FOTOT / Vandalizohet Parku i Liqenit të Farkës, dëmtohen gjatë natës pemët

3 Nëntor 2017, 10:09Sociale TEMA
FOTOT / Vandalizohet Parku i Liqenit të Farkës, dëmtohen

Vetëm pak kohë më parë, Bashkia e Tiranës mbolli një numër të konsiderueshëm pemësh në Parkun e Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në një mushkëri të re për kryeqytetin, të hapur për qytetarët dhe çlodhës e argëtues për fëmijët.

Por për fat të keq, vandalizmi i njerëzve të papërgjegjshëm nuk ka munguar as edhe në këtë pjesë, duke dëmtuar gjatë natës me dhjetëra pemë të sapo mbjella.

Siç mund të shihni nga këto foto, pamja që të ofronte kjo pjesë e parkut të Liqenit të Farkës ishte vërtet e trishtë.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë së shtetit të cilat kanë nisur hetimet për këtë ngjarje për vënien para përgjegjësisë ligjore të vandalëve.

Në njësinë administrative Farkë, Bashkia e Tiranës ka mbjellë 3000 fidanë dru dekorativë e pyjore në territore publike, si dhe 2000 rrënjë fidanë ulliri. Premtimi i mbajtur nga Bashkia e Tiranës për pyllëzimin e këtij parku dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme, e kanë kthyer Parkun e Farkës në një atraksion natyror që shfrytëzohet jo vetëm si ambient çlodhës për komunitetin e shtuar të banorëve në këtë zonë, por edhe nga turistët ditorë për aktivitete sportive.

Por për ta bërë realitet këtë ëndërr të gjithë qytetarëve, do të duhet edhe bashkëpunimi i qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mbrojnë pasurinë publike.  

8 komente në “FOTOT / Vandalizohet Parku i Liqenit të Farkës, dëmtohen gjatë natës pemët”

  1. shqip says:

    E Kane bere ” punonjesit ” dru me pre te ndermarrjes komunale Shqupi sh.p.k . Prone e biznesmenit nga Tropoja Sali Radovan Berisha ( Karaxhiç ) .

  2. Flamur says:

    Kush përveç atyre që i shesin bashkisë pemët kush tjetër mund ketë interes ti shkulin. Nuk ka vandalë që të shkatërrojnë tërë atë sipërfaqe. Pastaj, ku janë punëtorët e bashkisë ti rivendosin ku ishin…në foto shoh vetëm policinë apo kanë vendosur ti lënë të thahen.

  3. Qytetar says:

    Ti kapin dhe të ju presin këmbë e duar dhe ti ngulin pastaj si hunj në vend të pemëve që kanë thyer.
    Qelbësira dhe qenër të ndyrë është mbushur ky vend. Bënë shumë gabim që nuk e ndanë midis Grekut dhe Serbit në 1913. Ndryshe kjo farë e ligë nuk edukohet dhe nuk bëhen njerëz. E kanë kthyer këtë vend të bekuar nga Zoti në një hale të hapur dhe vetëm lehin si zagarë gjithë ditën se ju a ka fajin i huaji.

  4. beho says:

    Vandalizoni parqet dhe pemet.Kanceri ju falenderon.

  5. Arjan says:

    Vetem Talebanet ne Afghanistan jane sjelle ne kete menyre me natyren, turp, policia nuk mund te vere roje per cdo peme

  6. Aleko says:

    kot sna kane thene popull me bisht…te tille jemi

  7. andoni says:

    shqiptaret vandal te te mirave te vendit te tyre,ata nuk duan gjelberim por mjerim dhe skamje,pisllek,te meren me llafe gjithe diten,te pijne kafe, te marin neper goje cdo njeri,komshi,te tjeret ( e gjitha kjo vjen nga varferia shpirterore,mendore)
    SHUME KEQE por duan ta tregojne veten. NUk eshte burreri te meresh me pemet

  8. andoni says:

    perse nuk botohen komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje