ANALIZA/ Mbarimi i mandatit të Adriatik Llallës paralajmëron përplasje mes PS dhe opozitës

4 Nëntor 2017, 12:22Kronika TEMA

Ndërsa kryeprokurori Adriatik Llalla po numëron ditët e fundit të mandatit 5-vjeçar, fati i tij në krye të akuzës pritet të kthehet në mollë sherri mes palëve politike, pasi PD-LSI shprehen në favor të zgjatjes së qëndrimit të tij me dy vjet, ndërsa mazhoranca po shkon drejt zgjedhjes së një prokurori të përkohshëm.

Nga Vladimir Karaj

Pas pesë vitesh në krye të organit të akuzës, mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla ka hyrë në muajin e vet të fundit. Por vakumi institucional i krijuar nga vonesa e ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP dhe interpretimet e ndryshme kushtetuese pritet ta kthejnë mandatin e kryeprokurorit aktual në një terren të ri për përplasje politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Ndonëse mandati 5-vjeçar i Llallës mbaron më 3 dhjetor, deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike me të cilët BIRN bisedoi, u shprehën në favor të mundësisë për zgjatjen e mandatit të tij edhe me dy vjet të tjera. Në këtë argument, deputetët e opozitës përdorin precedentin e shkarkimit të ish-kryeprokurores Ina Rama dhe mungesës së KLP-së, e cila ka për kompetencë nisjen e procedurës.

Por ndryshe nga opozita, Partia Socialiste mendon se mandati i kryeprokurorit Llalla merr fund më 3 dhjetor dhe se dispozitat kalimtare të ligjit për Prokurorinë “nuk lënë hapësirë për diskutim mbi këtë çështje”.

Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm ka qenë një ndër çështjet e debatueshme gjatë kohës së përgatitjes së ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve mbështetëse të reformës në drejtësi. Draftet e para të ndryshimeve kushtetuese patën parashikuar që mandati i Prokurorit të Përgjithshëm dhe disa mandate të tjera ndërpriteshin nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por pas ndërhyrjes së Venecias u argumentua se “mbajtja e Prokurorit të Përgjithshëm deri në skadimin e mandatit të tij do të ishte e pranueshme”.

Sipas nenit 148a të Kushtetutës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka të drejtën e hapjes së procedurës dhe dërgimit në Kuvend të një liste me tre kandidatët më të kualifikuar për Prokuror të Përgjithshëm. Nëse Kuvendi nuk e zgjedh atë me 3/5 e votave brenda 30 ditësh, atëherë kandidati i parë në listën e KLP-së shpallet i emëruar.

Por në mungesë të KLP-së, mandati i Llallës është subjekt i argumenteve të ndryshme mes anëtarëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Deputeti i LSI, Edmond Panariti, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Ligjeve i tha BIRN se ende nuk kishte një qëndrim zyrtar për këtë çështje, por ai la të hapur mundësinë e mbështetjes së një kërkese për shtyrjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm pas dhjetorit.

“Së pari, të shohim nëse kryeprokurori do të kërkojë që edhe mandati i tij të jetë objekt i ndryshimit në ligj, pra të zgjatet pas 3 dhjetorit”, tha ai.

Duke iu referuar rastit të mandatit të Ina Ramës, Panariti thotë se kushtetuta e re krijon hapësirë që kryeprokurori të kërkojë një zgjatje të mandatit me dy vjet.

“Sipas precedentit Ina Rama dhe mandatit 7  vjeçar të vendosur me ndryshimet e ligjit (Prokurori i Përgjithshëm) mund të kërkojë zgjatje edhe dy vjet,” i tha BIRN deputeti Panariti.

Ervin Salianji, sekretar i grupit parlamentar të PD-së ka qëndrim të ngjashëm me Panaritin e LSI. Ai i tha BIRN se sa kohë institucionet që duhet të zgjedhin prokurorin e ri nuk janë ngritur, shtyrja e mandatit të Llallës është e pranueshme.

“Nëse ka një diskutim të tillë, interpretimin e bën Gjykata Kushtetuese. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm është 7 vjet me ndryshimet e reja kushtetuese,” tha Salianji.

Për Ulsi Manjën, kryetarin socialist të Komisionit të Ligjeve, mandati i kryeprokurorit aktual mbyllet më 3 dhjetor, ndërsa shtoi se Kushtetuta nuk mund të ketë fuqi prapavepruese.

“Nuk ka ende një vendim zyrtar se si do të veprohet në këtë rast, pasi kjo do të diskutohet në komisionin e ligjeve. Por mandati i kryeprokurorit Llalla mbaron në 3 dhjetor dhe se nuk ka mundësi për shtyrje,  kjo është e përcaktuar në ligjin për Prokurorinë dhe nuk lë asnjë hapësirë për diskutim,” i tha Manja BIRN.

Dispozitat kalimtare që u referohet Manja lidhen me ligjin e ri për Prokurorinë, i cili rregullon edhe rastin aktual, kur mandati i kryeprokurorit përfundon përpara krijimit të KLP-së.

“Funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, me vendim të Kuvendit, caktohet t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV, seksioni I, të këtij ligji,” thuhet në to.

Manja kundërshton gjithashtu përdorjen e precedentit të shkarkimit të Ina Ramës për kryeprokurorin Llalla, duke e quajtur vendimin e marrë në atë kohë si të gabuar.

Në vitin 2012, shumica PD-LSI, pas një dekreti të ish-Presidentit Bujar Nishani vendosi të mbyllte mandatin e kryeprokurores Ina Rama, duke u nisur nga dita e fillimit të punës prej saj në vjeshtë 2007, por bazuar në ndryshimet kushtetuese të një viti më vonë të majit të vitit 2008. Socialistët e kundërshtuan asokohe këtë si shkelje të kushtetutës.

“Ashtu si në rastin e Ina Ramës, kur mandati duhej të ishte llogaritur prej hyrjes në fuqi të kushtetutës dhe jo prej ditës së emërimit, edhe në këtë rast kushtetuta nuk mund të ketë fuqi prapavepruese,” tha Manja për BIRN.

Ndonëse mandati i kryeprokurorit Llalla është ende jashtë axhendës së ditës, qëndrimet e ndryshme të mazhorancës dhe opozitës duket se do të përplasen shpejt në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, ku çështja pritet të zgjidhet me forcën e kartonëve.

BIRN mësoi nga burime të mazhorancës në Kuvend se ndonëse nuk ka ende një qëndrim zyrtar, plani është që me mbarimin e mandatit të Llallës, Kuvendi do të zgjedhë një prokuror të përkohshëm me eksperiencë në vend të tij, deri në ngritjen e KLP-së. Mazhoranca beson se sipas dispozitave kalimtare, kjo zgjedhje bëhet me shumicë të thjeshtë.

“Dispozitat e reja ligjore e kufizojnë pushtetin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe se ky i fundit nuk ka më pushtet mbi hetimin,” tha burimi për BIRN në kushtet e anonimatit.

Nëse ndodh, një zgjedhje e tillë pritet të shoqërohet me debate të ashpra.

Ervin Salianji i tha BIRN se caktimi i Prokurorit me shumicë të thjeshtë do të ishte “skandaloz”. Salianji tha se vonesat e KLP ishin të qëllimshme për të krijuar këtë hapësirë, ndërsa shpjegoi se e vetmja zgjedhje në këtë rast do ishte qëndrimi në detyrë i prokurorit aktual, të paktën deri në emërimin e tjetrit.

“Kurrësesi nuk duhet të vendosë politika, duhet të zgjedhin institucionet, nëse përfshihet prapë politika në zgjedhjen e institucioneve kushtetuese u gropos drejtësia”, thotë ai.

Ekspertët dhe vonesa e vetingut

Reforma në drejtësi rikonceptoi rolin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke i dobësuar pozitat e tij dhe decentralizuar institucionin që ai drejton. Megjithatë, qëndrimet e kundërta politike tregojnë se ky post vazhdon të mbetet ende një “mollë sherri” mes maxhorancës dhe opozitës.

Ndryshe nga politika, ekspertët e reformës për drejtësi nuk kanë asnjë dilemë se mandati i Llallës përfundon më 3 dhjetor, ashtu siç ishte parashikuar në Kushtetutën e vjetër.

“Kushtetuta ka rregullin e përgjithshëm, por që dihet, kushtetuta nuk ka fuqi prapavepruese,” i tha BIRN Sokol Sadushi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe një nga ekspertët e lartë që morën pjesë në procesin e reformës në drejtësi.

Sadushi shpjegoi se në këtë rast për më shumë ligji  “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” neni 109, e bënte të qartë fundin e mandatit të prokurorit aktual.

“Ligji  ka zgjidhur këtë moment, do qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit të tij dhe mandati është ai që ka marrë, pesë vjet”, tha Sadushi.

Po ashtu një tjetër ekspert që mori pjesë në përpilimin e ligjeve, i cili kërkoi të mos i përmendej emri duke paraqitur si arsye faktin që kishte qenë i përfshirë direkt në shkrimin e ligjit për prokurorinë, pohoi sa mandati i Prokurorit të Përgjithshëm mbaronte në fund të pesëvjeçarit.

“Nëse ligjvënësi që ka shkruar Kushtetutën do donte t’i jepej një mandat i ri, e thoshte që i aplikohet ky mandat i ri… Shprehej në mënyrë të posaçme, gjë që s’e ka bërë”, tha ai.

Ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi u miratuan në korrik të vitit 2016, por ngritja e institucioneve kyç të vetingut u realizua vetëm një vit më pas për shkak të përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës.  Vonesat në ngritjen e tre institucioneve të vetingut kanë mbajtur pezull gjithashtu krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), të njësisë speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK dhe Byroja e Hetimit) dhe disa institucione të tjera të reja që duhej të kishin filluar nga puna.

KLP, e cila duhet të listojë tre kandidatura për Kuvendin, përpos vonesës së vetingut vuan edhe nga mosplotësimi i vendeve që i janë lënë shoqërisë civile, pasi një komision i ngritur për këtë proces ka rihapur disa herë aplikimet.

Sadushi i tha BIRN se vonesat në ngritjen e KLP-së janë parashikuar në ligj, duke mos ndikuar në mandatin e Llallës.

“Përsëri (ligji) i ka dhënë një zgjidhje, po në këtë nen në pikën dy thuhet, që me vendim të kuvendit caktohet të kryej përkohësisht detyrën një nga prokurorët  më me eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që natyrisht përmbush kriteret që parashikohen në ligj”, tha Sadushi.

Llalla u zgjodh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme në 3 dhjetor 2012 pa debate të mëdha politike. Megjithatë, karriera e tij në krye të organit të akuzës ka pësuar të njëjtën kurbë si edhe paraardhësit e tij, ndërkohë që marrëdhëniet me mazhorancës u acaruan gjatë procesit të reformës në drejtësi.

Ai sidoqoftë u lakua si një prej kundërshtarëve të reformës, ndërsa u akuzua për këtë nga ambasadori i SHBA  në Tiranë, Donald Lu me të cilin shkëmbeu disa akuza.

Llalla disa herë premtoi publikisht për arrestime në nivele të larta duke përfshirë ministra të qeverisë, por përjashto ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera i cili u dënua për shpërdorim detyre, këto paralajmërime nuk u bënë realitet.

Megjithatë, gjatë javëve të fundit Prokuroria është vendosur në shenjestër të mazhorancës pas kërkesës që i drejtoi Kuvendit për të autorizuar arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet si i përfshirë në trafikun e drogës dhe në korrupsion pasiv.

I pyetur nga BIRN për mundësinë e zgjatjes së mandatit, këshilltari për mediat i kryeprokurorit, Albi Serani tha se institucioni “nuk kishte asnjë koment për këtë çështje”.

Për funksionimin e Prokurorisë gjatë mandatit të Llallës, deputetët e opozitës fajësojnë rolin pengues të mazhorancës.

Deputeti i LSI-së, Panariti i tha BIRN se përgjegjësia për mosfunksionimin normal të prokurorisë binte mbi shumicën.  Duke iu referuar votës kundër të shumicës në rastin Tahiri, Panariti tha se ky ishte  “tregues pesimist për reformën në drejtësi”, ndërsa shtoi se prokuroria ishte penguar deri tani “nga shumica parlamentare në procedimin e çështjeve ndaj zyrtarëve të lartë”.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji shtoi se faji për vonesat e reformës ishin po ashtu të shumicës. “Vonesa që për fat të keq vjen nga politika, nga ndërhyrja e mazhorancës për të ushtruar influencë në çdo mënyrë që nga anëtarët e shoqërisë civile të zgjidhen njerëz me afërsi politike me Rilindjen”, përfundoi ai.

17 komente në “ANALIZA/ Mbarimi i mandatit të Adriatik Llallës paralajmëron përplasje mes PS dhe opozitës”

  1. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: October 27, 2017
    Subject: CFARE PRET EDI RAMA !?

    CFARE PRET EDI RAMA !?

    Pse nuk shkarkon nje prokuhor si Adriatik Palla!?
    Si mund te mbaje Shqiperia nje prokuhor qe eshte shpallur non grata dhe i eshte hequr viza per te shkelur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes!?
    Nje kryeprokuhor qe as rojet e sigurise se FBI-se dhe Departamentit Amerikan te Drejtesise nuk e priten as njollosen duart ne duart e tij te zhytur ne krim e korrupsion!
    Nje kryprouhor qe e zgerlaqi keqazi Zeri i Amerikes duke kape ne rrena e mashtrimit ne cdo belbezim te tij !!!
    Si mund te lihet te livadhise dhe cakerdise edhe me keq nje Drejtesi te degjeneruar e rrenuar si ajo shqiptare qe pati pafytyresine te publikoje deri edhe korrespondencen teper konfidenciale, teper sekrete me Ambasaden amerikane dhe ambasadorin e nderuar te saj Z. Donald Lu!?
    Si mund te mbahet ne detyren me te larte ligjzbatuese te shtetit shqiptar nje derr i dhjmaosur i korruptuar nga koka tek kembet qe ne vend te godase pa meshire e me gjithe fuqine e ligjit krimin dhe megakorrupsionin e Mafias berishiane co,, grushton fizikisht kolegun e tij, aq me teper Kryetar i Shoqates se Prokurorise se Republikes se Shqiperise ne sy te prokororeve te tjere te Republikes !?
    Si mund te mbahet ne krye te Prokurorise se Shtetit Shqiptar nje kryeprokuror qe me shume se detyren e tij ben kryetarin ose telallin e Partise Demokratike me deklarata krejtesisht politike e aspak ligjore !
    Nga kush ka frike kryeministri shqiptar ?
    Nga emeruesit e tij me Kontraten e Gjysmagjelit 50/50 nga Sali Berisha e Ilir meta per te mbuluar aferat e tyre krriminale me ze e fuigure ne mes te dites e ne mes te Bulevardit qe vetem Adriatik Palla nuk i sheh e nuk i njeh !?
    Shqiperia qe duam nuk do nje kruprokuhopr te Korporates se Kriemit te organizuar te Saleh Kadafit e co.
    Te lejosh te vegjetoje e livadhise te shperdoroj detyren e ligjhin ne menyre flagrante ne syte e shqiptareve e nderkombetareve nje kryepropkuhor te tille kruiminel me ze e me figure , nje komplotist ne sherbim te aleances thelbesisht antiamerikane e antishqiptare Ruso- Greko- Serbe , te beje tellallin politik te Sali Karaxhicit, Bujar Karaosmanit…. e jo detyren e tij ligjore deri ne diten e fundit te mandatit te tij do te thote te bashkejetosh me krimin kushdo qofte ai .
    A thua nuk paska Shqiperia , vendi me arsimdashes , sic e kane quajtur te tre Presidentit e fundit te SHBA, bij e bija te shkolluar, me integritet njerezor e dinjitet personal, per ta zevendesuar kete pjelle te Universiteteve te Plepave dhe Akademive te Vicidolit qe e rrenoi arsimin shqiptar!
    Cfare pret kryeministri Edi Rama !?

  2. sal says:

    A ka mundesi 5 dite me perpara ? Jo 1 dite me pas ky sherbetor i Saliut dhe Metes duhet te ishte qeruar me pare.Ai e ka vendin ne burg dhe atje e pafsha sa me shpejt.

  3. PETRO says:

    te hiqet nje ore e me perpara ky gjarper se ka mare me qaf vendin.ky eshte njeri pa gjak si ka mundesi te jete prokuror kur nuk i leviz asnje qime.kjo do te thote se punon vetem per vehten e tije e nuk ka aSNJE QELLIM PER RENDIN E DREJTESINE NE SHQIPERI POR PO E LWE P.D. TE LIVADHISE SIPAS QEJFIT DUKE SAHPIFUR E PENGUAR PERPARIMIN E VENDIT.KY PERSON ESHTE ORTAK ME ARMIQT E SHQIPERISE .

  4. Un says:

    Te hiki sa me shpejt moter qiri

  5. lora says:

    Na eshte bere dhe Panariti si lolo qe e kishim per burre serioz. Ja se çfare te ben partia dhe pushteti per karrike! Te humbet burrerine dhe te be lolo.

  6. Bioston says:

    Nje kryeprokuror qe ka qene gjithe kohes kunder Reformes ne Drejtesi dhe vegel e ndyre e politikes se Saliut, I ndaluar te hyje ne USA duhet te hiqet sa me pare dhe te denohet per veprimet e tiij kunder ligjit. PD dhe LSI vazhdojne te kapen pas fijes se kashtes deri sa tju vije ora e drejtesise.

  7. DALLTON says:

    Eh e shkreta opozite Pd+Lsi eshte ne hall te madh se po u hoq k/prekurori “dhalla”del zbuluar Ilir-Meta dhe Sala,prandaj kakaris ajo Krymadhi se s’po gjen furrik per te bere vezen tani .

  8. Vetingu fillon me Kryeministrin e jo ushtaret peshq. says:

    Pse ankoheni ju? Rama este ankuar ndonjehere? A nuk po pret ta dekoroje Rama mikun LLalla? Sa naiv jeni , o milet i ho..lle!

  9. emigranti says:

    pd-lsi duan te zgjasin jeten e tyre por duhen zbatuar rregullat i mbarroj mandati te hiqet te zgjidhet tjetri

  10. Gjeneral Telini says:

    Fshatari, Gramshit llalle shellira, tè shduket sa me pare. Eshte pjese e trustit te geshtenjave.i ka sherbyer, hapur sali vicidol asfalise, lulush sharlatanit si kryehajdut, like defter floririt, mohanes sé lesh e lise, ky maskara duhet te ndiqet penalisht, per moszbatim detyre. Me gjithe visho kryespiunin qe ishte qytetari digital, i saliut te sheqeres.

  11. mmoisiu says:

    Hiqeni more qelbesiren e PD- se

  12. Petrit Vjosa says:

    Sent: Wednesday, May 04, 2016 at 11:34 PM

    Opinione
    ADRIATIK LLALLA NE REVAN DREJT BURGUT !

    Nga Vikiliksi tek Kartat e pista te “Panamase”

    Vetem 24 ore pas shperthimit te Panamagejtit, Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise nepermjet zyres se saj te Shtypit njoftoi se ka nisur menjehere verifikimet lidhur me emrin e pare qe ka dale ne Shqiperi si i lidhur me skandalin “Panama Papers”. Eshte fjala per kompanine “GFI Technologies” te financuar nga qeveria Berisha ne fundin e mandatit te saj te dyte ne vitin 2013.

    A nuk veproi keshtu ajo edhe per Vikileaksin e famshem.ne vitin 2011 kur u publikuan kabllogramët e Ambasadës Amerikane për mjaft çështje sensitive në atë kohë, si Damir Fazliç, rruga Durrës-Kukës apo Gërdeci. Edhe atehere, Prokuroria e Përgjithshme tha që kishte caktuar një grup përkthyesish që do të monitoronin e grumbullonin të dhënat për Shqipërinë, megjithëse menjëherë pas këtij versioni. Cfare u be!? Cështja u la në harresë.

    Ajo qe e bashkon kete kompani dhe pronarin e saj me Shqiperine eshte jo vetem fakti qe ajo u miratua nga nje qeveri ne ikje. E keqja me e madhe eshte se ajo nuk u hetua e aq me pak u skanue aspak se cfare kapitali kishte, nga vinte kapitali i saj, cfare garancie financiare dhe pastertie kishte nga nje prokuror qe ishte zgjedhur me votat e se njejtes mazhorance.

    A u be ndonjehere Llalla kryeavokat i shtetit shqiptar!?

    A e dini se si perkthehet ne anglisht titulli “Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise”!? “General Attorney of Republic of Albania” Fjala Attorney ne shqip ka kuptimin e pare Avokat. Pra Prokurori i Pergjithshem eshte Krye-Avokati i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise, Kryeavokati i shtetit shqiptar.. A e luajti kete rol Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise !?

    A e kreu detyren e tij si kryembrojtesi ligjor i Republikes se Shqiperise, detyra kryesore e te cilit eshte te mbroje interesat dhe thelbin e shtetit shqiptar kunder cdo lloj krimi e shkeljeje ligjore nga cilido e kushdo qofte ai edhe kryeministri apo Presidenti i Shqiperise e jo me nga nje kontrabandist kombetar , nje spekullator nderkombetar, nga nje kriminel i sprovuar si Ismail Mulleti e co… te cilit protektoret e sekseret politike ne maje te politikes dhe qeverise shqiptare i dhuruan jo pak por 150 milione euro vetem per ngjyrosjen e naftes shqiptare!?

    Mjafton qe kryeavokati i Shqiperise Adriatik Llalla te futej ne Google dhe te kontrollonte vetem emrin Ismail Mulleti dhe per nje minute aty do te gjendte dhjetra flamuj te kuq, shenja alarmi per ta ndalur kete grabitje multimilioneshe te djerses dhe mundit te shqiptareve, bile edhe per ta arrestuar ne flagrance jo vetem ate por edhe darovitesit e tij Pollo, Bode, Berisha e co. Nuk po flasim per kerkimin e informacioneve nga partneret dhe homologet e vendeve aleate , se pari FBI-se dhe Prokurorit te Pergjithshem te SHBA-se. Po flasim per nje sherbim falas qe e perdorin edhe femijet e klases se pare fillore…

    Sa dosje krimi ka hapur Adriatik Llalla ?

    Nuk po flasim per CEZ-in!? Per Fazlicin ? Per Gerdecin? Per 21 Janarin 2011? Per vjedhjen publike te votave te 8 Majit 2011 ne Tirane ? Per dhjetra hidrocentrale te dhena pa tender mafias se betonit!? Per 7 e me deri qindra vila e apartamente, prona e pasuri te pajustifikuara e te pambuluara edhe me rrogat e jo krejt fisit te shumices se zyrtareve, kryebashkiakeve te ish- kryetareve te komunave nga Tamara e Margegaj … deri ne Konispol, per kusarine masive te pasurive e mundit te shqiptareve … Te gjitha nen hunden e syrin e tij!

    Sa dosje hetimi te filmuara me kamera e botuara deri ne detaje nga mass- media shqiptare ka hapur, hetuar e kopsitur ligjerisht Kryeavokati Shqiptar!?

    Sa ceshtje te denoncuara publikisht edhe nga ambasadore te huaj, si miku me i madh dhe i sprovuar i shqiptareve ai amerikan ka zbuluar e hetuar Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise Adriatik Lalla ne keto pese vjet te ushtrimit te detyres!?

    A e degjuat cfare e si genjeu pafytyresisht ne intervisten e tij me “Zerin e Amerikes” lidhur me kusarine e korrupsionit masiv ne Shqiperi te denoncuar qindra here nga Uashingtoni e Brukseli e te pandeshkuar nga prokuroria e drejtesia e sterkorruptuar shqiptare!?

    Kur Adriatik Llalla akuzon hapur vetveten

    Pyetjes se Radio “Zeri i Amerikes” per disa raste madhore korrupsioni ne Shqiperi kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla iu beri bisht ne menyren me injorante te mundshme. Ai foli shume por nuk tha asgje.Ai foli por nuk dha asnje pergjigje konkrete. Oret e bizhute i shtrenjta te gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar te denoncuara nga ambasadori amerikan ne Tirane Z. Donald Lu, i quajti si ceshtje qe i takonte per ti verifikuar Instituti i Deklarimit dhe Verfikimit te Pasurive dhe jo atij.
    Nje veteakuzim perfekt i Adriatik Lalles… Para se te katapultohej ne krye te Prokurorise se Pergjithshme shqiptare ai personalisht ka qene Drejtori i Pergjithshem i atij institucioni.
    Sa raste pasurimi te paligjshem ose me metoda korruptive e kriminale pat denoncuar a verifikuar ish- drejtori Llalla!? Zero.
    Sa politikane apo biznesmene te pasuruar me afera kriminale, qe nuk jane vetem tregtia e drogave, trafiku njerezor, prostitucioni, por cdo vlere e fitim i arritur me rruge. me mjete e me menyra te paligjshme ka paraqitur ne organin e akuzes ne kulmin e lulezimit te tyre kur ai drejtonte ate Institut!? Zero….

    Autogolat pafund te kryeprokurorit shqiptar

    Cdo pergjigje pa pergjigje e Adriatik Llalles per “Zerin e Amerikes” ishte nje autogol i mirefillte. Jo nga paaftesia e tij por nga djallezia e tij, nga kontrata me politiken e krimit dhe korrupsionit qe neneshkroi me kapot e Coza Nostras politike shqiptare, si garanci per emerimin e tij ne ate post.
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te verifikuar e hetuar aferat e pista e korrupsionin e emeruesve te tij .
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te bere krye-avokatin e shtetit shqiptar por per te ushtruar detyren e kryeavokatit te krimit shteteror dhe korrupsionit masiv te atyre qe e emeruan pikerisht per te kryer kete mision te paracaktuar prej tyre.
    A nuk vepronin keshtu kapot e Mafias politike e shteterore italiane, e Coza Nostras dhe Ngradetas italiane me homologet e Llalles ne Itali!?

    Kryeavokati i krimit te Mafias politike e shteteore

    Ai nuk ishte nje zgjedhje e rastit… Ai e kishte kaluar me sukses provimin e besimit te saj qysh ne postin e meparshem ku as nuk verifikoi e as nuk hetoi as edhe nje rast te vetem korrupsioni.
    Me shume se kryeprokurorin e Shtetit Adriatik Lalla ne intervisten e tij me “Zeri i Amerikes” u shfaq si kryeavokat i krimit dhe korrupsionit. ” Nëse një zyrtar i caktuar disponon një pasuri të caktuar, kjo nuk nuk do të thotë se ai është një kriminel, apo shkelës i ligjit. Pasuria mund të fitohet në forma të ndryshme: të trashëgimisë, biznesit e të tjera me radhë. Nuk jam këtu për të mbrojtur një zyrtar të caktuar, por edhe të akuzohet dikush se ka një orë të një përmase, apo unazë të kësaj natyre, mendoj se nuk është mënyra e duhur” tha fjale per fjale Llalla.
    Asnje avokat i krimit nuk do te kishte zgjedhur nje mbrojtje me te ndyre se kjo per perligjen e krimeve te tilla.
    Mire oret e florinjta e bizhuterite, cantat e shtrenjta e kostumet firmato, po vilat qindra- mijera dollareshe e mobiljet luksoze, veturat qindra mijeshe te femijeve, e deri niperve e mbesave, po shkollimet qindra mijera euroshe te femijeve ne kolegje milioneresh , po dhjetra udhetime me avione e pushime sheikesh ne Abu Dabi e Tajlande, ne Sidney e ne Miami….

    A futen vilat e pallatet ne thes … Po blloqet e Gjirit te Lalezit….!

    Po pallatet e vilat e Gjirit te Lalezit e Farkes, te Petreles e Golemit, te Shengjinit e te Ksmailit, te Velipojes e Tushemishtit mos valle a mund te futen ne thes! Nuk futet minarja ne thes , thote sovrani. Te gjithe ua dine pronaret dhe burimin real te ardhurave pervec kryeavokatit te shtetit shqiptar qe ben kryeavokatin e krimit dhe korrupsionit.
    “ka institucione te posacme te cilat merren me verifikimin e pasurive te ketyre zyrtareve”, thote Llalla. Sa raste te tilla ka hetuar ky kryavokat i shtetit!? Sa dosje ka hapur me iniciative ose i detyruar ai dhe institucioni i tij!?
    I jane tretur edhe kockat kryebankierit Artan Santo, te ekzekutuar ne mes te Tiranes dhe ne zemren e shtetit, nen hunden e Presidentit e Kryeprokrurorit, nen hijen e manteleve te zeza te gjykatesve e drejtesise faqezeze shqiptare, te komanduar nga Mafia politike, po i tretet edhe emri e jo me dosja e hapur e gjykatesit vlonjat Konomi te hedhur ne ere diten per diell e ne mes te Vlores, jane harruar emrat e deputetit Fatmir Xhindit ne Fier e Aleksander Kekes e 26 viktimave te Gerdecit e 4 deshmoreve te 21 janarit, ndersa kryeavokati i shtetit Adriatik Llalla ka guximin e flet per ” ceshtje e cila vijon te jete pa autor”.
    E ku !? Ne e perballe kamerave te “Zerit te Amerikes”

    Jo vetem avokat por edhe Bude i krimit !

    U humben diten per diell e ne syrin e kamerave qindra milione dollare te shqiptareve ne tenderin e Albpetrolit dhe hetimi vazhdon pa fund.
    U vodhen gati 8 milione dollare ne Banken e Shtetit Shqiptar dhe shkaperderdhen 30 milione te tjere me blerjen fiktivo- korruptive te Hotel Dajtit per trefishin e vleres qe nuk e ofroi askush. Allishverish i Bankes se Shtetit Shqiptar me qeverine e shtetit shqiptar.
    Ne saje te dopjo- korruptimit te prokurorise dhe gjykates se kapur nga Mafia politike, Ardian Fullani doli jo vetem i pafajshem por edhe ka kurajon te kerkoje rreth 4 milione euro demshperblim nga qeveria e sotme per shkarkimin e tij krejt te ligjshem si Guvernator i Bankes se Shtetit Shqiptar vjedhur nga paaftesia dhe korruptimi i tij.
    Ja si i pergjigjet kryeavokati i Shtetit shqiptar pyetjes se “Zerit te Amerikes” :
    … Perse nuk e cuat ju ceshtjen ne Gjykaten e Larte!?
    “… megjithëse mendimi ynë ka qenë gjithmonë se ky zyrtar ka qenë në shkelje të ligjit, ne i kemi qëndruar deri në fund qëndrimit tonë, pavarësisht vendimit të gjykatës, tani ne nuk kemi mundësi për ta ndryshuar.”

    Adriatik Llalla ne burg !

    I lutem lexuesit te paanshem te pergjigjet pyetjes:
    Cfare perfaqeson Adriatik Llalla me kete pergjigje prej Bude krimi?
    Kryeavokatin e Shtetit shqiptar apo kryeavokatin e krimit !?
    Cila eshte zgjidhja!?
    Ate e dha ne menyre te shkelqyer analisti Dritan Hila me penden e mendjen e tij te arte nen titullin brilliant:
    Adriatik Llalla ne burg !
    Cdo dite e me shume po shton zollumet e tij duke kriminalizuar cdo hallke te prokurorise me prokurore te korruptuar nga Universiteti berishian Plepave , nga Akademite e Domosdoves si Kristali, Vitrina, UET-ti… qe vetem shisnin sa frengu pulen diploma e duke goditur e ndeshkuar prokuroret me te ndershem me profesioniste e me te pakorruptueshem te Shqiperise, sic eshte rasti i sotem i kryesimbolit te tyre Arben Dollapi .
    Peri keputet prej se holli … Zollumi keputet prej se trashi. Pikerisht ky revan kriminalizues i nje krimineli publik si Adriatik Llalla, qe tregohet me gisht nga cdo shqiptar pa dallim partie, feje, krahine, ideje po e con ate cdo dite e me afer prangave te drejtesise dhe qelise se burgut….
    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg qe diten qe ofendoi si nje rrugac e grushtoi kolegun e tij Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Vetem Presidenti sakat Bujar Nishani e KLD_ja e sterkorruptuar shqiptare nuk e pane e as e degjuan nje akt te tille sa rrugaceror aq edhe kriminal te Adriatik Llalles!
    Nuk kishin se si…. I bashkon kontrata me SHQUP-in !
    Urojme qe shpejt ti bashkojne edhe prangat e ligjit dhe qelite e burgut.
    Drejtesia vonon por nuk harron!

    Petrit Vjosa, London

  13. Ilir Gramshi says:

    Date: June 8, 2016 at 8:42:42 AM
    Ne vend te nje letre te hapur per Z. Lu dhe Zj. Vllahutin…

    ADRIATIK LLALLA- KRYEPROKUORI I SHTETIT APO KRYEHOR I KRIMIT-

    – Revan i pandalshem drejt qelive te burgut

    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg kohe me pare
    Jo sot … Qysh diten qe ofendoi, e kercenoi me jete si nje rrugac e grushtoi Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise, Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Cfare perfaqeson ky akt i rende kriminal i kryeprokurorit Llalla !?
    Fyerje per shkak te detyres!
    Kercenim per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune fizike per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune psikologjike per shkak te detyres!
    Shperdorim flagrant i detyres!
    Qysh diten kur iu kundervu ashper dhe hapur reformes ne drejtesi!
    Veper penale e konfliktit te interesit!
    Qysh ne momentin kur filloi kryqezaten e spastrimeve dhe gradimeve ne Prokurorine e Pergjithshme dhe nje varg prokurorish rrethesh, sipas urdherave te Mafias e tutoreve politike dhe klasike jo vetem shqiptare, qe e komandojne ne cdo hap.
    Me e pakta akuze ne kete rast eshte shperdorim flagrant i ligjit e detyres.
    Pikerisht se nuk u pajtua dhe kundershtoi kete revansh antiligjor e kriminal te Adriatik Llalles, me nje pabesi e cinizem te pashoq e vendosi jo vetem ta shkarkoje nga detyra e Drejtorit te Drejtorise Gjyqesore dhe e anetarit te Keshillit te Prokurorise, ku ai kishte fituar me shume vota se asnje anetar tjeter, por edhe ta syrgjynose prokurorin me te pakorruptueshem shqiptar Arben Dollapi.
    Nuk la dredhi e pabesi pa perdorur qe ta godiste pas shpine si hijenat. Pse !?
    Arben Dollapi eshte simboli i drejtesise dhe ndershmerise ne drejtesine shqiptare… Ishte ai qe e ngriti Adriatik Llallen nga nje polic gjyqesor ala Plepash ne prokuror te Lushnjes…
    Ishte i vetmi qe ne katrahuren e 97-es qendroi si Promete perballe bandave terroriste te Aldo Bares duke e vene ne fije te perit edhe jeten …
    Ishte Arben Dollapi qe jo vetem hodhi poshte me perbuzje por edhe e paralajmeroi se do ta arrestonte ne flagrance nje ish- minister kur i afroi Cek te Bardhe, miliona eurosh vetem qe te fshihte provat e deshmite e masakres korruptive te Gerdecit dhe 26 viktimave te saj.
    Ishte Arben Dollapi qe kundershtoi dhe iu kundervu sy per sy e balle perballe, si nje Falcone i vertete shkeljeve flagrante antiligjore te Adriatik Llalles per tollovine ne emerimet e levizjet krejt korruptive e nepotike te dhjetra prokuroreve te Prokruorise se Pergjithshme dhe kundervenies se tij flagrante ndaj Reformes ne Drejtesi…
    Ishte nderhyrja e tij dhe dy shokeve te tij, midis dhjetera prokuroreve te pranishem ne Koneferencen Kombetare te Prokuroreve, qe parandaloi pershkallezimin e dhunes deri ne perdorim te armeve midis Adriatik Lalles dhe Shkelqim Hajdarit!
    I kam pare me syte e mi ato skena turpi e krimi te mirefillte te Adriatik Palles, ketij krimineli qe ate dite ka kryer te pakten 7 akte te renda penale ne sy te “ajkes” se prokurorise shqiptare.
    Shihni si veproi ndaj Arben Dollapit te pakorruptueshem ky jo kriminel por edhe i paburre, i pabese e mosmirenjohes i peshtire.
    “Nuk ka bishe me te eger se sa njeriu mosmirenjohes” thoshin greket e lashte.
    Jo kryeprokurore si Adriatik Llalla, por edhe prokurore te thjeshte si ata qe bene sehir skenat flagrante te krimit te tij ne ate Konference, apo ne mbledhjen e turpshme e 15 marsit te Keshillit te Prokurorise, te tredhur e te lemerisur prej tij, nuk jane prokurora por jane proku- hora te krimit.
    A nuk ishin pikerisht disa nga ata qe votuan sipas urdherit e diktatit te Lalles edhe ne mbledhjen e tij per ndeshkmin e zerit burreror te Arben Dollapit kunder shkeljeve ligjore flagrante te tij!?
    Dhe Presidenti i PD-se Bujar Nishani, vrapoi me te katra ta dekretonte kete akt antiligjor te Lalles pa lexuar fare denoncimin ligjor e te argumentuar ne menyre shembullore e me fakte konkrete te Arben Dollapit.
    Si mundet qe Presidenti i Republikes, Kryeministri, Kryetari dhe vete Kuvendi i Shqiperise te tolerojne dhe mbyllin syte perbelle krimeve te tilla flagrante qe ne cdo vend demokratik do te ndeshkoheshin ashper e menjehere!?
    Kush eshte ( jane ) protektoret dhe tutoret e tij!?
    Pse Presidenti i Shqiperise, Kuvendi i Shqiperise nuk ndihet perballe krimeve publike te tij!?
    Kush eshte protektori dhe tutori numer nje i tij!?
    Nuk guxojne as ti permendin emrin…
    Cili eshte Padrinoja i tij ose Goodfathers ( Kumbare te krimit dhe Mafias ), sic e ka quajtur publikisht edhe vete Kumbara Tom Doshi disa here keto dy vitet e fundit!?
    Cfare i bashkon ata aq ngushte sikur te ishin vellezer siameze!?
    Mos valle fakti qe te dy jane kapur me presh ne duar, sic thote populli, me kamera, me ze e me figure ne krye te detyres se krimit ne flagrance!?
    Si e kush mund ta mbaje ne ate detyre te larte nje kriminel publik te kapur ne flagrance me ze e me figure duke share kercenuar me jete, duke grushtuar si nje rrugac rrugesh nje koleg te tij e aq me teper Sekretar i Pergjithshem i Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise!?
    Tutoret e protektoret politike te tyre jane Padrino e Kamorra qe kane kthyer Shqiperine ne nje shtet pa sovranitet
    A mund te kete sovranitet shteteror pa nje shtet ligjor!?
    A mund te kete sovranitet e shtet me nje drejtesi te kriminalizuar nga koka tek kembet, nga kryetari i shtetit e KLD-ja e deri tek rojet e portieret e gjykatave dhe prokurorive!?
    A mund te kete sovranitet shteteror me nje kryeprokuror qe ben haptazi kryavokatin e krimit!?
    Kryeprokuror si Adriatik Llalla eshte nuk jane prokurora Ligji por kryehora Krimi
    Nodal ju Zoti Lu dhe ju Zonja Vllahutin, SHBA dhe BE jeni shpresa e te gjithe shqiptareve per shtet ligjor e sovranitet te vertete shteteror e ligjor ne Atdheun tone te bukur e teper te shtrenjte!
    Ju po deshmoni hapur se e doni dhe punoni per shtetin shqiptar me shume se keta politikane zuzare shqiptare, kusare e vrastare!
    Mesazhi madhor i mikes sone te madhe e te sprovuar Hillari Klinton dhe i Washingtonit dhe i Brukselit “Duajeni vendin tuaj te bukur” ka rene ne veshin e shurdher te politikes antishqiptare te atdheshitesve te politikes shqiptare!
    Faleminderit per mesazhet tuaja te sinqerta e shprsedhenese…
    Miku i mire ti thote kater te vertetat hapur, sy ne sy e balle perballe, thote sovrani yne… Ndryshe ai nuk eshte mik!

    Ilir Gramshi, Kanbera, Australi

  14. Epo kjo pune! says:

    PD do inskejoje cader tjeter dhe rezultantja do jete kerkesa per prokuror te pergjithshem te saj… si ne qeveri, si ne opozite gjithnje ka vene kushtet per president, prokuror, avokat populli, kontroll shteteror etj etj, Rame, kujdes se e ke zakon e leshon ti por jo vetem do te te krijojne probleme por dhe nuk ta kemi borxh se te votuam ty dhe jo plehrat e sales te na hyjne nga penxherja.

  15. Ilirjan says:

    Boll me ! Vullneti i shumices duhet respektuar, dhe nje nga deshirat perberese te ketij vullneti ishte edhe largimi i Llalles dhe V.Ajazit. Ky i fundit, skilja e kuptoi rrezikun dhe u largua me doreheqje, ndersa i pari – ky i Plepave, nuk degjon nga veshet, nuk shikon nga syte, ndaj eshte i pandjeshem ndaj reagimeve qe i bejne hallexhinjte, ndaj reagimeve qe bejne pjesa e shendeteshme e shumices se Popullit, ne mbeshtetje te hallexhinjve prej “drejtesise”, :
    Mazhoranca duhet te tregoje me vepra konkrete se eshte perfaqsuese legjitime e shumices se votuesve shqiptare. Presioneve tinzare te salinjve , metinjve dhe lloj-lloj minjve duhet t’i bej balle me mencuri dhe konseguence , pra edhe presionit te rradhes i cili ka qellim zgjatjen e mandatit te Llalles, pra te moslargimit pa asnje te llalles nga posti i kryeprokurorit. Kjo mazhoranve te jete me tolerance 0 ndaj vendimeve qe cojne uje ne basenin e me te mirave qe deshiron shumica e Popullit shqiptar. Largimi i Llalles, i vonuar ne fakt, dhe caktimi i nje kryeprokurori me cilesi te rralla, i zgjedhur mes me te mireve qe ka Drejtesia e Shqiperise, jane pjese e deshirave te shumices se Popullit. Te nderuar deputete , beni realitet deshirat e shumices se Popullit !

  16. mergim tari says:

    Edi Rama nuk duhet te diskutoje me heqjen e Dhalles, pasi vetem mosveprimi per heqjen e dhalles perben KRIM, por te mendoje se bashku me popullin se KUSH do te vihet URGJENTISHT prokurori i ri.

    Edi Rama e ka pohuar vete se do te udheheqe me popullin. Le te hape faqe interneti ku populli te jape mendimet e tij.

    Une per momentin nuk kam ndonje emer, por prokurori duhet te jete nje njeri qe do ti betohet popullit qe do te nise, do te hetoje dhe do te coje deri ne fund ceshtjet:

    Gerdeci
    21 janari
    Dorezimin e detit Greqise
    Vrasjen e Kosta Trebickes
    Vrasjen e a Remzi Hoxhes
    Rihapjen e ceshtjes se VJEDHJES se 200 MILIONE Eurove te rruges Durres Kukes
    Dhenien e NAFTES makines luftarake Serbe ne kohen kur gjithe bota I beri embargo
    Ceshtjen e kanabisit
    Ceshtjen Tahiri
    PUCIN ushtarak te vitit 1998
    Hetimin e arratisjes se dy piloteve ne vitin 1997 qe pretendohet se u urdheruan nga SALI Berisha si Komandant I pergjithshem qe te sulmonin JUGUN e Shqiperise me LENDE HELMUESE LUFTARAKE.
    Ka shume per te HETUAR dhe keto duhet te beje prokurori I ri.

  17. zi says:

    surat poshter,fytyre ngerdheshur,
    pasyre e te gjithe elites ,SHPORU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje