Dibër, Xhaçka prezanton prefektin e ri: Emërimet nga radhët e ish ushtarakëve, në ndihmë të qytetarëve

3 Nëntor 2017, 18:01Sociale TEMA

Dibra, që prej ditës së sotme ka prefektin e ri, një ish ushtarak. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një takim me drejtues të institucioneve shtetërore dhe të pushtetit vendor të qarkut Dibër prezantoi Nexhbedin Shehun, ish kolonel në Forcat e Armatosura.

Për Ministren Xhaçka emërimet e prefektëve nga radhët e ish-ushtarakëve bëjnë të mundur jo vetëm bashkë-rendim efikas por dhe rezultate më të mira pune në të mirë të qytetarëve.

“Nga pozicioni i Ministres se Mbrojtjes ndihem më e qetë, kur kam parasysh se të gjithë prefektët tashmë janë ish-ushtarakë.  Me strukturën e re qeverisëse, Emergjencat Civile i janë bashkuar Ministrisë së Mbrojtjes. Dhe ju, zoti prefekt i Dibrës, jeni tashmë përfaqësuesi më i mirë i këtij unisoni mes pushtetit qendror, Forcave të Armatosura dhe jetës suaj të kaluar nën uniformë.

Dimri është pranë dhe Dibra, Bulqiza, Klosi e Mati janë zona të cilat ndikohen shumë nga reshjet dhe temperaturat. Duhet të marrim masa konkrete që tani, në mënyrë që vështirësitë e paparashikueshme të motit të jenë më të lehta, si dhe të bëjmë të mundur parandalimin, menaxhimin dhe rehabilitimin e pasojave të të ftohtit që do të vijë.

Kryeministri ishte shumë i qartë në ato që tha gjatë prezantimit të prefektëve të mërkurën dhe unë jam e bindur se do të përmbushni të gjitha prishmëritë e tij dhe të qeverisë sonë. Përgjegjësitë janë shumë të larta dhe qeverisja me qytetarët është thelbi i platformës sonë për katër vitet e ardhshme”, tha Ministrja Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes vlerësoi kontributin e ish prefektit Ardit Kaja, ndërsa siguroi bashkëpunimin me pushtetit vendor në Dibër, veçanërisht në përballimin e emergjencave civile.

1 komente në “Dibër, Xhaçka prezanton prefektin e ri: Emërimet nga radhët e ish ushtarakëve, në ndihmë të qytetarëve”

  1. O plehra says:

    Nexhbedini nje ish plehre e Sali berishes dhe xhemal gjunkshit, nga ata qe beri kerdine ne ministri te mbrojtjes duke vendosur militantet e PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje