Ambasada Amerikane në Tiranë ka përcjellë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë studentët.
“Global UGRAD Program Application is OpenJeni student në nivelin e parë të studimeve, të gatshëm për të sfiduar veten dhe të eksploroni shoqërinë, kulturën, jetën akademike në ShBA dhe të takoni njerëz nga e gjithë bota? Aplikimi për programin Global UGRAD është hapi i parë,” shkruan Ambasada në Facebook.
Programi Global UGRAD është një program i financuar nga Departamentit i Shtetit. i cili jep bursa për studentë të nivelit universitar në 55 vende të botës.
Studentët caktohen në kolegje dhe universitete në të gjithë Amerikën, ku marrin pjesë në një semestër të nivelit parauniversitar pa diplomë. Bursa mbulon udhëtimin, shkollimin, dhomën, siguracionin për aksidente/sëmundje, një pagesë të vogël mujore, dhe shpenzime për libra.
Pjesëmarrësit jetojnë në konvikt me bashkëmoshatarët e tyre amerikanë ose në banesa me familje amerikane. Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t’i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan.
Të gjithë studentëve u kërkohet të marrin pjesë vullnetarisht në aktivitetet e shërbimit komunitar, si dhe të marrin pjesë në aktivitete të zhvillimit profesional si pjesë e programit Global UGRAD.
Studentët largohen nga Amerika me idenë për t’u bërë udhëheqës në profesionet dhe komunitetet ku jetojnë. Studentët që kanë mbaruar programin Global UGRAD mund të aplikojnë për programin Fulbright, të përfitojnë specializime të rëndësishme ndërkombëtare, dhe të punojnw në biznese ose administratë në vendet e tyre.
Konkurenca për programin është shumë e lartë dhe në bazë merite. Finalistët do të përzgjidhen në bazë të rezultateve akademike, aftësive drejtuese, dhe përgatitjes së tyre për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.
Global UGRAD është i hapur për të gjitha fushat e studimit dhe nuk është diskriminues ndaj racës, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, etnisë, ose paaftësisë fizike.
KËRKESAT PËR KUALIFIKIM
Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që është:
JO TË KUALIFIKUESHËM
Personat në kushtet e mëposhtme nuk kualifikohen për programin Global UGRAD
UDHËZIME PËR APLIKIMIN
Një aplikim i plotë duhet të përmbajë:
Aftësia në gjuhën angleze
Nuk kërkohet të jepet testi i TOEFL gjatë kohës së aplikimit. Kandidatëve të përzgjedhur do t’u kërkohet të japin testin zyrtar të TOEFL. Programi do të mbulojë shpenzimet e testit zyrtar.
UDHËZIMET E APLIKIMIT
Udhëzimet hap pas hapi për të plotësuar aplikimin do t’i gjeni këtu (PDF 791 KB).
Për tu regjistruar për programin Global UGRAD dhe për të plotësuar aplikimin përdorni Google Chrome dhe Mozilla Firefox. Nuk rekomandojmë të përdoret telefon celular ose Internet Explorer.
Kërkohet që kandidatët e interesuar TË APLIKOJNË ONLINE!
Regjistrohuni këtu.
Përzgjidhni aplikimin Global UGRAD 2018 dhe klikoni “regjistrohu”
Klikoni: Plotësoni aplikimin online
Për pyetje të tjera ju lutemi shkruani në: [email protected]