Drejtorët e shkollave ‘në dorë’ të mësuesve, zbardhet urdhri për anketat e fshehta

1 Nëntor 2017, 20:38Sociale TEMA

Ministria e Arsimit urdhëron anketim për drejtorët e shkollave të arsimit parauniversitar për të matur performancën e tyre.

Urdhri i firmosur nga ministrja Nikolla  vjen dy ditë pas takimit që kryeministri zhvilloi me mësuesit dhe drejtuesit e shkollës ku evidentoi se rreth 300 drejtorë nga testimet kishin dalë me rezultate nën mesataren e vlerësimit.

Në këtë urdhër parashikohet që mësuesit e shkollës do të vlerësojnë në mënyrë të fshehtë me anë të një formulari tip punën e drejtorit dhe nëndrejtorëve të shkollës, raporton BW.

Drejtoritë arsimore rajonale do ta organizojnë këtë anketim këtë të enjte në orën 12:00 duke grupuar disa shkolla në një të vetme ndërsa zyrat arsimore këtë proces do ta zhvillojnë të premten.

Procedurat e anketimit në çdo njësi arsimore vendore do të monitorohen nga përfaqësues të ministrisë së Arsimit. Mësuesit duhet të jenë të pajisur me karta apo pasaportë për tu paraqitur në qendrat e anketimit në orën 12.00.

Shumica e drejtorëve të shkollave vetëm pak kohë më parë kanë marrë emërimin për të qenë drejtues të institucionit, ndërkohë që nuk dihet çfarë do të ndodhë pas administrimit të rezultateve të anketimit nga ministria e Arsimit, do të shkarkohen apo do të trajnohen për të qenë në lartësinë e detyrës.

2 komente në “Drejtorët e shkollave ‘në dorë’ të mësuesve, zbardhet urdhri për anketat e fshehta”

  1. bob says:

    Vleresimii drejtoreve nga mesuesit eshte metode BOLSHEVIKE.Asnjehere vleresimi i vartesve nuk duhet te merret parasyh (pervec se per statistike) Ka shume menyra per te vleresuar nje epror .Mos e menderosni ate vend me keq se sa e keni menderosur.

  2. Pensionisti says:

    Per mendimin tim te drejtosh nje shkolle ,sigurisht duhet te kesh aftesi organizative,por jo se eshte ndonje veshtiresi e madhe. Cilat duhet te jene cilsite e nje drejtori ne shkolle.
    1. Duhet te jete nje metodist i shkelqyer.
    2. Te jete nje peshore farmacie ne vleresimin e punes se c’do mesuesi.
    3. Te jete kopetent ne lenden e vet e te kete rezultate te shkelqyera ne klasat ku jep mesim.
    4.Te mos e njohi fjalen “Njerke” ,por vetem fjalen “Nene” karshi te gjithe trupes pedagogjike.
    5. Drejtimin e bene pasioni i zbatimit te programeve mesimore nga c’do mesues nen kontrollin e drejtorit,por jo ne rolin e “xhandarit” Pra ,drejtori duhet te jete MESUESI i mesuesve”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje