Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, dhe deputetja Mimi Kodheli prezantojnë Prefektin e Kukësit

3 Nëntor 2017, 20:17Politika TEMA

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, së bashku me deputeten e Qarkut Mimi Kodheli bënë prezantimin e Prefektit të Qarkut Kukës, Kolonelit në rezervë Zenel Kuçana. Në prezantimin e  Kuçana, Ministrja e Drejtësisë dhe Kodheli nënvizuan faktin që ai ka  një karrierë të gjatë në ushtri,  si komandant brigade dhe komandant regjimenti. Në karrierën e tij z. Kuçana është përballur me detyra dhe sfida të vështira, ndër të cilat menaxhimi me sukses i sfidës së rëndësishme të krizës së vitit 1999 gjatë luftës së Kosovës.

Duke  shprehur konsideratë të lartë për eksperiencën e gjatë dhe aftësitë menaxhuese të z. Kuçana, Kodheli dhe Gjonaj u shprehën besim plotë që ai do ti përgjigjet më së miri sfidave që paraqet kjo fazë e re qeverisëse në raport me problematikat ekzistuese dhe pritshmëritë e qytetarëve. Në fjalën e tyre Ministrja e Drejtësisë ashtu si edhe Deputetja e Qarkut Kukës, znj Kodheli theksuan që institucioni i prefektit është ura lidhëse midis Qeverisë dhe institucioneve vendore në qark.

Nga ana tjetër, institucioni i prefektit do të koordinojë, kontrollojë dhe do të jetë  në gadishmëri për të përballuar çdo emergjencë civile. Në fjalën e tyre përmbyllëse Ministrja e Drejtësisë dhe Kodheli, duke i uruar sukses për detyrën e re si prefekt i qarkut Kukës, në emër të Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, siguruan edhe një herë se do të ofrohet i gjithë bashkëpunimi i nevojshëm për realizimin me sukses të detyrave përmes institucioneve ligjzbatuese në qark.​

3 komente në “Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, dhe deputetja Mimi Kodheli prezantojnë Prefektin e Kukësit”

  1. Lili says:

    Deputetja tash po na presentojka prefektin????
    Hajde shtet hajde!…
    Edhe nuk e kuptojne pse ka nje defekt ,bile,kur veprojne keshtu se halla nuk e kuptojne se ne nje vend demokratike nuk veprohet sikur ne kohen komuniste .
    Skandal institucionale eshte bile deputeti me presentuar Prefektin ne vendet demokratike,o mimi zeza .

  2. Lili says:

    Shyqyr qe na siguruan se do t’i japin gjithe bashkpunimin! Imagjinoni ju nje qeveri qe nuk do t’i uroje sukses e nuk do t’i ofroje perkrahje prefektit te saj?
    Ma mire do kishte qene sikur ministresha t’i kishte caktuar detyrat qe i caktohen edhe deputetja problemet qe qytetaret presi. Qe te zgidhen nga prefekti…. po per kete duhet qe edhe ministresha edhe deputetja te kishin punuar sikur punojne koleget e tyre pak per te ditur cfare halle kane kuksianet e ku duhet prefekti te perqendrohet sa ma shpejt..
    Po jo keta jane mesuar vetem me fjale demagogjike pa asnje domethenje…
    Kur tallen me shqiptaret me fjale bosh edhe kallojne ne idiotizme…
    S’ka ka mbetur veq me iu thane thefshit qafen,o idiote,turp i botes …

  3. Kuksianja says:

    Sa per keshillim per dy idiotete e qeverise prefekti nuk presentohet ,ai merr detyren si prefekt,pa pasur nevoje qe ju ta presentoni se ai eshte Shteti,ju jo.
    Shteti perfasohet me prefektin, ne prefekturen qe ai merr persiper, edhe ne keso raste prefekti fton,jo ju o idiote ,edhe fton pushtetaret lokale, po edhe shoqatate,perfasueset e shteti aty si zjarrfikeset,ushtaraket,drejtesine, fton perfasuesit e shtypit lokal ne qofte se ka edhe shpalloset programi ne qofte se ka nga prefekti ,dmth shteti, e jo nga dy idiotete qe shpallosin idiotizmin e tyre me fjalet e tyre….
    Lexoni pak bre e mesoni pak…
    Lundi 10 juillet 2017, Jean-Luc Marx a pris ses fonctions de Préfet de la région Grand Est, Préfet de la Zone de Défense et de Sécurité Est et Préfet du Bas-Rhin.
    Conformément à la tradition républicaine, une cérémonie s’est déroulée en présence des élus locaux, des autorités militaires et des représentants de l’ensemble des associations patriotiques.
    A l’issue de la cérémonie, une rencontre avec la presse a été organisée à l’hôtel préfectoral afin d’évoqueretj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje