Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se Lulzim Basha “flet edhe 10 herë në ditë për të tjerët, për krimin dhe të inkriminuarit, por ka 3 ditë që nuk flet për të dënuarin për vjedhje”.
“Është shumë e qartë për të gjithë pse Lulzim Basha po mundohet të sillet si polic, prokuror apo gazetar. Sepse Lulzim Basha nuk bën dot detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike. Kryebashkiaku i Lulzim Bashës, Agron Kapllanaj, është dënuar me 2 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes”, por kryetari Basha nuk jep asnjë përgjigje dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për këtë”, tha Balla.
“Kryetari i Partisë së Agron Kapllanajt flet edhe 10 herë në ditë për të tjerët, për krimin dhe të inkriminuarit, por ka 3 ditë që nuk flet për të dënuarin për “vjedhje”, të cilin Basha e mbrojti duke shkelur Ligjin në KQZ”, shtoi Balla në postimin e tij në Facebook.
O Palle,merr te pakten kete here pergjegjsine mbi vete,sepse Elvis Rroshin me 5 emra e mbrojtet deri ne fund,pa kerkuar asnjehere falje!
E kupton o idjot,Ministri i mbrendeshem eshte implikuar me mafien e droges?Kujt personi mund ti besosh tani?
Edhe ne nje shtet Afrikan do te ulerinte jo vetem opozita,por edhe pozita dhe i gjith populli per kete rast ekstrem.
Besushmeria e Shtetit shqiptare eshte ne pikpyetje,dhe ti je nje nga pergjegjesit per kete situate absurde per sa ka ndodhur.
Po kaloja kufirin kroat ne drejtim te Malit te zi,dhe polici(kroat)pasi me pa dokumentet personale,me te “qeshur” me pyeti;-ke droge ne makine?
Edhe un po me te”qeshur”ja ktheva,ne fakt,droga transportohet ne drejtim te kundert.Por ai,po me te”qeshur”ma ktheu pa lidhje ;-tek ju eshte normal,e ben edhe Ministri.E kupton o idjot,qe na keni vene vulen e kriminelit ngado qe shkojm,dhe sa degjojn emrin shqiptare,civilet distancohen,kurse policet te shohin me dyshim?