“Shkundet” Drejtoria e Patentave dhe Targave që drejtohej nga LSI, largohen 15 drejtorë

2 Nëntor 2017, 11:27Sociale TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion që për katër vitet e fundit u drejtua nga Lëvizja Socialiste për Integrim ka hyrë në fazën e ristrukturimit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka miratuar ndryshimet në statutin dhe organigramën e këtij institucioni duke i hapur rrugën largimit të 15 drejtuesve rajonalë dhe ndryshimit të kritereve për caktimin e drejtuesve të rinj duke sanksionuar detyrim me vitet e punës dhe arsimin përkatës.

Drejtori i ri Arben Isaraj tashmë ka filluar zbatimin e reformës që synon përmirësimin e shërbimit ndaj qindra mijëra qytetarëve.

Dy vendet vakante të shpallura në drejtorinë qëndrore janë për vendet e “Drejtorit të Administrimit dhe Teknologjisë së Informacionit” dhe “Drejtorit të Drejtorisë së Investigimit Administrativ”.

Me statutin e ri është vendosur kushtëzimi që kandidatët duhet të kenë të detyrueshme minimum 5 vite punë në administratën publike.

Gjithashtu, ju kërkohet që të kenë mbaruar nivelin e dytë “Master” në profilin përkatës, ndërsa diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

Kusht është edhe që të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort, bashkëjetues, bir, bij dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj) apo krushqie (prind, fëmijë, vëlla, motër, bashkëshort dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve) me punonjës ekzistues brenda DPSHTRR-së.

Përveç dy posteve të drejtorëve në nivel qëndror, janë larguar dhe shpallur vakante vendet për 13 drejtorë rajonalë, përkatësisht në: Tiranë, Vlorë, Shkodër, Sarandë, Laç, Kukës, Korçë, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Durrës, Dibër dhe Berat.

Kusht për aplikim për këto vende drejtuesish është vendosur që të kenë mbaruar nivelin e dytë “Master”.

Diploma”Bachelor” të jetë në profilin inxhinierik, juridik, ekonomik ose menaxhim publik. Eksperienca në punë duhet të jetë në sektorin publik ose privat mbi 3 vite.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka qenë vazhdimisht nën akuza publike për nivel të lartë të korrupsionit dhe emërime politike.

Këto ndërhyrje pritet që të ndryshojnë përceptimin ndaj institucionit dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në disiplinimin dhe luftën ndaj fenomeneve korruptive.(TemA)

7 komente në ““Shkundet” Drejtoria e Patentave dhe Targave që drejtohej nga LSI, largohen 15 drejtorë”

  1. populli socialist vlonjat says:

    Bravo z. Arben karriges se drejtorit ti gjeni njeriun e duhur ,jo aktiviste te PS ,kot me kot.Te KShA Vlore nuk ka me rremuje,nuk ka me rradhe pa fund nuk ka me rryshfete.Drejtori eshte inxhinjer dhe drejtues i zoti.Vazhdoni keshtu se keni popullin me vete

  2. M says:

    Opozita kerkon rezimin e qeverise Rama kur akoma nuk jane larguar nga organet drejtuse militantet e tyre
    Monika, Vasili,Noka, Bash-Sala akuzojne per korupsion ne qeveri akoma pa mar celsat ne dore pozita

  3. Mati says:

    MË NË FUND, SHPËTOI ADMINISTRATA NGA
    HAJDUTËT !!???

  4. Bogonica says:

    Dakord,shume eshte folur per ish nepunesit qe ka vendosur LSI,une dhe jo vetem,kam pervoja negative me hipotekat dhe me patentat,te dy keto sektore jane drejtuar nga LSI dhe perfliten,dhe ne fakt kane qene, nga me te korruptuarat,edhe per faktin se ishin te paskrupuj,jo se te tjeret qe ishin para tyre ishin me te mire,edhe ne raste te tjera ka pasur korrupsion,por ata te LSI ishin te fare te paskrupuj.Hallin nuk e kam tek ata qe ikin, por tek ata qe do te vijne te rinj.Cfare sigurie ka qe edhe ata me master te dyte,nuk do te korruptohen e nuk do te behen perseri si ata qe thashe me lart?Ky eshte problemi!Kemi kaq kohe qe largojme nje pale te korruptuar,perzgjedhim te rinj,te cilet behen edhe me te korruptuar se te paret.P.sh.sipas kritereve kerkohet 5 vjet pervoje ne punet e shtetit apo te privatit.Po si mund te verifikohet se vertete kane punuar tek privati 5 vjet rresht,apo tek disa private,qe te tere se bashku bejne 5 vjet?A kane paguar sigurime privatet per keta punonjes,sa kur dhe si?Perse jane larguar nga privati dhe kane filluar tek private te tjere,a mos ndofte jane pushuar nga puna? A dokumentohen tek privati keto marredhenije?Si kane bashkepunuar nepunesit e privatit, dhe perse nuk kane bashkpunuar ?Cili ka qene kontributi i posacem qe keta kandidate kane dhene tek privati?Sa siguri ka qe keta nepunes qe kane punuar tek privati e te mos kene bere afera me ish punedhensit e tyre?A s’eshte mundesia qe ish privati, nepermjet ketij ish nepunesit te vet, te fut ne dore te tere institucionin e shtetit ku katapultohet ish nepunesi i tij?Shkurt,nuk besoj se nga tek private te paster,ku kandidati per nje post ne shtet mund te mos jete lidhur me afera ,pra qe ish nepunesit e privatit te korruptuar te behen nepunes te ndershem tek shteti.

  5. Ilo says:

    Cfare banditesh ishin. Para meje si aplikues I merrte nen dore 2000 lekeshet dhe fuste dosje pa radhe. Urime Rama.

  6. Jorgo says:

    Nje pyetje per Ben Isarain: A ka bere provim te Drejtoria e Tiranes para nje jave deri ne 7 te darkes?
    Sa leke ka mbledh ky per nje muaj te TIRANA(100 MIJE Euro?)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje