Fizikani i famshëm Stephen Hawking dhe multi-miliaderi Elon Musk janë në të njëjtin mendim kur bie fjala për kërcënimin që Inteligjenca Artificiale paraqet për racën njerëzore.
Në një intervistë të kohëve të fundit Hawking shprehu shqetësimet se robotët do të shfarosnin njerëzit.
Fizikani tha se ai beson se inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje të arrijë një nivel zhvillimi që do ta lejojë të “mbizotërojë mbi racën njerëzore”.
“Kam frikë se inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë krejtësisht qeniet njerëzore. Ata do të krijojnë një formë e re jete që tejkalon njerëzit”, tha shkencëtari i famshëm për mediat ndwrkombwtare. Kjo nuk është hera e parë që ai ka bërë një parashikim të tillë për të ardhmen duke përfshirë robotët, të huajt apo racën njerëzore.
Tetorin e kaluar, ai tha se nuk beson se ekziston një dallim i madh midis asaj që mund të arrijë truri i njeriut dhe asaj që mund të arrijë një kompjuter.
Pak pas kësaj Hawking tha në një intervistë me “BBC” se robotët mund të sjellin fundin e racës njerëzore.”
Stephen Hawking është një prej fizikanëve më të njohur në botë. Ai ka bërë zbulime të rëndësishme mbi kozmologjinë dhe u bë i njohur nëpërmjet librave të tij shkencorë mbi fizikën moderne.
Qeshni, qeshni me Hawking,por kjo gje edhe mund te ndodh! Nuk mund te ket kthim prapa,sepse Njerezit,shumica nuk e deshirojne nje kthim prapa! Do te flas pakez per prejardhjen e rraces Njerezore,sipas Shkences.Thuhet se Njeriu i sotem,e ka prejardhjen nga Neandertaler.Tash te bejm krhasimin,Neandetaleri,ishte i mbushur plot lesh(floke),dhe gradualisht,pas perzirjes me Njeriun e sotem,filloj te humbas floket(leshin)!Dhe ne luften per egzistence fitoj Njeriu i sotem,i Cili,kishte flok(lesh)por jo kaq Shum sa neandetaleri,dhe gradualisht,filloj te humbas edhe homosapi,flok(lesh).Dhe sot eshte ky Njeri qe eshte,por sipas gjith parashikimeve,humbja e leshit(flokeve)nuk do te ndalet! Por shtrohet pyetja,a mjund te mbizoteroj mbi rracen Njerezore,Roboti(inteligjenca artificiale),kjo qeshtje eshte thik me dy teha!Ne qoftese Njerezit,i shmangen konfrontimit,duke ikur nga rruget pa krye,nga rruget e deritashme,qe don te thote nje civilizim i metutjeshem,qe ecen me shpejtesi,sepse kur je ne rrezik,per ti ik rrezikut,ecen me shpejtesi,pra gjat ksaj ecjeje,do te djersitesh,dhe keshtu humbet leshin(floket),por kjo nuk ka rendesi,sepse keshtu eshte zhvillim,keshtu i largohesh,neandertalerit,,duke u zhvesh nga leshi(floket)!Ne kete menyre,mbijetesa Njerezore eshte ardhmerija,dhe nuk ka kompjuter qe te mbizoteroj mbei rracen Njerezore.
epo shyqyr.
me s fundi s do ket me shqiptare!
fitoreee!
Sa te kemi janullën se cajme bithen