E vranë sërish Valbonën

3 Nëntor 2017, 21:11Sociale TEMA

Gjykata Administrative rrëzoi sot padine e banorëve të Valbonës dhe shoqatës “Toka” për anulimin e kasaphanes mbi shtatin e Valbonës.

Po kjo gjykatore kishte konsideruar të paligjshëm dhe në shkelje të normativave mjedisore ndërtimin e Hec-eve mbi Vjosë dhe Poçem.

Nuk ka përcaktim më përmbajtësor për këtë vendim sesa të qenit kriminal.

Pala paditëse listoi një mal me argumente shkencore, inxhinierike, mjedisore, të perspektives zhvillimore duke faktuar se Hec-et mbi Valbonë do gjunjëzojnë diamantin e alpeve shqiptare!

Gjykata kreu sot një krim.

Në koshiencën e moralitetit njerëzor, ajo amnistoi sot një krim në veprim duke kryer një krim më monstruz.

Vendimi është thikë pas shpine ndaj Valbonës, ndaj të vullnetit të Zotit mbi faqe të dheut, ndaj shpresës, ndaj njerëzores.

Gjykata ka provokuar rëndë sot.

Durimi i atyre që kanë mbi një vit që përpiqen me mish e shpirt për t’u bërë barikadë e kësaj barbarie, po shterron, bash si uji që nuk zhurmon më atjepari.

Gjykata, sot vrau!

Çfarëdo të ndodhë nesër, gjykata nuk ka të drejtë fjale.

Jo si gjykatë, si bandë. Po, bandë!

Nga Shoqata “Toka”

5 komente në “E vranë sërish Valbonën”

  1. ALBAN DEGA says:

    Fakte e mendime :

    MALESIA E GJAKOVES- PERLE E NATYRES DHE MENDJES

    – Tropoja qendron mbi cdo tropojan.
    Nuk ka vetem kamikaze te Sali Berishes !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje vale e re histerie ka shperthyer ditet e fundit kunder Tropojes, kunder bijeve e bijave te saj. “Maloke”, ” shpellare”, “te padhendur”, ” vampire”… jane vetem disa prej epiteteve te turpshme per shkak te nje grushti prokuhorash e kamikazeve te Sali Berishes.
    Cila eshte e verteta me gjuhen e fakteve historike dhe te jetuara !?
    Tropoja, eshte nje perle e vertete dhe e pashoqe e natyres shqiptare, nje Shqiperi ne miniature si asnje rreth e krahine tjeter e Shqiperise.
    Nje perle jo vetem e natyres, por edhe e mendjes, burrerise, mikepritjes trimerise e heroizmit.
    Tropoja eshte jo vetem nje flakadan i luftes per liri e pavaresi, por edhe per demokraci. Nje jatak, strehe e sigurte e vellezerve tane te nje gjaku e te nje gjuhe, te nje kombi e te nje shpirti ne Kosove e Mal te Zi.
    Malesia e Gjakoves, sic njihet ndryshe Tropoja eshte mahnitese per bukurite natyrore. Nuk eshte vetem Valbona perralllore , sic e quan kushdo qe e ka shkelur qofte edhe njehere nga brenda e jashte Shqiperise, eshte thjeshte nje vegsh, e ritheksoi nje vegsh midis Kollates, Picmares, Jezerces e Majes se Thate, ne krahasim me Bjeshket e Namuna, ne krahasim me Luginen e Lumit te Gashit e Currajt e Eper, me Shkelzenin e Majen e Hekurave, me Doberdolin e Sylbicen, me Markofcen e Koshuticen, me Kungjin e Armeve e Biren e Kusise, me Lugun e Vocit e Koritat e Gashit, me Liqenet Alpine e ” syrat e Kalter ” pafund qe i gjan ne cdo hap te lugines se Valbones e Grykave te Lumit te Gashit. me Tangallen e Strugit qe sfidon edhe pyjet e Amazonise ku edhe mesdita me Diell e Korrikut eshte nje nate e vertete prej kurorave te aheve mijeravjecare e bredhave qindrashekullore.
    Mbi 200 lloje bimesh mjekesore nga Salepi e Sanzi, Boronica Alpine e Xhinxherelli…. kamomili e Caji Alpin qe ngjall edhe te vdekurin vetem me aromen e aq me teper me permbajtjen e tij sheruese…
    Shtoni atyre kuroren masive te “ ushqimit te Trurit”, geshtenjeva te pashoqe, kesaj peme magjike qe sherbente edhe di buke edhe si gjelle per mbi gjysmen e popullsise saj. Jo rastesisht populli i saj i ka kushtuar kesaj mrekullie nje nga vallet me te bukuria ne Bote “ Vallen e Geshtenjave” dhe pamja behet e plote !
    O Zot sa pak e njohim Shqiperine, kete toke flori ne cdo hap qe hedhim….!?
    Me ajrin e paster oksigjen e ozon i gjalle qe ti hape mushkerite me aromen e qindra lloje lulesh qe e kthejne mbare Tropojen ne nje lulishte masive alpine.
    Me dhjetra lloje kafshesh te egra e peshqish ku dhite e pulat e egra, kaprojt, kunadhja, trofta pikaloshe, qefulli, koca… jane gati unike e te pashoqe.
    Bukuria mbi bukurite e Tropojes jane djemte Sokola e cikat Shtojzovalle qe sfidojne edhe Zanat e Malit, burrat shtatlarte e grate trupselvi te Malesise se Gjakoves si Muji e Halili, si Ajkuna hyjnore.
    E mbi te gjitha keto bukuri mitike eshte mendja e ndritur e shpirti prej Dragoi i Mic Sokolit e Bajram Currit, Ali Iber Nezes e Zhuj Selmanit, e Gjelosh Ramese Pal Koles , Binak Alise e Hoxhe Dushes, Mushak Kadrise e Jaho Salihit, Ali e Veli Niman Docit, e Heroit mbarekombetar te Kosoves, Maqedonise e Lugines se Presheves Tahir Sinanit legjendar… E qindra atdhetareve te tjere e buldozereve zhvillimi si Mehmet Rama e Shpend Dega, vendlindja e klerikeve perparimtare e luftetare liri si Dervish Luzha e Elez Hoxhe Berisha, Rexhep Beli e Hoxhe Dollapeve.
    Me dhjetra shkrimtare e poete, gazetare e publiciste me emer ne mbare Boten si Hamit Aliaj e Ndoc Paplekaj, Skender e Muje Bucpapaj, Murat Genci e Halit Katana, kompozitore e koregorafe te shquar si Kole Susaj e Skender Haklajm kengetare te pashoq si Fatime Sokoli e Gofile Paplekaj, Zef Beka e Vellezerit Mucaj,Abedin Zenuni e Fatos Ahmataj, Agron Qelia e Arben Gjeloshi, valltare qe tronditen sklenat e Evropes si Xhevahire Gashi e Isuf Halili.
    Ishin kryebilibilat e Tropojes Gezim Nika e Fatmira Brecani qe me zerin e tyre i kthyen kenget
    ” Shqiperi o Nena ime”, ” Ne Dardani bien tupanat”, ” Liridona “…. ne himne te dyta kombetare nga Bajram Curri ne Konispol, nga Nju Jorku ne Sidnej, nga Alaska e deri ne Token e Zjarrte, kudo ndodhen sot shqiptaret.
    Tropojen Clirimi i Shqiperise e gjeti vetem me tre veta qe dinin shkrim e kendim e me vetem nje infermer autodidakt nxori studjues e profesore te degjuar e respektuar, mjeke te zot e inxhinjere te talentuar jo vetem ne Shqiperi por edhe me gjere, historiane e kimise, folkloriste fizikan e matematiciene… si Elez Gashi e Idriz Logu, Elez Isuf Qerimi e Azgan Haklaj, Zenun Mulaj e Fahri Doci, Rrustem Cokaj e Mehdi Byberi, Bashkim Lushaj e Rukie Rama, Filip Meshi e Xheladin Gosturani, pioneri i Elektronikes shqiptare Elez Dega e nipi i tij Arkitekt Inxhinier Agim Dega ne nje nga kompanite me te njohur te projktimeve ne Nju Jork e dhjetra te tjere….
    Malesia e Gjakoves e zhytur ne injorance e mjerim mbi nje truall flori mbi e nentoka u kthye ne nje nga trevat e para shqiptare ku shkolla e mesme u be gati e detyrueshme per mbi 90 per qind te bijave e bijeve te saj me gjimnaz ose barazvleres te tij.
    Kjo eshte Tropoja reale, Perla , hyjnija e natyres dhe mendjes se ndritur, e mikpritjes dhe burrerise shqiptare ne cdo moment kyc e te veshtire te saj.
    Eshte e vertete se Vlora eshte trualli ku u ngrit flamuri i {avaresise se Shqiperise se cunguar me 28 nentor 1912.
    Eshte po aq e vertete se pa pushken e lufterave e kryengritjeve per liri te udhehequra nga Bajram Curri ne Malesine se Gjakoves e Veriut te Shqiperiose ne vitet 1910- 1912 nuk do te kishte ngritje flamuri pavaresie ne Vlore.
    Kur flitet per Luften Nacional- Clirimtarte ne Shqiptare permendet Peza si djepi i pare i saj . E verteta e plote eshte se para cetes se Babe Myslimit, e para cete clirimtare ne Shqiperi ishte Ceta e Azgan Ahmetit te Klysyres se Malesise se Gjakoves.
    Ishin po bijt e bijat e Tropojes Azem Hajdari e Bardhyl Ukcama, Besnik Mustafa e Sokol Necaj, Vellezerit Ahmetaj , ata Bucpapaj e Sali Berisha nismetaret e lideret e Revolucionit Demokratik te Dhjetorit 1990.
    Fakti qe Sali Berisha jo vetem shperdoroi, por edhe shfrytezoi idealet e motorin energjik te tij per pushtet, impunitet e antishtet, njollosi e perdhosi, Katovicoi frutet e saj, por jo rolin e kontributin e Malesise se Gjakoves, Tropojes ne kete epoke te ndritur historike. Qysh nga gjoksi i Mic Sokolit mbi gryken e topit turk e kryengritjet per pavaresi, qe nga Ceta e Klysyres e Konferenca historike e Bujanit, qe u tradhetua e minua nga Rankovic- Tito e deri ne Dhjetorin e lavdishem 1990 tropojanet ishin ne balle te tyre.
    Por asesi, asnje tropojan aq me pak Sali Berisha nuk eshte e nuk mund te jene Tropoja!
    Malesia e Gjakoves eshte e qendron mbi cdo e te gjithe tropojanet… Per me teper Sali Berisha nuk ka qene asnjehere deputet i Tropojes dhe per 10 vjjet nuk guxoi as te shkelte ne vendlindjen e tij!
    Jo vetem kaq! Tropoja ishte e para ne Shqiperi qe dha kushtrimin e mesazhin e pare mbare shqiptarise me mitinguin vullkan popullor te Janarit 1991 qe e detyroi Sali Berishen, Azem Hajdarin, Arben Imamin, Tahir Kadarene … te hiqnin pardesyte e bardha e te veshin kembet e lehta te lepurit te bardhe e tia mbathin me te katra perballe cunamit mbarepopullor qe per pak i fshiu nga faqja e dheut.
    Ishte kushtrimi i Zanave dhe Shtojzovalles Tropoje qe paralajmeroi shqiptarine per katrahuren Sali Berisha qe do te zhbente Shqiperine si shtet e Malesine e Gjakoves ne vitet e trishta 1997- 1999-en tragjike qe do ta kthente Perlen e Alpeve e Bajram Currin ne Kandahar dhe mbare Shqiperine ne nje Gerdec te vertete, vetem 10 vjet mbrapa.
    Kushtrimi i Tropojes nuk u degjua!
    Mesazhi i Malesise se Gjakoves nuk u kuptua asnjehere.
    Nuk u degjua as nuk u kuptua, por u pagua teper, teper shtrenjte me gjakun e mbi 10 000 shqiptareve te vrare, masakruar e sakatuar ne 1997-en per nje kolltuk te Sali Berishes.
    Me se keqi e pagoi Tropoja ku me nje urdher prej ekzekutori te Sali Berishes me ze e me figure perballe mijera tropojaneve e shqiptareve, urdheroi ” e dua gjalle a vdeke ne Tirane ate djale ” 15- 16 vjecar te Haklaje vetem se kishte hedhur nje thirrje kunder tij ne nje miting popullor ne Bajram Curri…
    175 tropojane, dyfishi i gjithe atyre te ekzekutuar nga 46 vjet nga ish- diktatura komuniste, shumica dermuese te moshes 17 – 30 vjec, u vrane ne dy vitet tragjitke 1998- 1999.
    E paguan me haracin e gjakut e loteve, por edhe te korrupsionit masiv, percarjeve e ndasive krahinore, me djerse e mund te dlire tropojan e shqiptar te plackitur. Mesatarja e viktimave te Tropojes per fryme popullsie eshte sa dyfishi i asaj te mbare vendit.
    Kjo ishte dhurata e Sali Berishes per vendlindjen e tij ku nuk la asnje krua te mbaruar, qe pagoi tri here, por u desh te vinte Edi Rama ne krye qe te perfundonte rruga automobilistike e Valbones qe u pagua tri, por u vodh kater here nga kusaret lokale te Sali Berishes…qe Bajram Currit = Kandahar ti kthehej pamja e qytetit te Alpeve ne saje te investimeve te qeverise Rama dhe bashkepunimit mbipartiak me kryetarin e Bashkise se Bajram Currit.
    Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te mos ia vinte zjarrin edhe vendlindjes se tij Malesise se Gjakoves!
    Jo vetem sa qeverisi, por edhe pas Vaterlose se 23 qershorit 2013 kurdisi minat ne sahat per te rrenuar perlen e Valbones me gjoja hidrocentrale qesharake per kamikazet e tij pas te cileve fshihet Mafia e tij familjare e politike sic veproi me to ne cdo fushe jetike te shqiptareve dhe Shqiperise !
    Armiku me i madh i Shqiperise nuk mund to mos ishte e jete edhe armiku me i madh i vendlindjes se tij, Tropojes. Bile edhe me egersisht e barbarisht se Shqiperise! E urren per vdekje sepse ajo ishte e para qe e njohu dhe kushtroi kunder rrezikut te tij.
    Askush si nena nuk e njehe femijen e vet ! A keni vene re se Sali Berisha permend motren e axhen, rrallehere baben e pothuajse asnjehere vellain e tij Selim Berishen , nje intelektual mendjendritur dhe never ever, asnjehere e ne asnje rrethane, nenen e tij ! Kur urren e mohon nenen e vet si mund te nderoje e vleresoje vendlindjen e memedheun e vet !?
    Ndaj shuni, heshtni e mos e shani Tropojen dhe tropojanet. Ata ishin te paret qe u paralajmeruan cka do te sillte Sali Berisha dhe kamikazet e tij per Shqiperine e vete Tropojen si bije e saj.
    Mos i shani tropojanet! Ata u dolen borxhit. Ashtu si ne 1910-1912, a924, 1939, 1944… vetem dy jave pas kapjes se dallendyshes se pare te demokracise, PD-se nga Sali Berisha me ndihmen e revoles kobzeze per demokracine shqiptare te Gavroshit- Azem Hajdari mbi tavolinen qe do ti hante koken ne priten ku e nxori Doktor Domllaja i Tropojes , alias Sali Murtaja i Shqiperise.
    Mos e ngaterroni Sali Berishen e nje grusht kamikazesh, policesh, prokuhorash, gjykatesish, e banditesh te hurit e te litarit me Tropojen e tropojanet e vertete !
    Ka kryeprokuhora kamiikaze te Sali Berishes si Avni Shehu e Fatos Dervishi, si Adriatik Palla e Besim Hajdarmataj, vetem ky i fundit nga Tropoja, ka gjykates e kryegjykates ala Xhind Xhona ( Gjin Gjona )…si ai i 2 prillit shkodran,por ka eshte kryeprokurora shembullore tropojane te drejtesise se vertete e shtetit shqiptar si Avni Doci, drite i paste shpirti dhe emri i nderuar ne Parajse, e Arben Dollapi, qe sakrifikuan jo vetem karriken por gjithcka per mbrojtjen e ligjit dhe te drejtesise nga Fatos Dervishet e Adriatik Pallat…. qe nuk iu nenshtruan dhe nuk u kthyen ne kamikaze te Sali Berishes .
    Avni Doci kundershtoi kthimin ne kamikaz politik te Berishes per te arrestuar liderin e opozites Fatos Nano pa prova dhe saguaro a nga Berisha dhe Blerim Cela e co.
    Edhe Avniu edhe Arbeni jane nga Tropoja. Ka edhe te tjere jo vetem nga Tropoja qe nuk jane shitur as blere qe kane ruajtur figuren e dinjitetin e tyre.
    Ndaj heshtni
    Mos bre vellezer e motra !
    Mos mekatoni duke share Tropojen!
    Tropoja ashtu si Kosova, Malesia e Gjakoves ashtu Cameria si cdo pellembe e shenjte e Shqiperise natyrale eshte e jona, jo vetem e tropojaneve, por edhe cdo e gjithe shqiptari, e cdo miku e mysafiri nga cdo cep i Botes!
    Byrem ! Buke e kripe e zemer !
    Miresevini ne shtepine tuaj Tropoje !
    Kjo eshte Malesia e Gjakoves, Tropoja e vertete me gjuhen e fakteve dhe se vertetes !
    Mire se u ka pru Zoti ! Na i ndritet edhe traret e shtepise !

  2. Sara says:

    Te dashur… gjykata nuk do as argumente shkencore, as inxhinierike, as mjedisore e aq me pak te perspektives zhvillimore…
    GJYKATA DO ARGUMENTA JURIDIKE!!!!!!!
    Kur do mesojme t’i zgjidhim gjerat brenda sistemit?!

  3. kavash says:

    Jane kafshe, politikanet, gjyqtaret, shume njerez ne Shqiperi, injorant te pagdhendur pa pike morali apo ndjenje miresie.

    Vetem ndot me vjen nga keta plehra qe i moren frymen nje vendi kaq te bukur dhe qe nuk lene qe ky vend me kete popull te eci perpara, vendi te behet me i bukur me i zhvilluar e njerezit te mesojne, te edukohen, te zhvillohen te shijojne jeten pa e patur mendjen si do ta mbyllin muajin e ku ti gjejne leket per nevojat kryesore… nderkohe qe plehrat fryhen me miliona dollare cdo vit.

    Ka mbi 20 vite qe u nderrua sistemi dhe Shqiperia e shqiptaret ngelen 2 hapa para dhe 1.5 mbrapa.

    Fatkeqesi! Asgje nuk duket te kete ndryshuar qe ne kohen e Konices.

  4. Lili says:

    Shqiptaret kerkojne Drejtesi tek gjykatat e gjyqetaret ma te korruptuar te botes !!!!
    Kjo tregon cfare budallenj jane ne qofte se besojne se keto do japin vendime ne favor te popullit…
    Çohuni edhe shkateroni mjetet qe po ju shkaterojne ,o njereze .

  5. Favenido says:

    a.Dy pjesmarres. Ne Moshe te re ne radhet e”’ Brigades XXV te Mala’sisie Gjakovaes,Hasit,e te Kosoves
    (general lejtnante,Rrahman Parllaku,”hero I popullit”,”nderi combite”
    ne luftene II b.antifashiste,ne krahun e aleatve,
    Qe me vone jetuan,punuan ne tropoje te Cilet u bene
    intelektuale te shquare Jane :
    (sipas alfabetit per kortezi):Halit Memiaj ,Ram Dega.
    b.Gani B.Dizdari krenaria e drejtesise. Shqiptar nder vite etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje