Zgjedhja e kryeprokurorit te ri: Përse vonon procedurat parlamentare Ulsi Manja?

4 Nëntor 2017, 17:37Politika TEMA

Me 6 dhjetor 2017 përfundon mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ai është zgjedhur në këtë funksion me 7 dhjetor 2012. Por në bazë të ndryshimeve kushtetuese të bëra në vitin 2016, procedura për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm duhet të kishte filluar me datë 6 gusht 2017. Në kushtet kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është krijuar dhe nuk parashikohet të krijohet përpara datës 6 dhjetor 2017, duket se është e pamundur ndjekja e procedurës së zakonshme për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm që parashikon procedurën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm jo më vonë se 4 muaj përpara mbarimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Por kur mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara kohe si edhe përpara se KLP të fillojë funksionimin, pika 2 e nenit 109 parashikon që funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, me vendim të Kuvendit, i caktohen t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbush kushtet dhe kriteret e ligjit për prokurorinë.

Caktimi i përkohshëm nga Kuvendi i një prokurori me më shumë eksperiencë është i kushtëzuar nga dy faktorë kumulativ, përkatësisht përfundimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe njëkohësisht, mosngritja e KLP në datën e përfundimit të parakohshëm të mandatit.

Ndaj ajo që e bën çështjen serioze është fakti se përse kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Malaj, nuk nis procedurat në Kuvend për emërimin e një prokurori tjetër që do të kryejë detyrat përkohësisht si kryeprokuror, në momentin që Adriatik Lallës i përfundon mandati me 6 dhjetor 2017.

Këtë procedurë ai duhej ta kishte nisur qe ne mes te Tetorit, pasi ligjvënësit ja kanë dhënë këtë tagër Kuvendit, që në kushtet kur ende nuk është ngritur KLP, të vendosë në vend të Llallës një prokuror të përkohshëm që të ushtrojë detyrat deri në momentin që KLP i propozon Kuvendit emrin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm që do të ketë mandat 7 vjeçar. Mos Qendrimi në detyrë i prokurorit aktual deri sa të zgjidhet Prokurori i ri është parashikuar qarte ne kushtetute dhe ne ligjin e prokurorise. Në kushtet kur KLP nuk është krijuar dhe nuk parashikohet të krijohet përpara datës 6 dhjetor 2017, është e pamundur ndjekja e procedurës së zakonshme për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndaj ligjvënësi ja ka dhënë këtë të drejtë Kuvendit, që deri në ngritjen e KLP, janë deputetët që emrojnë një Prokuror të përkohshëm për ushtrimin e funksiuoneve të Prokurorit të Përgjitshëm, deri në ngritjen e KLP dhe vijimit më pas me procedurën normale të zgjedhjes së Prokurorit të ri.

Duhet qe 30 dite nga mbarimi i mandatit te Prokurorit te pergjithshem, pra 6 nentor te propozohen kandidaturat per Prokuror te pergjithshem te perkohshem.

Tanime i mbetet Kuvendit per te vepruar lidhur me kandidaturat e Prokurorit te pergjithshem.

2 komente në “Zgjedhja e kryeprokurorit te ri: Përse vonon procedurat parlamentare Ulsi Manja?”

  1. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: October 27, 2017
    Subject: CFARE PRET EDI RAMA !?

    CFARE PRET EDI RAMA !?

    Pse nuk shkarkon nje prokuhor si Adriatik Palla!?
    Si mund te mbaje Shqiperia nje prokuhor qe eshte shpallur non grata dhe i eshte hequr viza per te shkelur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes!?
    Nje kryeprokuhor qe as rojet e sigurise se FBI-se dhe Departamentit Amerikan te Drejtesise nuk e priten as njollosen duart ne duart e tij te zhytur ne krim e korrupsion!
    Nje kryprouhor qe e zgerlaqi keqazi Zeri i Amerikes duke kape ne rrena e mashtrimit ne cdo belbezim te tij !!!
    Si mund te lihet te livadhise dhe cakerdise edhe me keq nje Drejtesi te degjeneruar e rrenuar si ajo shqiptare qe pati pafytyresine te publikoje deri edhe korrespondencen teper konfidenciale, teper sekrete me Ambasaden amerikane dhe ambasadorin e nderuar te saj Z. Donald Lu!?
    Si mund te mbahet ne detyren me te larte ligjzbatuese te shtetit shqiptar nje derr i dhjmaosur i korruptuar nga koka tek kembet qe ne vend te godase pa meshire e me gjithe fuqine e ligjit krimin dhe megakorrupsionin e Mafias berishiane co,, grushton fizikisht kolegun e tij, aq me teper Kryetar i Shoqates se Prokurorise se Republikes se Shqiperise ne sy te prokororeve te tjere te Republikes !?
    Si mund te mbahet ne krye te Prokurorise se Shtetit Shqiptar nje kryeprokuror qe me shume se detyren e tij ben kryetarin ose telallin e Partise Demokratike me deklarata krejtesisht politike e aspak ligjore !
    Nga kush ka frike kryeministri shqiptar ?
    Nga emeruesit e tij me Kontraten e Gjysmagjelit 50/50 nga Sali Berisha e Ilir meta per te mbuluar aferat e tyre krriminale me ze e fuigure ne mes te dites e ne mes te Bulevardit qe vetem Adriatik Palla nuk i sheh e nuk i njeh !?
    Shqiperia qe duam nuk do nje kruprokuhopr te Korporates se Kriemit te organizuar te Saleh Kadafit e co.
    Te lejosh te vegjetoje e livadhise te shperdoroj detyren e ligjhin ne menyre flagrante ne syte e shqiptareve e nderkombetareve nje kryepropkuhor te tille kruiminel me ze e me figure , nje komplotist ne sherbim te aleances thelbesisht antiamerikane e antishqiptare Ruso- Greko- Serbe , te beje tellallin politik te Sali Karaxhicit, Bujar Karaosmanit…. e jo detyren e tij ligjore deri ne diten e fundit te mandatit te tij do te thote te bashkejetosh me krimin kushdo qofte ai .
    A thua nuk paska Shqiperia , vendi me arsimdashes , sic e kane quajtur te tre Presidentit e fundit te SHBA, bij e bija te shkolluar, me integritet njerezor e dinjitet personal, per ta zevendesuar kete pjelle te Universiteteve te Plepave dhe Akademive te Vicidolit qe e rrenoi arsimin shqiptar!
    Cfare pret kryeministri Edi Rama !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje