Zhbllokohet dogana me fqinjët, Bushati komunikon me homologun grek

4 Nëntor 2017, 14:10Politika TEMA

Marrin fund vuajtjet dhe pritjet e qindra shqiptarëve që duan të kalojnë drejt Greqisë. Mësohet se zgjidhja erdhi pasi Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati komunikoi intensivisht me homologun e tij grek, Nikos Kotzias dhe me Ministrin e Brendshëm Grek Nikos Toskas mbi zgjidhjen e situatës së krijuar në tre pikat kufitare me Greqinë prej 24 orësh.

 

 

Për shkak të problematikës me rënien e sistemit në të gjithë Greqinë, mes ministrit Bushati dhe ministrit Nikos Toskas u ra dakort që të nisë lëvizja duke mundësuar skanimin e pasaportave.

1 komente në “Zhbllokohet dogana me fqinjët, Bushati komunikon me homologun grek”

  1. gimi says:

    E kemi peshqesh nga politikanet jo vetem i shesin trojet shqiptare por dhe i ndersejne fqinjet kunder popullit!!!!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje