FOTOT/ Bashkia e Tiranës liron hapësirat e zëna nga ndërtimet pa leje

2 Nëntor 2017, 10:01Sociale TEMA
FOTOT/ Bashkia e Tiranës liron hapësirat e zëna nga

Hapësirat mes pallateve të cilat u uzurpuan nga ndërtimet pa leje gjatë këtyre viteve të tranzicionit, pritet që të rikthehen sërish në shërbim të komunitetit. Paralelisht me realizimin e investimeve strategjike për zhvillimin e kryeqytetit, Bashkia e Tiranës po punon edhe për sistemimin e lagjeve të brendshme të cilat kanë një impakt të drejtpërdrejtë për qytetarët.

“Tafmaja s’ka qenë kurrë strategji zhvillimi. Mania për të zaptuar shëmton qytetin e dëmton komunitetin, ndaj çdo ditë fadroma në punë”, shkruan Veliaj në Facebook. 

 Në shumë prej njësive, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës po rikthejnë hapësirat e zëna nga parkingjet apo shtesat pa leje të kateve të para.

 Pa humbur kohë ka nisur edhe puna për sistemimin e këtyre hapësirave të reja të përfituara duke krijuar trotuare, kënde lojërash për të vegjlit dhe kënde çlodhëse për moshat më të rritura.

 Gjithashtu, po punohet edhe për rregullimin dhe vijëzimin e vendeve të parkimit të përfituara brenda lagjeve duke i dhënë zgjidhje edhe konflikteve të shpeshta që janë krijuar ndër vite mes banorëve.

1 komente në “FOTOT/ Bashkia e Tiranës liron hapësirat e zëna nga ndërtimet pa leje”

  1. true says:

    kur do te ndodhe dhe me Saranden kjo qe po behet ne Tirane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje