Socialistët nuk kanë ndërmend ta lejojnë kryeprokurorin Adriatin Llalla të shkelë afatin ligjor të përfundimit të mandatit, duke përdorur kartën e ndryshimeve ligjore.
Për t’ja arritur qëllimit ata kanë planifikuar që në datën 03 dhjetor 2017, pikërisht kur është edhe data kufi e përfundimit të mandatit të kryeprokurorit , të zgjedhin në vend të tij një kryeprokuror me mandat të përkohshëm, sikurse e përcakton ligji i ri.
Ende nuk bëhen të ditur emrat e personave që do të propozohen për të qenë në këtë postë, por burimet nga selia e socialistëve i thanë se data 03 dhjetori është dita kur Adriatik Llalla nuk do të jetë më në krye të institucionit të akuzës të cilin e drejtoi për pesë vite.
“Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri përcaktohet se deri në përzgjedhjen e një Kryeprokurori tjetër, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm , me vendim të Kuvendit, caktohet ti kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga rradhët e prokurorëve dhe që përmbush kushtetet, kriteret e përcaktuara në ligjin e ri për Prokurorinë.
Ky është përcaktimi që bën ligji dhe ne këtë do të aplikojmë”, janë shprehur burime nga selia e PS-së për. Është një plan i realizueshëm, zbatimin e të cilit nuk e rrezikon asgjë po të kohet parasysh se socialistët kanë shumicën e duhur të votave në Parlament për ta realizuar çmontimin e Adriatik Llallës nga posti i kryeprokurorit.
Keshtu, ndonëse mandati 5- vjeçar i Llallës mbaron më 3 dhjetor, deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, me të cilët BIRN bisedoi, u shprehën në favor të mundësisë për zgjatjen e mandatit të tij edhe me dy vjet të tjerë.
Në këtë argument, deputetët e opozitës përdorin precedentin e shkarkimit të ish-kryeprokurores Ina Rama dhe mungesës së KLP-së, e cila ka për kompetencë nisjen e procedurës. Por ndryshe nga opozita, Partia Socialiste mendon se mandati i kryeprokurorit Llalla merr fund më 3 dhjetor dhe se dispozitat kalimtare të ligjit për Prokurorinë “nuk lënë hapë- sirë për diskutim mbi këtë çështje”.
Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm ka qenë një ndër çështjet e debatueshme gjatë kohës së përgatitjes së ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve mbështetëse të Reformës në Drejtësi. Draftet e para të ndryshimeve kushtetuese patën parashikuar që mandati i Prokurorit të Përgjithshëm dhe disa mandate të tjera ndërpriteshin nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por pas ndë- rhyrjes së “Venecias”, u argumentua se “mbajtja e Prokurorit të Përgjithshëm deri në skadimin e mandatit të tij do të ishte e pranueshme”.
Sipas nenit 148a të Kushtetutës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka të drejtën e hapjes së procedurës dhe dërgimit në Kuvend të një liste me tre kandidatët më të kualifikuar për Prokuror të Përgjithshëm. Nëse Kuvendi nuk e zgjedh atë me 3/5 e votave brenda 30 ditësh, atëherë kandidati i parë në listën e KLP-së shpallet i emëruar.
Por në mungesë të KLP-së, mandati i Llallës është subjekt i argumenteve të ndryshme mes anëtarëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës. Duke iu referuar rastit të mandatit të Ina Ramës, Edmond Panariti thotë se Kushtetuta e re krijon hapësirë që kryeprokurori të kërkojë një zgjatje të mandatit me dy vjet.
“Sipas precedentit Ina Rama dhe mandatit 7-vjeçar të vendosur me ndryshimet e ligjit (Prokurori i Përgjithshëm) mund të kërkojë zgjatje edhe dy vjet”, tha deputeti Panariti.
Ervin Salianji, sekretar i Grupit Parlamentar të PD-së, ka qëndrim të ngjashëm me Panaritin e LSI-së. Ai i tha BIRN se sa kohë institucionet që duhet të zgjedhin prokurorin e ri nuk janë ngritur, shtyrja e mandatit të Llallës është e pranueshme.
“Nëse ka një diskutim të tillë, interpretimin e bën Gjykata Kushtetuese. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm është 7 vjet me ndryshimet e reja kushtetuese”, tha Salianji.
Për Ulsi Manjën, kryetarin socialist të Komisionit të Ligjeve, mandati i kryeprokurorit aktual mbyllet më 3 dhjetor, ndërsa shtoi se Kushtetuta nuk mund të ketë fuqi prapavepruese.
“Nuk ka ende një vendim zyrtar se si do të veprohet në këtë rast, pasi kjo do të diskutohet në Komisionin e Ligjeve. Por mandati i kryeprokurorit Llalla mbaron më 3 dhjetor dhe se nuk ka mundësi për shtyrje, kjo është e përcaktuar në ligjin për Prokurorinë dhe nuk lë asnjë hapësirë për diskutim”, tha Manja.
Dispozitat kalimtare që u referohet Manja lidhen me ligjin e ri për Prokurorinë, i cili rregullon edhe rastin aktual, kur mandati i kryeprokurorit përfundon përpara krijimit të KLP-së.
“Funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, me vendim të Kuvendit, caktohet t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve e që përmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV, seksioni I, të këtij ligji”, thuhet në to. Manja kundërshton gjithashtu përdorjen e precedentit të shkarkimit të Ina Ramës për kryeprokurorin Llalla, duke e quajtur vendimin e marrë në atë kohë si të gabuar.
Në vitin 2012, shumica PD-LSI, pas një dekreti të ish-Presidentit Bujar Nishani, vendosi të mbyllte mandatin e kryeprokurores Ina Rama, duke u nisur nga dita e fillimit të punës prej saj në vjeshtë 2007, por bazuar në ndryshimet kushtetuese të një viti më vonë, të majit të vitit 2008. Socialistët e kundërshtuan asokohe këtë si shkelje të Kushtetutës. “Ashtu si në rastin e Ina Ramës, kur mandati duhej të ishte llogaritur prej hyrjes në fuqi të Kushtetutës dhe jo prej ditës së emërimit, edhe në këtë rast Kushtetuta nuk mund të ketë fuqi prapavepruese”, u shpreh Manja.
Ndonëse mandati i kryeprokurorit Llalla është ende jashtë axhendës së ditës, qëndrimet e ndryshme të maxhorancës dhe opozitës duket se do të përplasen shpejt në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, ku çështja pritet të zgjidhet me forcën e kartonëve. BIRN mësoi nga burime të maxhorancës në Kuvend se ndonëse nuk ka ende një qëndrim zyrtar, plani është që me mbarimin e mandatit të Llallës, Kuvendi do të zgjedhë një prokuror të përkohshëm me eksperiencë në vend të tij, deri në ngritjen e KLP-së.
Maxhoranca beson se sipas dispozitave kalimtare, kjo zgjedhje bëhet me shumicë të thjeshtë. “Dispozitat e reja ligjore e kufizojnë pushtetin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe se ky i fundit nuk ka më pushtet mbi hetimin”, tha burimi për BIRN në kushtet e anonimatit. Nëse ndodh, një zgjedhje e tillë pritet të shoqërohet me debate të ashpra.
Ervin Salianji tha se caktimi i Prokurorit me shumicë të thjeshtë do të ishte “skandaloz”. Salianji tha se vonesat e KLP ishin të qëllimshme për të krijuar këtë hapësirë, ndërsa shpjegoi se e vetmja zgjedhje në këtë rast do ishte qëndrimi në detyrë i prokurorit aktual, të paktën deri në emërimin e tjetrit.
“Kurrsesi nuk duhet të vendosë politika, duhet të zgjedhin institucionet, nëse përfshihet prapë politika në zgjedhjen e institucioneve kushtetuese, u gropos drejtësia”, thotë ai.
Llalla do te hyje ne histori si kryeprokurori me llalle qe ka patur Shqiperia, per faktin se nuk coi ne burg asnje zyrtar te korruptuar. Ka vetem dy mundesi: ose ne Shqiperi nuk ka korrupsion (!!!), ose Llalla eshte llalle qe nuk duhet te ishte zgjedhur kurre ne ate post.
cmontuar ,zbythur,fyt nji shkelm bythve , shporrur ,zhdukur ,qit jashte ligji ,jashte qarkullimi ,
te gjitha shprehjen jane te pranushme per lopcarin llalla ,
e me pas trak-truk prangat qenit te shpellarit
Shporreni kete plehre dhe pregatitni dosjen per ta cuar para gjyqit per te gjitha shkeljet qe ka bere!
Ai ka qene mbrojtesi me i madh i krimeve monstruoze,prandaj e meriton burgun e perjetshem dhe sekuestrimin e te gjitha pasurive te tij marramendase!
Dite e mire per Shqiperine..nje qen berishist jashte organeve shteterore…ky do ze mbahet mend si kryeprpkurori qe nuk levizi fare bythen perballe ngjarjeve tragjike qe edhe ne republikat e bananeve prokuroret do ishin mobiliziar te kryenin hetime…
1.Gerdeci
2.Shitja e detit Greqise
3.Vrasjet e 21 Janarit
Uroj ti paguaj te gjitha tani qe fillon Vetting-u.
Vettingu te filloje nga Llalla. Ne date 3 dhjetor te hiqet, ne date 4 ti pritet mandat arresti per gjithe abuzimet.
Njeriu me i urryer ne Shqiperi pas Saliut e Metes. Vettingu te filloje nga Llalla. Ne date 3 dhjetor te hiqet, ne date 4 ti pritet mandat arresti per gjithe abuzimet. Ketij e asaj bushtres Rovena Gashi qe ky e mban si dashnore. Ta marre vesh mire edhe burri i saj tuaf, Dritan Gina prokuror ne Elbasan.
Ky eshte e vetmja shprese e Monikes dhe Ilirit pas ikjes se Visho Ajazit. Mendojne se me Llallen do mbulojne shantzhet e Ilir Metes, Socialistet nuk duhet te mjaftohen vetem me largimin e ketij fare kosi,por dhe me pasurine e tije, hashashi ka mare dhene me keta sisoj plerash qe pasuria e tyre eshte me e madhe se sa e atyre qe ndiqen per lende narkotike. Ky Llalla di shum gjera per Meten prandaj dhe hunde elefantja monike bertet qesh e qan per te miren e popullit,nuk i beson njeri,vetem ata qe ja kane borxhe ato cka kjo u ka dhene kur hante me socialistet,sot do te haje prap me demokratet. Te tille fytyra jane burre e grua.
Sigurisht qe per vazhdimin e mandatit per Llallen eshte dakort lsi dhe pd , kollaj eshte te ngelen pa mburoje , eshte si ajo shpia pa cati , qe nuk quhet shtepi , por cahir bagetish …….. u erdhi fundi , behuni gati zoterinj , nuk keni nga ja mbani ……..
Ke harruar vjedhjen e 230 milion eurove ne rrugen e kombit nga Lulashi, Jazefine.
ky qenka sekreti qe pd-lsi jane versulur me fodaj qeverise sepse pku dhe llalla mbaruan zoterinj
T’i merret pasporta, qe te mos ia mbath gjekundi. Populli e do ne banke te akuzuarve si nje katundar (era perc) te lumtur qe ra ne qytet dhe fjeti mbi dosjet e krimit dhe te rjpjes se Shqiperise, duke i vene kapakun me CEZ-in. Ne historine e pluralizmit shqiptar, do te hyje si figura me e erret e ndricuar nga prozhektoret kriminale te Sali Berishe Perbindshit dhe Ilir Mete Floririt! Per popullin pak me vone do te behet me e qarte slogani i E.Rames “skeni pare gje akoma”. C’store do te jete. Po parate e popullit duhet t’i kthehen atij me llogari te perpikta e te kthehen ne investime te rendesishme dhe OJQ-iste zbukuruese.