Në Himarë zhurma dhe tensioni disi artificial ishte i madh për pesë objekte të prishura, që më shumë anojnë nga kioskat e buzë rrugës. Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, në një pronocim për “Mapo” shprehet se e gjithë kjo situatë konflikti, me flamuj grek në duar e protesta të pajustifikuara duket se ka qëllime dashakeqe, për të shfrytëzuar një grup fare të vogël për t’i dhënë nuanca nacionale, edhe aty ku nuk ka.
“Zhurma e krijuar është e papërceptueshme. Në fakt, bëhet fjalë për një zhvillim urban të zonës që do të jetë në të mirë të komunitetit. Për çështjen e pronave është ngritur një grup pune me katër institucione të vendosura në Himarë, për tu marrë enkas me këtë çështje”-thotë Shkreli.
Sipas zëvendëministrit, kjo është një ndërhyrje rutinë në kuadër të rivitalizimit të zonave urbane, veçanërisht në qytetet bregdetare.
“Një minorancë e minorancës ka aktivizuar segmente jo dashamirëse ndaj qëllimeve urbane. Janë marrina që të thuhet se po prishen pronat e grekëve. Qeveria greke në këtë histori është keqinformuar. Ambasadorja greke në Tiranë, e cila ka më shumë të dhëna mbi çështjet konkrete, është shprehur vetëm se kjo situatë duhet trajtuar me kujdes. Dhe ne atë po bëjmë si isntitucione, pasi për të zgjidhur problemet e pronësisë në Himarë janë vendosur katër grupe pune që mbajnë kontakt gjatë gjithë kohës me qytetarët”-shprehet Shkreli.
Sipas tij, të gjithë personat që disponojnë dokumentacion të rregullt të pronësisë do të dëmshpërblehen, madje është përcaktuar edhe fondi. Përtej pretendimeve që po kryhen ndërhyrje selektive, duke dëmtuar “pronat e minoritarëve”, në Himarë sipas Shkrelit ka ndodhur fenomeni i zaptimit të pronave publike.
“Banorët e vjetër hapësirat midis pallatesh i kanë rrethuar vetë dhe pretendojnë se është pronë e tyre. Në fakt, kjo dëmton pjesën tjetër të komunitetit e cila kërkon me të drejtë zhvillimin urban të gjithë zonës. Nuk bëhet fjalë vetëm për ndërhyrje në qendër apo në pjesën e vijës bregdetare, por ndërhyrje do të ketë edhe në brendi të qytetit”.
Ndërsa në lidhje me elementët që pretendojnë t’i japin nuanca nacionaliste zëvendësministri shprehet se janë krejtësisht një numër i vogël që nuk kanë për qëllim të zgjidhin problemin e pronësisë, por synime të tjera nacionaliste.
o te zgjuarit sunite, eka fajin Greqia qe e ka per deryre te mbroje “te drejtat ” e saj apo Rama per te shkaterruar keto grupe? Ne cilin vend te botes keni pare te ndodhe kjo qe bejne Grekerit ne Shqiperi? Faji i kujt eshte, i sunmuteve apo greqireve?
fai eshte i motres tende qe qihet sa andej ketej,nje here me sunitet dhe nje here me greket,ne rregull je tani bythqim me pergjigjen o te qifsha femrat e gjithe fisit,moter qire.
GErqia nuk qendron pas, ajo ka dale hapur dhe eshte vene ne krye te rrenegateve shqiptar , greqishtfoles!
u bo nami eshte nje popullsi qe ka nenshtesi grege flete gjuhen grege ca ka ketu per tu habitur