kërkon llogari Bashës: Ç’deshët dje në Himarë? E dini ju që ne kemi një problem me fqinjin tonë?”

  1. Janulles, me sqepar kokes... says:

    Nqs nuk ta mban bytha t´i pergjigjesh Gerrqise drejperdrejt, te pakten le te dale ndonje deputet me ndonje deklarate. Keshtu gjoja duke sulmuar Bashen dhe terthorazi sikur shfajesohesh ndaj Gerrqise, eshte per te fshire bythen me ty.

  2. Doni says:

    BERISHA PO PERDOR BASHEN PER TE GJITHA CoNGJARJET PA DALE VET NE SKENE. E THENE NDRYSHE ME PAK FJALE. KETA NUK ZENE MEND JANE TE PA NDREQSHEM PER CDO GJE QE ESHTE PER TE KEQE E DUAN TE MIRE DHE CDO GJE QE ESHTE E MIRE E DUAN TE KEQE NE DREJTIM TE POPULLIT. VASHDOJNE AVAZIN VJETER DERI NE FUND SI DUKET TANI ME SHUM SE ASNJEHERE PO NDJEJNE FUNDIN E TYRE.

  3. Aleko says:

    Poshtersite e PD kundra interest te popullit shqipetare ne mbeshtetje te axhendes nacional shoviniste te athines nuk kane fund…Duhet qendrese kombetare ndaj grekerve dhe kelysheve te tyre ne shqiperi deri sa greqia te zbythet. PO u terhoqe greku eshte I pameshireshem dhe behet me agresive, asnjehere nuk ngopet por rrit kerkesa te tjera ne dem te shqiperise.Tu themi ndal ndryrjes ne punet e brendeshme te shqiperise nga athina..

  4. M says:

    Kush ka interes qe mos te fillojne negociatat per ne BE?

  5. Lumi A says:

    O zoti Rama, ketyre te PDs (qe historikisht kane punuar kundra interesit kombetar) duhet ti terheqish zvarr siq terhoqen diktatorin Cauqesku ne Rumani. PD ka konflikt interesi me Greqine me shitjen e territorit tone. Dhe me e habitshmja eshte se akoma votohen nga ca ishe komuniste te konvertuar ne demokrat. Lul pederasti, spiuni dhe arkitekti i shtepise se verdhe, hajduti i cili shperdoroj 220 million euro, vrasesi i 4 qytetarve te pafajshem dhe krytari i partise pa mandat nuk mund te ndryshoj kurs nga ato cfare ka bere dhe po ben ne dem te popullit shqiptar.

    1. spartaku says:

      Lumi A ! Bravo.Ke thene ato qe jane ne fakt.Pd-ke,Berisha dhe Basha kane punuar gjithmon kundra interesave te shqiperise,dhe me te vertete e meritojne te hiqen zvarr si Caishesku i Rumanise.

  6. sot ja paska rrase bashes -berishes-dules etj
    te gjatin ne goje me gjith bolet kryministri shqiptare

    i pate si fshiheshin minjt e pd-se .si kafshonin thonjt shpellari e dule ?
    si fshihte shikimin lyl rropsia nga kamera ,me nji surrat qe s’i kishte ngel me pike gjaku ?

    Ky eshte qendrimi i shumepritur i kryeministrit shqiptare kunder bandave antishqiptare
    qe per 27-vjet shkaterruan e injoruan neper bote Shqiperine .

  7. Deshmori says:

    Rama. Jemi me ty. Kete cike toke , qe na ka mbetur , do ta mbrojme. Mos u dorezo.

  8. Βregdeti says:

    Vetem pergjigjet e komentusve te artikullit tregoj c,do te thote ke keshe te besh me shqiptar qe vazhdojm te japin provime per universitetin e rruges ne gazetea onlajn Tema

  9. Sirius says:

    Cudi. Tema jep vetem batutat dhe theniet e ketij te droguari. Po te tjeret nuk kane thene asgje? Tamam debat diktature. VK.

  10. Shqiptari nga Kosova says:

    Ah sa mire ja bere qen Lulit..! Mor Edi , te vetmin gabim e ke qe thua se Lul Bashiqi nuk eshte antikombetar apo antishqiptar..! Jo mor jo ,si Luli si Sala jane te tille: ANTIKOMBETARE, ANTISHQIPTARE..! Dhe hiç mos thuaj jo. Fakte ka sa te duash dhe nuk ka nevoje t’i permend ketu.

  11. Grand says:

    Flm Z. Rama!
    Sot ishe km dhe qytetar!
    Kjo eshte pyetja qe bene cdo Shqiptar! Krenar per ty or mik, Krenar per Shqiperine!

  12. llaman says:

    Po mire o Baze, vetem komentet e Rames do na japesh? Per korrektese informacioni jep ne ligjerate te drejte se cfare tha Dule. Supozohet qe gazeta jote eshte jo qeveritare, apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje