Vijon aksioni për pastrimin e rrugëve, hiqen 172 tabela reklamash

31 Tetor 2017, 16:49Sociale TEMA

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit vijuan aksionin për heqjen e tabelave të reklamave dhe ndërtimeve të vendosura përgjatë akseve kombëtare-rrugore.

Në javën e katërt, aksioni është përqendruar në aksin Fier-Vlorë dhe Lezhë-Shkodër. Në total, në këto akse janë hequr 172 tabela dhe 14 ndërtime të lehta.

Gjatë ndërhyrjes në më shumë se shtatë raste, autoritetet kanë bashkëpunuar me biznese të caktuara për të bërë zhvendosjen e materialit të tyre brenda kufirit rrethues të biznesit për të liruar rrugën.

Në bashkëpunim me komisariatet respektive të policisë është bërë e mundur ndërhyrja në aksin Lezhë-Shkodër ku janë hequr 88 tabela, ashtu sikurse është bërë edhe spostimi i gomave që ishin vendosur në anën e karrexhatës në dy subjekte tregtare.

Gjatë ndërhyrjes në aksin rrugor Fier-Vlorë, në të dy drejtimet janë hequr 91 tabela informuese të bizneseve të ndryshme, ashtu sikurse është kryer edhe spostimi i strukturave për tregtimin e gomave të tre subjekteve.

Në bashkëpunim me IKMT, u zhvendosën biznese lulesh, u hoq një kioskë dhe tre konstruksionhe të vendosura në kundërshtim me kodin rrugor.

                                    (Tabela e Harri Lenas, ura e Leklit)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje