Prokurorin e Elbasanit dhe bashkëshorten e tij Rovena i lidhin disa rastësi me çështjen e patentave të Saimir Tahirit

4 Nëntor 2017, 16:47Politika TEMA

E mbani mend muaj më parë kur disa prokurorëve iu refuzua viza amerikane sepse Ambasada amerikane doli në përfundimin se këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza?

Një prej atyre që iu revokua viza amerikane ishte prokurorja Rovena Gashi, drejtuese e strukturës për dekriminalizimin e deputetëve dhe zyrtarëve pranë Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe drejtore e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë.

Zonja Gashi është bashkëshortja e Prokurorit të Elbasanit, Dritan Gina nga i cili mendohet se kanë dalë fotot e dy patentave në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri, që u gjetën në makinën e biznesmenit 25-vjeçar, Orest Sota.

Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë sepse është kapur nga policia me shumën prej 863 mijë eurove në makinë, që sipas dëshmisë së tij e kishte për të blerë hekur pranë kompanisë “Kurum”.

Asokohe kur Ambasada amerikane në një njoftim për mediat theksoi se nuk do të japë emra, për shkak se të dhënat e vizave janë konfidenciale sipas ligjit të SHBA-ve, ka qenë kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili i nisi një letër presidentit të asaj kohe, Bujar Nishani dhe kryeparlamentarit po të asaj kohe, Ilir Meta.

Në këtë letër u zbuluan dy emrat që u janë refuzuar vizat, ku i pari ishte vetë kryeprokurori Llalla dhe e dyta zonja Rovena Gashi.

U bë në fakt e disata herë që ka rrjedhje informacioni nga ana e prokurorëve, siç ndodhi edhe në rastin e zbulimit të drogës në shtëpinë e infermierit Armando Koçerri, i lidhur me bandën e Habilajve (Foto të Prokurorit të Elbasanit, Dritan Gina nuk gjetëm).(Tiranapost.al)

6 komente në “Prokurorin e Elbasanit dhe bashkëshorten e tij Rovena i lidhin disa rastësi me çështjen e patentave të Saimir Tahirit”

  1. SADIJE Fazlliq says:

    O IDJOTE PO AKOMA NUK E KINI MARRE VESH QE LLALLA DREJTON DIVIZIONIN SS PARAMILITARE TE PARTRISE FASHISTE TE BERISHES!?

  2. katarakti says:

    Si eshte kjo puna e patentave te Tahirit?! Po skafi dhe jahtet jane te tijet?! Perse keto patenta gjendeshin te nje njeri qe udhetonte me 860 000 euro me vete?! Ketyre pyetjeve dhe te tjerave duhet t’i pergjigjet prokuroria, policia dhe vete Tahiri. Meqe ra fjala ku eshte ky Tahiri tani?! Perse ka rene squke?! Ky ish minister i preferuari i Rames ose qenka komplet idiot ose qenka koka e mafias ne vend. Mero Baze duhet te hedhe pak drite ne kete çeshtje. Duke mbrojtur dhe i dal ne krah vetem te vertetes.

  3. baba nga durrsi says:

    Na thoni mor vlla troc ,shqip, dhe paster: Kto patenta qe ju gjeten ketij pseudobisnesmeni, (ky 25 vjec me 863 mije euro ne xhep, pa i thone njeri kurre ne jete- puna mbare???) jane apo nuk jane te ish ministrit Tahiri apo jo?
    Lejeni grun e prokurorit nese ka visa amerikane apo jo, se nuk na duhet gjo kjo, pasi eshte ceshtje me vete!
    Shtet kartoni, shtet kurvash dhe dallaveresh. Askush nuk pranon asgjo, te gjithe te perlyer me m*t, qofte politikane,prokurori,gjykate,polici,”bisnesmene”, e soj e sorrollop!
    Ptu fare e keqe se na e shpifet ate vend, e keni kthy ne kazon plenash ku sa me shume gerrmon, aq me shume plehra dhe pislleqe gjen dhe aq me shume ere e keqe vjen!

  4. Lani says:

    Fare e ndyre njerezish ne administraten me te larte te vendit.

  5. D says:

    Kusherinjte mafioze deshmojne me ze dhe figure qe i ndajne parate me Sajmir Tahirin dhe e shperblejne ate edhe me materiale te shtrenjta. Ky i shet atyre makinen, por thote qe nuk i njeh, kusherinj te 10 thote. Por me vone ky i a merr disa here makinen mbrapsh sa here qe i duhet. Keto fakte kryekrimineli Rama dhe megafonet e kuq te mafias i quajne derdellitje kriminelesh, vertete? Po pse more ju besoni se populli ju beson? Kuptohet, trushpelaret tuaj bejne sikur besojne dhe ju mbeshtesin, por populli “Jo”. Pa me thoni cfar interesi kane kusherinjte te akuzojne e perfolin kusheririn e tyre? Aq me teper ky me pozite? Po faktet e tjera me Officer Zaganin qe puqen me thenin e kusherinjve? Rastesi do thoni jy, ahaaa, cfar rastesie??? !!! As me magji nuk behet kjo. Po patentat e Tahirit ne disponim te nje tjeter “krimineli”, qe transporton 1 milion dollae cash dhe pa leje drejtim automjeti? Po, ndersa Tahiri thote qe nuk ka ne pronesi mjete detare, faktet zbulojne qe jo vetem ka, por perpiqet dhe ti fshehe duke i larguar nga porti diten qe plasi skandali i tij. Tani dalin dhe patentat e tij detare!!!??? O Rama krimineli, cdo gje eshte rastesi me kete mafiozin tend, te preferuarin tend? Nuk ke faj ti, i dhate dy jave afat te zhduke provat, por provat jane kaq shume sa qe ai dhe ju nuk i administronit dot, disa nuk mundet me i fsheh, disa ama, sepse shumicen ju i keni varrosur. Por, nuk ka gje, edhe kaq mjafton qe drejtesia dhe populli t’ju ” varrose” ju nje here e pergjithmone.

  6. Agon says:

    Nuk e kuptoj sesi ka lidhje ceshtja e vizes amerikane me rastin e lekeve te gjetura ne makine. Mos valle doni te thoni qe keto lloj arrestimesh vijne nga prokurore pa integritet dhe atehere nuk duhet ti marrim parasysh ngjarjet e fundit qe po ndodhin. Krahasimi i dy rasteve eshte qellim shume i shpifur gazetaresk. Edhe ju tema e postoni dhe e sulmokeni prokurorin si pa u ndjere. Pse nuk beni nje krahasim me mire se kush eshte me fajshem Sajmir Tahiri apo prokurori se kjo ju ka ngelur pa bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje