FOTOT/ Kamerat kurth. Kafshë tepër të rralla fotografohen në Nikaj-Mërtur

8 Nëntor 2017, 13:44Lifestyle TEMA
FOTOT/ Kamerat kurth. Kafshë tepër të rralla fotografohen në

Kamerat e PPNEA-s fotografojnë, ariun  e murrëm, baldosën, macen e egër, kaprollin e kafshë të tjera të egra nëpër shkrepat e kësaj krahine

Kafshë të rradha janë zbuluar në mallet e krahinës së Nikaj-Mërturit nga kamerat e PPNEA-s.

“Fotografimi nga kamerat kurthe të rrëqebullit të Ballkanit, ishte kurorëzimi me suksesin e shumëpritur, i kësaj ekspedite kërkimore e studimore”, shkruan Ndoc Mulaj, i cili shoqëron djemtë e PPNEA-s në këtë mision mbresëlënës për zbulimin e kafshëve të rralla në malet e Shqipërisë.

“Faleminderit të gjithë stafit të PPNEA-s, e në veçanti të bashkështegtarëve të kësaj rradhe: Ilir Shyti, Jon Vorbsi dhe Danielit, djaloshi gjerman nga Frankfurti. Duhen falenderuar patjeter edhe mikpritësit tanë: Lazër Gjoka në fshatin Btoshë, Pal Rama në Kuç, Fran Zefi në Curraj Epër dhe Lazer Ndou në Vranë”, shkruan Ndoc Mulaj, i cili prej disa javësh sjell panoramën e rrallë të bukurive të egra të Nikaj-Mërturit./mapo/

4 komente në “FOTOT/ Kamerat kurth. Kafshë tepër të rralla fotografohen në Nikaj-Mërtur”

  1. Al says:

    Amon mer mos I publikoni keto lajme se do shkojne kafshet e qytetit ti vrasin per pelice e per ti balsamos…..I vetmi vend I mbetur qe te kujton ato pyjet me kafshe te perrallave. Gjynof te zoti po nuk u kujdeset per faunen atje!

  2. dinosaur says:

    Mos keni fotografuar dinosaurë që qenkan kaq të rralla? Të rralla ju duken tani pas 30 vjetësh që i zhdukët. Nuk latë pyll në këmbë

  3. Pashai says:

    Ju lutem shumë ti bëni të ditura koordinatat e sakta në mënyrë që fshatarët e zonës të rrëmbejnë kazmat,lopatat dhe barominat dhe të dalin në gjah.

  4. Jak Boston says:

    E vetmja gje e rralle per mua eshte shqiptari qe ben ate cfare duhet te beje per vendin dhe shtetin e mirefillte shqipetar.
    Shkruesi i ketij shkrimi po behet sebep qe keto kafshe te ikin nga syte kembet ose me keq akoma te vriten apo kapen me lak ose cark nga ata qe jane gjoja gjuetare, por qe ne te vertete jane maniake vrases kafshesh per te kenaqur epshet e tyre prehistorike dhe kafsherore.
    Ky merhumi i shkrimit dhe eshte aq merhum sa qe i duket me vend per te publikuar kete gje, pasi ska tru te mendoje per pasojat e veprimeve te tij. My merhum seshte gje tjeter vetem nje kafshe me dy kembe qe rrezikon kafshet me kater kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje