Nga Artur Ajazi
Pas zhurmave dhe deklaratave (replikave të mërzitshme) në sallën e Parlamentit, më në fund kreu i PD ka vendosur ti kthehet protestave në gjithë vendin. Ai përmes zëdhënësit ka njoftuar se “javën që vjen nisim protestat në gjithë vendin”, duke mos përdorur rëndom fjalën “uragan” pasi duhet si një kohë e largët, të cilën Luli nuk e ka përjetuar në PD. Mjafton ti kthehemi pak kujtesës.
Një përpjekje e tillë e Lulit për të ringritur Partinë Demokratike përmes protestave ka dështuar para dy muajsh. Madje Partia Demokratike nëpërmjet një shkrese që mbante firmën në Sekretarit për Aksionin Qytetar, Ervion Salianjit i kërkonte Policisë së Shtetit leje për zhvillimin e një “tubim-proteste para bashkisë së Tiranës”(?). Por ndonëse në këtë shkresë PD shprehte prishmërinë e saj se në tubim do të merrnin pjesë “rreth 10 mijë vetë”, Lulzim Basha nuk ka mundur të bindë dot më shumë se 10-15 të rinj nga FRPD që të dalin në sheshin përpara bashkisë së Tiranës. Numri i kamerave të televizioneve dhe gazetarët që kishin ardhur për të pasqyruar protestën e Lulit, ishte më i madh se numri i atyre që kishin dalë për të protestuar.
Të gjendur në këto vështirësi për shkak të pjesmarrjes së pakët, të rinjte e FRPD, kanë qëndruar 5 minuta para bashkisë, dhe nxituan të largohen duke zhgënjyer edhe operatorët dhe gazetarët që prisnin prej më shumë se një orë në shesh për të pasqyruar protestën e opozitës. Duket se të njëjtën gjë Luli po kërkon ta bëjë sërish, duke patur planin A dhe planin B, pra protestën në shesh dhe pastaj mbylljen në çadër. Duket se kjo e fundit do të rezultojë si opzion i vetëm për PD e Lulit dhe servilëve anemikë që i bëjnë lepe-peqe atij, duke mos folur dhe duke mos i dhënë atij asnjë këshillë të vlefshme, pavarsisht se nuk dinë.
Në deklaratat e fundit, kreu i PD ka kërkuar që “të nisin protestat në mbarë vendin, ne do të jemi në ballë të tyre”. Por në cilin shesh Luli do të kërkojë të mbledhë “mijëra protestues” kur ai e di fare mirë se, mbi 220 mijë militantë nga PD votuan ose kundër ose abstenuan në zgjedhjet e fundit, duke e nxjerrë PD forcë e tretë.
Fakti është se paralelisht me analizën e “humbjes dhe fitores” kreu i PD, po kërkon të zvarrisë edhe procesin e llogaridhënies para anëtarësisë, duke kërkuar beftas “protesta në gjithë vendin”. Me gjasë protesta e Lulit, do të përfundojë tek çadra e cila po mendohet të ngrihet tashmë jo tek Kryeministria, por tek oborri SHQUP-it.
Fakti është se në rrethe, degët e PD janë pothuajse të shpërbëra, aq sa janë të tilla edhe godinat e selive të tyre. Kurrë më parë Partia Demokratike nuk është gjendur në një situatë të tillë, ku boshllëku për të mbledhur qoftë edhe disa dhjetra vetë për protesta, është bashkuar me paaftësinë dhe dashakeqësinë e një grupi njerëzish që as u dhimbset, dhe nuk e shohin si të ardhme politike qenien e tyre në atë parti. Ata thjesht janë silueta, janë vegla provizore të kryetarit, duke mos marrë përsipër asgjë në gjoja “misionin” e tij për ta ringritur PD.
Çfarë do tu thotë Luli demokratëve, çfarë do tu kërkojë militantëve, çfarë do tu premtojë anëtarëve, kur ai nuk ka kryer akoma analizën e humbjes katastrofike të zgjedhjeve të fundit, kur ai nuk ka kërkuar falje për listën e turpit, kur ai nuk ka kërkuar akoma ndjesë para demokratëve për procesin e manipuluar të 22 korrikut, kur ai nuk ka bërë publike para tyre bisedat me Ramën në mesnatën e 17 majit, kur ai zhvilloi një fushatë nga më të dobëta elektorale , dhe kur së fundi u bashkua me Monikën e Ilirit për të krijuar “frontin opozitar”. Kush do ti besonte të tilla profka, dhe kush do të besonte se kryetari PD e ka seriozisht se “është kundër kësaj qeverie” kur gjithçka flet ndryshe. Ndoshta Luli nuk e ka fjalën për sheshet, por sërish për çadrën, dhe kësaj rradhe duhet menduar gjatë edhe për ta mbushur atë me qëndrestarë, pasi edhe picat nuk shkojnë më si mashtrim elektoral.
cadren sepse sheshet nuk i mbush dot, nuk i vjen njeri lulashit. mjere ku ra PD
PO CADREN AI ARRITI TA MBUSHTE ME QOFTEXHINJTE,ME N.NDOKEN,ME F.MEDIUN,ME SHEHIN,ME KRESHNIKUN QE JU BEFTE NENA JU BEFTE SE NUK E DIME SE C’PLANE PO THUR TANI NE KETO KOHE DHE QELLIMI I TE CILEVE ISHTE FUTJA NE LISTA PER DEPUTETE.
TANI QE ATA U ZGJODHEN NUK JANE AQ BUDALLENJE SA TE VENE PAS CADRES SE LULIT.
PASTAJ A DO TA GDHIJE DOT LULI ME MONIKEN NE CADER ?
DO JET E MADHE CADRA KESSJ RRADHE.FO JETE CADER DYSHE.
HAJDE OPOZITE HAJDE.
E MORI LUMI SHQUPIN QE E MARTE DETI E MARTE SE ATY THYEJNE DHE REKORDE ATA.
shko e ngrie cadren ne himare.mos harro krymorren dhe dylaverin.
BREKËT TË MBUSH!?
E TË IKË NË HOLLANDË!!??
Shko ngrefe cadre ne Himare bashke me ato 200 kolon ardhacake me ne krye Dule jevgun era e djersen dhe zhulit te jevgjiteve te Dules do tju mbaj “ngroht” ne keto dite Dimri qe po vijn per ju zgjebsit e PD qe jeni kthyer ne zarat e kopilave te Anadollit
ME VJEN KEQ KUR FLISNI PERCART NUK BEHEN GJERAT SA HAP E BYLL SYTE , DUHET ME PRIT MREKULLIT , PASTAJ SKA ME CADRA , POR DO KETE CORAPE LESHI , SE KA ME BO SHUM FTOHTE