FOTOT/ Vijon mbjellja e pemëve te Unaza e Madhe, Veliaj: Po krijojmë gjurmën e Pyllit Orbital

4 Nëntor 2017, 12:01Sociale TEMA
FOTOT/ Vijon mbjellja e pemëve te Unaza e Madhe, Veliaj: Po krijojmë

Pylli Orbital, që do të rrethojë gjithë Tiranën me gjelbërim, ka nisur të lërë gjurmën e tij në segmentin e Unazës së Madhe. Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit vijojnë punën për pyllëzimin e zonës së Liqenit të Thatë, në pjesën jugore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial, nga ku ka nisur edhe projekti i Pyllit Orbital.

Aksionit për mbjelljen e 100 rrapeve në këtë segment iu bashkua edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili falenderoi donatorët që dhuruan pemët, duke iu përgjigjur thirrjes së bashkisë për të kontribuar në të mirë të qytetit.

“U jam shumë mirënjohës sot të gjithë kolegëve që po na ndihmojnë me mbjelljen e 100 rrapeve në gjurmën e Unazës së Madhe të Tiranës, që në fakt do të jetë edhe gjurma e Pyllit Obital që do të rrethojë qytetin.

Siç e shikoni, vetëm në bregun jugor të Liqenit, përpara dy vitesh diskutohej me sherr dhe me histeri pse po pastrohej ai vend nga ndotja dhe nga pikat e grumbullimit apo djegia e plehrave. Ja që ishte një vendim i drejtë, sot kemi fituar një mini-pyll. Po të vazhdojmë me këtë kulturë, ka një efekt domino, një pjesë sot, një pjesë tjetër nesër, e pak nga pak po fillojmë të konturojmë Pyllin Orbital”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës u shpreh optimist se me ritmin që po ecën mbjellja e pemëve këtë vit do mund të mbillen më shumë se 50 mijë pemë në Tiranë.

“Me këtë frymë do të vazhdojmë të thyejmë edhe rekordin tonë të 50 mijë pemëve në vit. Kur të mbarojë stina e mbjelljeve në pranverë, me këto ritme besoj se do të kemi mbi 100 mijë pemë të mbjella në Tiranë, përpara se të fillojmë masivisht pastaj me Pyllin Orbital”, u shpreh ai.

Veliaj shtoi se fushata për mbjelljen e pemëve që sapo ka nisur për këtë sezon është një mundësi e mirë për çdo biznes që të dhurojë pemë, pasi kështu kontribuon për të patur një qytet dhe gjeneratë më të mirë dhe të shëndetshme nesër. “Në qoftë se 1 milionë vetë mbjellin nga 1 pemë, 1 milionë pemë mund ta ndryshojnë Tiranën. Përpara se të kërkojmë përgjegjësi kolektive, secili njëherë merr përgjegjësinë individuale. Ndaj, më vjen mirë që shumë kompani i janë bashkuar thirrjes tonë, pothuajse çdo ditë të javës kemi pasur mbjellje dhe dua t’i ftoj edhe kompanitë e tjera që ta ndjekin këtë shembull. Secila kompani që ka një numër makinash mjafton që të mbjellë dyfishin e atij numri në pemë, për t’u ndjerë edhe në ndërgjegje të pastër sepse ka zeruar të gjithë impaktin që ky ka në mjedis me ndotjen apo me gazrat që lëshojnë mjetet”, u shpreh Veliaj.

Gjithashtu, ai theksoi se në këtë mision mund të ndihmojë edhe çdo individ që mendon për të ardhmen e fëmijëve të tij. “Dua t’i ftoj të gjithë, nëse kanë një rast, nëse janë të sapo martuar apo sapo kanë lindur një fëmijë, të gjitha janë arsye për të gëzuar duke mbjellë një pemë dhe duke lënë një trashëgimi që do të jetë edhe pasi të mos jemi në bashki, edhe pasi të mos jetë gjenerata jonë, por do të jenë gjenerata të tjera që do të thonë: Bravo u qoftë, që patën vizionin në ato vite, për të mbjellë pemë”, shtoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Më tej, Veliaj u shpreh se fakti që sot në kryeqytet flitet për tema që deri dje dukeshin tabu dhe të parakohshme, siç është edhe gjelbërimi apo transporti ekologjik, tregon se Tirana ka ndryshuar shumë në këto dy vjet. “Sot jemi në një situatë komplet tjetër në Tiranë. Para dy vitesh diskutonim për Tiranën ku do shkonin malet e plehrave dhe si do evitonim të binim nëpër zgarat e hapura dhe të shqyera. Sot kemi tema komplet të tjera, sot diskutojmë Pyllin Orbital, autobusët elektrikë, diferencimin e mbetjeve, kthimin e mbetjeve në energji. Pra, në dy vjet, duke marrë vendimet e duhura, kemi ndryshuar edhe diskutimin ”, përfundoi Veliaj.

5 komente në “FOTOT/ Vijon mbjellja e pemëve te Unaza e Madhe, Veliaj: Po krijojmë gjurmën e Pyllit Orbital”

  1. antonio says:

    Mashtrime mediatike ben ky kryebashkiaku Veliaj!
    Pse nuk ke ardhur te mbjellesh nje lule apo nje peme ne Yzberish(KMY) o kryetari reklamazhi?
    Jetojme 50 mije vete si ne gazermat e ushtrise,por ti e ke mendjen tek reklama e jo tek jeta e njerezve!

    1. Shkullaku Uturaku says:

      Sipas teje mutin qe krijoi PD me ate thesim me mut ish kryetar kamune B. Fucia duhet me e la PS per 2 vjet. Ik ndricoju njeher pastaj fol

  2. zi says:

    100 rape =me nje trap,
    nje trap= 100 orbital.
    Rotulluhet,reth e reth,
    orbitale pereth,
    rotullohet anembane,
    orbitalet si putane,
    rotullohen pa kufi ,
    orbitalet ne cmenduri,
    reth e reth orbitale
    na shurdhove na qerove lere se e qelbe fare.
    Punon por puna ste dihet
    kenaqesite e cdo njerit s’arihen.

  3. Ari says:

    Bravo Erion Velia po punon me shume se cdo njeri tjeter. VOTEN TIME E ME TE SIGURTE

  4. mentori says:

    Ore,mos eshte kjo nje bines me firmat e fidaneve.Pasi ti mbjellish duhet edhe te kujdesesh per mirembajtje,ujitje kur mbane shume nxehte.Pjesa me e madhe e pemeve qe o mbollen ne rrugen Durres -Rogozhine -Lushnje u thane per mosmirembajtje.A kushton me lire ti mbjellish te reja,ose ti ujisish nga nje here,ose ajo tjetra-bisnesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje