Spar, marka ndërkombëtare e shitjeve me pakicë, është tashmë pjesë e dyqaneve tona prej një viti dhe ka marrë ndjeshëm vëmendjen e konsumatorëve. Kjo falë faktit që brenda një kohë kaq të shkurtër – pra vetëm një viti, ka arritur që të ofrojë një raport të shkëlqyer cilësi-çmim në të gjithë gamën e pasur të produkteve që tregtohen në të gjitha pikat e shitjes.
SPAR është përpjekur dhe ja ka dalë që të ofrojë koncepte dhe programe risi në tregun shqiptar. Gjatë këtij viti, është punuar për të rritur kënaqësinë e konsumatorëve duke i ofruar jo vetëm zgjedhje të larmishme, siguri në produktet ushqimore, super oferta, por edhe skema shpërblyese ku klientët kanë fituar makinë, pajisje elektroshtëpiake, blerje falas etj.
Gjithashtu prej 1 viti është ofruar një skemë shumë atraktive besnikërie, nëpërmjet kartës My SPAR e cila merret falas nga klientët të cilët përfitojnë çdo ditë kupona blerje falas, dhurata e shumë benefite të tjera.
Disa nga programet dhe konceptet e reja kanë qënë shortet, ku mund të përmendet shorteu që mundësoi për klientët 72 pajisje elektro-shtëpiake dhe 1 makinë Ford Fiesta me 0 Km. Fushatat që SPAR ndoqi gjatë vitit që kaloi kishin në fokus klientët, duke ofruar ofertat më të mira, produktet e brandeve më të mirënjohura dhe duke u siguruar që produktet të kontrollohen sipas standardit SPAR.
Spar ofroi shumë dhurata për klientët, ku të përmbledhura nga të gjitha shortet mund të thuhet që janë dhënë këto dhurata brenda një viti:
6 makina
105 pajisje elektroshtëpiake,
Pushime verore në Alanya Turqi Ultra All Inclusive, për disa familje.
Bli dhe Fito, 10.000 fitues ku fëmijët përfituan mbi 9900 dhurata dhe 100 klientë fituan çmime në vlerë të ardhurash shpenzime në SPAR.
Duke qënë se kënaqësia dhe ekperienca maksimale e klientëve është në vëmendjen më të lartë të punonjësve të SPAR Albania, janë organizuar shumë evente.
“Lojëra dhe argëtim për fëmijët, shporta me produkte, dhurata për zonjat, dhurata dhe urime për ditëlindjet e klientëve tanë besnikë, janë vetëm disa nga ato që ne kemi ofruar për t’i bërë klientët tanë të ndjehen si në familjet e tyre.“ – thotë Anisa Meci, Manaxhere e Marketingut në SPAR Albania. Njëkohësisht një risi ka qënë edhe organizimi i Cooking Shows duke i dhënë mundësinë klientëve të mësojnë dhe shijojnë recetat më speciale të përgatitura nga shefat më të mirënjohur të kuzhinës në Shqipëri dhe Itali.
Në këtë 1 vjetor SPAR komunikoi dhuratën më të madhe për klientët e saj, një apartament.
Po të dashur lexues, në datën 31 Dhjetor 2017, SPAR do të dhurojë një super apartament në Tiranë, pjesë e rezidencës Tower Bridge 3, ndërtuar nga Orion Construction. Apartamenti është një ndërtesë cilësore dhe është i vendosur në një nga zonat më të reja dhe më komode në Tiranë.
Për vitin në vijim SPAR do të vijojë të ofrojë ofertat më të mira, sipas një raporti të shkëlqyer cilësi-çmim, shorte të ndryshëm me mundësinë për të fituar, cooking show, festa, party, dhurata, lojëra dhe argëtim. SPAR është pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në rajon.