Qeveria konfirmon shpërblimin për festat e fundvitit. Nga pensionistët tek ushtarakët, kategoritë që përfitojnë

1 Nëntor 2017, 08:40Sociale TEMA

Të gjitha familjet me ndihmë ekonomike do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Pjesë e skemës së shpërblimeve nuk do të jenë vetëm 80 mijë familje me ndihmë ekonomike, por edhe pensionistët. Gazeta “Shqiptarja.com”, mëson se pavarisht se Ministria e Financave nuk e ka parashikuar në buxhet, në fundvit do të ketë shpërblime për të gjitha kategoritë e pensionistëve.

Burime nga ky dikaster sqaruan për gazetën, se ashtu si një vit më parë, shpërblimet pritet të jepen edhe këtë vit për pensionistët, ushtarakët, invalidët dhe një sërë kategorish të tjera. Ministria e Financave nuk ka përcaktuar ende skemën e shpërblimeve, por po diskutohen disa varjante, mes të cilave edhe skema e dhënies së 4-5 mijë lekëvë të rinj për të gjithë pensionistët dhe kategoritë e tjera.

Ndihma ekonomike

Rreth 80 mijë familje me ndohmë ekonomike do të marrin shpërblimin e fundvitit, thuhet në relacionin e Ministrisë së Financave, por masa e shpërblimit nuk është përcaktuar ende. Vitin e kaluar kjo kategori përfitoi shpërblim 2500-3000 lekë. Këtë vit qeveria është e lirshme të japë shpërblimet e fundit te vitit për shkak të ecurisë pozitive te të ardhurave buxhetore. Gjithashtu Ministria e Financave sqaron se mbi 32 mijë familje që janë pjesë e ndihmës ekonomike do ta marrin deri në fund të vitit një pagese mujore dy-trefish më të lartë.

Kategoritë

-Të gjitha familjet me ndihmë ekonomike

-Pensionet e invaliditetit

-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1993 deri në 31.12.1993.

-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën 1.1.1994 deri në 30.9.1994, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.

-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1994 deri në 30.4.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.

-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.5.1995 deri në 30.9.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.

-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1995 deri në 31.3.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.

-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri në 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.

-Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave të punësuara në arsim dhe kulturë, të caktuara me nenin 97, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kur llogariten si pensione të plota, pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla.

4 komente në “Qeveria konfirmon shpërblimin për festat e fundvitit. Nga pensionistët tek ushtarakët, kategoritë që përfitojnë”

  1. bruna says:

    mendoj se e keni menduar shume mire pjesen e shperblimit si per pensionistet si per familjet me ndihme ekonomike keto shtresa kane nevoje per mbshtetje mbi te gjitha financiare ndaj shume vleresime per gjestin ne fjale

    1. shvejku says:

      Eshte mashtrim i madh ky njoftim qe ne titull!
      Lexoni me poshte se shperblim do merrkan vetem ata qe kane dale ne pension para vitit 1996,qe shumica prej tyre kane vdekur!
      Pra do marrin shperblim vetem ata pensioniste qe sot jane mbi 86 vjec!
      Ha ha ha ha ha ha!
      Tamam si tabelat qe nxjerrin bizneset per gjoja uljen e cmimeve kur shkruajne se ka ulje cmimi “DERI NE 70 % ” dhe kur hyn ne dyqan kupton se ulja per 99 % te mallrave eshte vetem 1 %, ndersa vetem nje pale breke jane ulur 70%!

  2. dori says:

    Vleresime per iniciativen e shkelqyer :, eshte nje shperblim qe perfshin nje mase te gjere qytetaresh, komolimente qeverise per marrjen e nje vendimi me shume vlere per festat e fundvitit.

  3. sotiri says:

    Cfare jane keto kategorizime mevite te pensionistave?! Jepeni per te gjithe pensionistat njesoj dhe mbaron puna. Ne kete menyre vetem se beni propagande, pasi shumica e pensionistave te vieteve 1991-1996 kane vdekur dhe ju kerkoni te genjeni popullin se po shperbleni pensionistat. Per hile, ju qeveritaret tane jini mjeshtra e kaluar mjeshtrave. Kush u beson ne keto dek;larata, eshte injorant i plote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje