Nuk është çështje fati, por çështje fature…

3 Nëntor 2017, 21:39Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Tani nuk ka asnjë vlerë gjendja penale e Saimir Tahirit, çështja e të cilit shkaktoi aq shumë debat javët e fundit në Shqipëri. As për sot, dhe, as për nesër.

Kryetimonieri le ta mbajë me shëndet dhe le t’i gëzohet po të dojë “fitores” së vet të bujshme, kur ia hoqi nga duart në çastin e fundit prokurorëve yllin tashmë të shuar të qeverisë Rama 1.

Ndoshta dy patentat e skafit që u gjetën në kroskotin e makinës së një “kundravajtësi” bashkë me një thes me 863 mijë euro, mund të mos i sjellin pasoja juridike ish-ministrit emblematik të mandatit të parë të socialistëve.

Por kjo nuk është aspak rrethanë lehtësuese për Edi Ramën. Përkundrazi, kjo është prova më e qartë se pushteti i tij nuk është vetëm i inkriminuar, por edhe tmerrësisht banal.

Figura e dytë e qeverisë së Edi Ramës në mandatin e parë është tashmë një personazh grotesk, që jo vetëm i ka shitur makinën trafikantëve, në përgjimet e të cilëve rezulton të trajtohet gati si një anëtar i thjeshtë i bandës. Sepse pikërisht kur timonieri po përpiqej, nganjëherë jo pa sukses, me çdo mjet që të shpërqëndronte vëmendjen prej tij, vjen skandali i fundit. I cili i vë vulën çdo dileme dhe i heq dyshimet edhe më skeptikut, se kemi të bëjmë me një pushtet të krimbur dhe të kalbur nga krimi.

Dhe pyetja është nëse është vërtetë kaq fatzi ky Saimir Tahiri, saqë e çoi dreqi atë tipin me 863 mijë euro në makinë që të binte në pritën e policisë së Elbasanit? Apo që ky soj zyrtarësh është kaq i përfshirë në aktivitete okulte, sa edhe kontrollet më rutinë mund t’i nxjerrin zbuluar? Faktet mbështesin versionin e dytë, ndaj edhe kushdo sot në këtë vend ka të drejtë të mendojë se po ta gërvishësh edhe pak, këtyre mund t’u gjesh edhe patenta avionësh të vegjël apo batiskafësh, që përdoren jo vetëm nga kartelet kolumbiane për transport droge.

Dhe për mua, kjo është fatura që paguhet gjithmonë, kur e ndan pushtetin me krimin dhe këtë e kthen në strategji politike. Por mbi të gjitha, kur këtë filozofi antishtet dhe këtë aleancë gati publike me bandat e aplikon me arrogancën dhe me shkujdesjen e atij, që mendon se nuk ka rëndësi ajo që ndodh, por vetëm mënyra se si ajo tregohet.
Jam shumë kurioz të di se si do ta justifikojnë këtë skandal Edi Rama dhe të gjithë ata që besojnë ende në pagabueshmërinë e timonierit. 

Po ishin pak të mençur, duhet të ndjeheshin të lumtur vetëm me faktin se, mos ndoshta ajo që ka ndodhur nuk është vepër penale për ish-ministrin. Por deri aty. Sepse më tutje, ngado që ta kapësh, ajo të bën të zësh hundët me dorë prej kutërbimit të një pushteti që po dekompozohet dita-ditës.

15 komente në “Nuk është çështje fati, por çështje fature…”

  1. Tirana says:

    Astrit Patozi, ti dhe pushteti qe perfaqesove ti si zevendes kryetar i PD, vrate njerz rregullisht që nga demostruesit e Shkodres ne ’90, vrate jugun e Shqiperise me ushtri, vrate nje fshat te tere ne Gerdec aty ku ishe deputet zotrote, vrate nje popull te tere kur i versulet Garden e i moret jeten 4 shqiptareve, vrate nje popull te tere moralisht duke e shitur Krimin per Demokraci.
    Rama nuk ka vrare njeri Astrit.
    Prandaj zhduku nga shtypi Astrit.

    1. Vlora1912 says:

      Bravo Astrit Patozi…..ky eshte vertet kuterbim, te cilin ne si qytetar ende nuk po e ndjejme plktesisht.

      …………
      A e di perse o Fatos Patoz????

      Sepse kuterbimi juaj 20 vjecar, kuterbimi Salihist, nuk do ti iki era kurr nga ky vend.

      Kuterbimi juaj eshte mbetes….eshte i pershershem..
      1-kuterbim ne gjykata e prokurori
      2-kuterbim ne Arsim e Shendetesi
      3-kuterbim ne prona dhe menaxhim territorri

      Ju Patoz duket te jeni i ndershem, por kurr nuk guxuat te ngrini zerin kunder shkaktarit kryesor te Katrahures Shqiptare…Salih Berrishes dhe bandes se tij krahinoro -biologjike.
      …………

      Me sa duket ky eshte fati i Shqiptarve sot, te zene ne Kurth ne kete LIMBO..

      Nga njera ane, ne shohim se shum gjera nuk po shkojne mire, ne fakt po shkojne keq..

      Nga ana tjeter kthehemi nga ju……. dhe tmerrohemi se kujtojme se ckeni bere….tmerrohemi se te seicili prej jush shohim nje Salih, si ato marioshkat ruse.

      Prandaj dhe zgjidhjen e shohim tek ARRATIA…….sa me larg te mundemi….. o Fatos Patoz i saliut

      1. ? says:

        Komenti më përfaqësues, plako.
        Të lumtë!

  2. llaman says:

    Keto jane gjera te sajuara, z. Patozi. Duhet te kesh inteligjence nen mesataren per te pranuar vertetesine e fakteve te tilla.

  3. sandro lecce says:

    O Zoti astrit..qe fillove betejen tende opozitare brenda opozites me shprese se do te ripeshkohesh ne play off duke paraqitur artikujt ne gazeta kte e kuptuam.Shpreso jeta me shpresa e endrra behet me e bukur. Bej nderkohe dicka me objektive dhe pozitive shko neper jetimore dhuro ne mos leke kohen tende.shko neper familje te varfera dhuro ne mos leke kohen tende.Po nderkohe po te pyes une ty kto intriga me patenta kur i mesuat nderkohe qe mesonit politiken apo me para

  4. Andi says:

    Pastroni veten tuaj Patoz pastaj flisni per te tjeret

  5. saliu says:

    Ke te fala nga Lul Basha o Patok.

  6. Lili says:

    Socialistet fituan pushtetin ,me ndihmen e miqeve nderkombtare sepse veprimet e Berishes edhe bashes iu erdhen ne maje te hundes. Miqte priten qe qeveria te veprojne edhe te kerkoje llogari bashes e berishes per gjithe krimet qe kishin bere… kjo nuk ndodhi sepse qeveritaret socialiste u kujdesen ma shume te vazhdojne trafiqet alla berisha se sa te burgosin Berishen e Bashen.. edhe besuan se jane me imunitet te blinduar..
    Miqeve te Shqiperise po iu soset ma ne fund durimi, edhe po e ndeshkojne Ramen per mosveprimet e tij kunder berishes e bashes duke ia hequr pikerisht ato 2 ministrat qe po te kishin punuar per Shqiptarine kishim mundur me gjete krejt provat e mjaftueshme per te burgosur bashen e berishen per nje mije vjete. U votuan per kete edhe i tradhtuan shqiptaret e miqte e shqiptarise,tash do perfundojne vete ne burg,sa per fillim…halla s’keni pare gje.eshte vetem fillimi.

  7. Dn says:

    Faktura e mosveprimit te qeverise socialiste qe morri nje million vota per me vu drejtesi e nuk veproj hiç.

  8. I says:

    Problemi nuk eshte se populli beson tek pafajsia e Tahirit ose Rames. Problemi eshte se mes dy mutave (PD ose PS) populli mundohet te zgjedhe ate qe i vjen era me pak. Pyetja qe PD duhet ti beje vetes eshte. Kaq te keqinj jemi ne sa populli pranon te udhehiqet nga trafikante me pare se nga PD.

  9. Klimax says:

    Nuk e di nese eshte e sajuar apo jo kjo ngjarje, por ajo qe me ben pershtypje eshte se si ka mundesi ky Sajmir Tahiri, me nje rroge shteterore (ndoshta 1500 € ne muaj, ndoshta pak me shume apo me pak), te ket ne emer te tij shtepi, makina, skafe e shume lukse te tjera?????!!!!!!!!!
    Si mund te justifikohen keto pasuri te tundshme e te patundshme dhe nga burojne atehere te ardhurat e tij financiare?

  10. astrit says:

    Ne vemendje te “Lilit”. Bashen dhe Berishen nuk mund t’i denoje Edi Rama, por drejtesia, Dhe qe drejtesia eshte akoma ne duar te ketyre krimineleve, kete e dine te gjithe. Prandaj Rama po ben lufte te madhe per ate te shkrete reforme ne drejtesi.

  11. niki says:

    Para 4-5-ditesh Basha tha: do te dalin gjera te tjera per Tahirin ,dhe me te vertete ja ku dolen.Eshte gjithshka e sajuar ,pasi VETINGU sapo mberriti dhe ta gezojme ne te mire dhe ne te keqe

  12. Gjeneral Telini says:

    O patoz, mos na trego brockulla, se PDja eshte laborator krimi e kusarie, kjo eshte Pdja tate , lulush 21janarit, shitjes se detit gerqise, e 230miljon E te ruges se kombit,dhe e shume maskaralleqeve e tradhtive qe u keni bere shqiptareve, kur keni goje te hapni ju banditet e bandes se quajtur PD.

  13. tetovari says:

    O plehra o fekale komuniste o derrrra kjo gazete e derrri Baze ua mundeson te hani. mut a se shifnio idiot se jumbyti drogao ishalla ju zhdukhefaree keqet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje