Militantët e LSI në shënjestër, Isaraj: Drejtoria e Transportit Rrugor, një bankë politike. Marangozë, ekskavatoristë, berberë, infermierë s'kanë më vend...!

2 Nëntor 2017, 09:25Sociale TEMA

Situata në disa nga institucionet të cilat drejtoheshin nga Lëvizja Socialiste për Integrim është në gjendje skandaloze.

Ndonëse një gjë të tillë e ka theksuar prej kohësh, ka qenë dhe kreu i ri i Transportit Rrugor, Arben Isaraj, i cili përmes një prononcimi për mediat, ka theksuar se mënyra sesi menaxhohej kjo drejtori, ka qenë një mizerabël sa i përket shërbimit për qytetarët.

Një bankë politike. Mungesë e theksuar profesionalizmi, arrogancë, korrupsion. Shërbimi për qytetarët mizerabël”, u shpreh Arben Isaraj.

Ndërkaq, kreu i Transportit Rrugor, Arben Isaraj nuk kurseu as ironinë sa i përket cilësisë së stafit të punonjësve që ka gjetur në këtë drejtori. Pasi të gjitha pozicionet e specialistëve të cilët duhet të jepnin shërbime për qytetarët, janë zënë nga militantët.

Por pavarësisht këtyre abuzimeve, Isaraj theksoi duke ironizuar se marangozët, berberët apo infermierët nuk do të kenë më vend në këtë institucion.

Marangozë, ekskavatoristë, berberë, infermierë nuk kanë më vend në këtë institucion”, tha kreu i Transportit Rrugor Arben Isaraj.

Ndër të tjera Isaraj deklaroi se Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor jo vetëm që nuk ka bërë hapa para për t’u ardhur sa më parë në ndihmë qytetarëve, por edhe ato pak mjete dixhitale që kanë qenë brenda këtij shërbimi nuk funksionojnë më.

Por pavarësisht këtyre problemeve që ka hasur kreu i ri i Transportit Rrugor, ai theksoi se tashmë ka nisur puna për rikonstruktimin e të gjithë institucionit dhe shërbimeve që ofrohen për qytetarët.

4 komente në “Militantët e LSI në shënjestër, Isaraj: Drejtoria e Transportit Rrugor, një bankë politike. Marangozë, ekskavatoristë, berberë, infermierë s’kanë më vend…!”

  1. Eri says:

    Qe nga i pari tek i fundit hiqi, jane piranja qe te shohin vetem nga xhepi.

  2. Rudina says:

    U shofte LSI me gjithe baxhellen Moniike

  3. Qytetari digital says:

    Gjith spiunat e komunizmit, gjith maskarenjt jane me LSI, kapini per zhelesh e qeroini. Shume mir ja bejne atyre hajdutve, spiunave te paskrupullt. Bravo Edi Rama. O zot mos e lesho mo at karrike.

  4. Vetingu u kry says:

    Sa naiv jeni o milet i trashe. Pse ky me zevendesinim e Hasanit me Beqirin do bej shtet?

    Vetingu niset dhe kryhet kur ne site te kalojne Kryeministri dhe Presidenti, Kryetaret e Partive, Bashkive dhe Kryeprokurori. Ndryshe do vazhdoni te hani barin e mbjelle nga Edscobaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje