Eksperti i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski, thotë se në Shqipëri nuk ka patur një mbështetje të mjaftueshme në favor të njerëzve që e kundërshtuan komunizmin dhe vuajtën nëpër burgje. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, zoti Bugajski thotë se trashëgimia e komunizimit vazhdon edhe sot në forma të ndryshme.
Zëri i Amerikës: Kanë kaluar më shumë se dy dekada e gjysmë nga rënia e komunizmit në Evropën Lindore dhe duket qartë se trashëgimia komuniste në këto vende vazhdon të ekzistojë në një formë a në një tjetër. Si do ta krahasonit Shqipërinë me vende të tjera të Evropës Lindore në këtë aspekt?
Janusz Bugajski: Kjo trashëgimi vazhdon në të gjitha vendet, por në shumë aspekte ajo është më e thellë në Shqipëri sesa në vendet e tjera të Evropës Juglindore. Ndoshta këtu ka të bëjë edhe e kaluara para komuniste e Shqipërisë me qeverisjet autoritare, plus që ka qenë një vend shumë i varfër. Kur Shqipëria u vu nën kontroll nga komunistët, ajo filloi nga një nivel shumë i ulët ekonomik. Përsa i përket trashëgimisë komuniste, kjo shfaqet mes të tjerash tek gjëra të tilla si varësia nga shteti për punë dhe ndihmë, tek një farë tolerance ndaj shtypjes shtetërore, tek vazhdimi i lidhjeve dhe interesave speciale që vazhdojnë qysh nga koha e komunizmit dhe tek përfshirja e pamjaftueshme e publikut në aktivitetet shoqërore, pra publiku ende nuk e sheh veten si subjekt por si objekt politik dhe kjo duhet ndryshuar.
Zëri i Amerikës: Në Shqipëri ka njerëz që thonë se diktatura ishte një e keqe më e vogël sesa korrupsioni i sotëm. A shihni një lidhje mes të dyjave?
Janusz Bugajski: Çështja është se ata që thonë kështu nuk e kanë jetuar diktaturën. Sa shqiptarë vuajtën, sa u vranë, sa u burgosën ose u internuan? Ky ishte ndoshta njëri ndër regjimet komunistë më shtypës në qendër të Europës dhe as që mund të bëhet një krahasim me të sotmen. Cilëtdo qofshin politikanët e korruptuar sot, ata nuk mund të arrestojnë njerëz sipas dëshirës. Në një farë mënyre do të thosha se kemi të bëjmë me një frikë nga liria e aktivitetit të sotëm ekonomik.
Zëri i Amerikës: Anketat tregojnë se shumë njerëz në Shqipëri besojnë se jeta ishte më e mirë nën komunizëm, se kishte më shumë siguri, punë, shërbim shëndetësor e të tjera. Cili është komenti juaj?
Janusz Bugajski: Kjo është një nostalgji si të thuash kronike, kur njerëzve u duket sikur gjërat kanë qenë më mirë. Ndoshta atyre u kujtohet ndonjë gjë që për ta ka qenë e mirë, për shembull fakti që nuk kishin nevojë të punonin shumë apo të kërkonin punë, sepse u garantohej një farë minimumi jetese. Por, nga ana tjetër, njerëzve u duhej të sakrifikonin për këtë. Ata harrojnë për shembull se në atë kohë nuk mund të udhëtonin apo të lëviznin lirisht, nuk mund të flisnin lirisht dhe nuk mund të organizoheshin apo të krijonin parti politike. Pra, është e pakrahasueshme gjendja në kohën e komunizmit me të tashmen.
Zëri i Amerikës: Megjithëse në Shqipëri ish-të përndjekurit politikë vazhdojnë të kompensohen me para, a mendoni se ekziston nevoja për një rehabilitim moral të tyre? Sepse ish përndjekësit e tyre ende shëtisin të lirë në rrugët e Tiranës.
Janusz Bugajski: Absolutisht po. Sidomos siç edhe ju thatë, ish shtypësit e tyre shëtisin të lirë, ndërsa këta njerëz vazhdojnë të përjetojnë pasojat e traumave që pësuan nëpër burgje. Mendoj se ata kanë nevojë për më shumë njohje të këtyre vuajtjeve, jo vetëm financiare por edhe politike. Duhet të jepet më shumë informacion rreth asaj që hoqën këta njerëz, se si vuajtën ata për Shqipërinë.
Zëri i Amerikës: Shumë nga ish- anëtarët e nomenklaturës komuniste në Shqipëri vazhdojnë të publikojnë kujtimet e tyre, disa prej të cilave shtypen gjerësisht nëpër gazeta. A e shihni një dukuri të tillë në vendet e tjera të Evropës Lindore?
Janusz Bugajski: Jo në atë shkallë, por e kam parë në disa vende të Evropës Lindore dhe jugore. Kjo shihet sigurisht në disa ish-republika sovjetike. Sipas meje, kjo flet për faktin se nuk ka patur një shtytje të mjaftueshme në favor të njerëzve që e kundërshtuan komunizmin dhe për të vënë në dukje heroizmin që treguan këta njerëz gjatë periudhës së shtypjes. Mendoj se duhet të ketë më shumë vemendje nga media dhe nga sistemi arsimor, më shumë informacion publik rreth atyre që vuajtën nën komunizëm.
(Fotot e mëposhtme tregojnë disa fragmente nga jeta në Shqipërinë komuniste)
A te dhjefsha lirine ekonomike tenden … ti te vjedhesh e une te vdese per buke? idiot.
me mire te vdesesh ti qe je i paafte, dembel, tutkun dhe llafazan, se sa te vdesin te gjithe edhe ata qe dijne ti dalin vetes dhe familjes per zot.
I Shume bukur e the.Ai eshte idiot.Ne socializem shqipetaret gezonin shume te drejta dhe i mbronte shteti njerzit me ligje.
Kishte pune te sigurt qe ta garantonte shteti.Gjithashtu shteti te jepte shtepi falas.Te siguronte e te mbronte familjen,shendetesi e arsim falas.Nuk kishte kufi fjala,kritika,madje nepermjet flete rrufeve si mjet demokratik,mund te kritikoje e kerkoje cilin do e çdo gje.PRA,KJO ERSHTE JETA,CFARE DUHET ME TEPER? Vertet nuk kishte makina,por shteti ta kish siguruar levizjen me automjetet e shteti.Per te perndjekurit politk,eshte i padrejte shperblimi i tyre,se ata ne socializem nuk u ndenj bytha rehat por dolen kundra ligjve dhe u denuan me te drejte ne burg.Pra faji eshte i atyre.Ne vuajme sot pasojat e tyre se ata mare shperblime marramendese,qe na kthyen ne varferi.Sot ka varferi,se njerzit nuk kane buke.Ne socializem buka ishte e siguruar.Prandaj Bugajski te mos ja fut kot.SOCIALIZMI ESHTE NJE REND HUMAN DHE MENDON PER TE GJITHE.Nuk ka kriminel,prostitucion,droge,side e shume e shume plage te renda qe po i shohim sot ne rendin kapitalist.
Bugajsk-o,
Vertet nuk mund te arrestojne sipas deshires, por vrasin per te plotesuar deshirat.
Duket hapur dhe eshte ne shesh te mejdanit-si i thone shqiptaret.
Ty ,ne rregull, ashtu te takon te flasish, ashtu fol. Per qytetaret nuk ka rendesi c’thua ti, por c’mendojne ata.
Zeri I amerikes ka provuar te jete nje kanal shume tendencioz dhe I njeanshem qe per turpin e tij I ka dhene mbeshtetje rregjimit te Berishes dhe te PD-se dhe kur keta djegnin gazeta e vrisnin gazetare. Per turpin e madh te nje kanali qe financohet nga leket e taksapaguesve keta gazetarucet e zerit te amerikes kane krijuar nje narrative te njeanshme ku halli I shqiperise jane ish-komunistet.
Kjo tregon dhe injorancen e ketyre gazetare qe kane harruar te analizojne sesi anti-komunistet, nen banerin e PD-se dhe te anti-komunizmit, shkaterruan shtetin dhe sollen prokuroret, presidentet, dhe sherbyesit civile nga malet qe te vjelin shtetin pa pengesa. Intervistat e VoA akoma mbajne vulen e mbeshtetjes per PD-ne dhe jo ndonje analize te ndonje lloji. Pffff cfare gazetare mendjeshkurter dhe sherbetore partiake
Keta “antikomunistet” e sotem jane komunistet e djeshem, me ne krye Berishen.
Jo se ka qene me mire ne socializem por por menyra se si po zbatohet dhe kuptohet demokracia e ben qe e kaluara te duket me e mire.
Njerezit vuanin nga liria e fjales por cme duhet te llap kur une nuk kam gjerat me elementare si puna ,siguria .Cme duhet mua te ndegjoj ne emer te liris se fjales,lloj hipokritesh si saliu qe shan me liber shtepie ne mes te parlamentit.Menyra se si po zbatohet demokracia nga ish komunistet qe dje na mashtronin me parrulla komuniste dhe sot me ato demokratike,e kaluara duket me e mire.
Menyra se si flitet per luften e klasave dhe se si sot nuk guxon te shash pd apo ps se te heqin nga puna dhe te len ne mes te 4 rrugeve te mos themi se zihesh me vllan dhe shokun dhe te shikon me keq se te deklasuarit e djeshem.
Pa le te mos flasim per varferin qe jo vetem nuk u hoq por u shtua aq sa njerezit lypin rruges.
Te mos flasim per veset me te keqija qe po cfaqen dhe jane ber si pjese e jetes dhe pranohen nga te gjithe si semundje te sistemit.
Gjithandej flitet per korrupsion prostitucion vjedhje grabitje perdhunime per polikan hajdut per pandeshkushmeri per gjykates dhe prokuror te korruptuar e sa e sa gjera qe njerzit i kane zhgenjyer dhe mendojn se ishim me mire kur ishim keq.
Dikur kishim ca bllokmen qe hanin ca mish me shum nga ne tani kemi ca bllokmen qe po na hane me gjithe lecka…..
Keta degjoni o njerez ! Se keta flasin ne ajer, pa e jetuar jeten ne shqiperine e 1001 çudirave. Ndoshta jam gabim ? Por perveç faktit qe e permbend dhe ky individi, qe nuk shikonim bote me sy sepse ishim te izoluar. Te gjitha te tjerat, mendoj se ishin me mire se tani. Atehere (para 30-40 vitesh) nuk flisja dot lirisht apo ate qe mendoje. Tani fol sa te duash se nuk te degjon njeri. Nuk ka siguri, nuk ka shendetesi, nuk ka arsim, nuk ka ligje. Politikanet e te gjitha partive vetem vjedhin popullin. Per çfare me duhet liria e fjales, kur nuk me degjon njeri ? Per çfare me duhen leket kur nuk kam ku ti harxhoj ? Per çfare me duhen demagogjite e politikaneve kur nuk kam asgje ne realitet ? Per cfare me duhet prona qe e ke me dokumentat e gjyshit dhe nuk e mer kurr ? Sepse Saliu beri ligje qe te kompesonte me prone ata qe kishin punuar 2 muaj ne nje nderrmarje dhe jo ate qe e kishte prej 200 vjetesh ? Perveç faktit qe nuk i marin dot pronat, kane lene dhe gjithe pasudine neper gjykatat e ndyra te ketije vendi te çuditshem. SHKURT O NJERI, NE SHQIPERI NUK KA VLERE AS LEKU DHE AS JETA. SEPSE MUND TE PUNOSH SHUME TE KESH SHUM LEKE POR PERSERI JE ZOMBI. DHE TE GJITHA KETO JANE SI PASOJE E ATYRE QE NA DREJTOJNE NE DHE ME SHUME E ATYRE QE DREJTOJNE ATA QE NA DREJTOJNE NE.
Te krahasosh the kaluaren komuniste me te sotmen eshte si the krahasosh naten (komuniste) me diten (e lirise), por kjo nuk do te thote qe te u zgjidh c’do gje me ikjen e komunizmit. Nga an tjeter nqs ne komunizem faji kryesor bie mbi sistemin (e diktatures), sot fajin e kane politikanet (pra njerezit) jo me sistemi, prandaj shqiptaret te zgjohen nga gjumi e te kerkojne te ndertojne shtetin qe ju duhet. Shetein duhet t’a ndertojne vete shqiptaret dhe jo te mendojne si te vjedhin sapo zene nje post ne shtet.
Ik mor2beqir lulishte mos na trego ne realitetin.
Mijera te rinj te vrare e me mijera neper burgjet e botes.
Mijera vajza prostituta.
40% e popullsise ne emigracion.
50% e popullsise pa pune.
Burgjet mbushur jashte kapaciteteve.
Ekonomi qe nuk prodhon asgje dhe mbahet me hidrocentralet e atij sistemi.
Pasiguria e jetes 100%.
Ik mos na qaj trapin qelbesire se lista e mesiperme mund te vazhdoj me kilometra
z bugajski,vertet nuk kishim makina,kishte problem.por kish pune.sa kthehej nga ushtria i vinte te riut fleta e punes dhe fillonte pune,jo ne te zeze,por te siguruar.sa mbaronte univeritetin merrte emerimin ne pune.po kjo palo demokrai cna solli?.nje shembull ketu ne durres.ne ate kohe burri ne pune shofer,gruaja ne pune tornitore,kishin dhe dy femije.u nderruan sistemet.vajza u martua .iku ne familjen e vet.gruaja tornitore 27 vjet pa pun sepse industria u shpartallua.burri punoi taksi,ka 5 vjet ne pension.15mije leke te reja.djali ,pa pune,i droguar,gruaja e djalit pa pune,kane 3 femie,me e madhja 12 vjec.pra e vetmja e ardhur pensioni.kane nje prone te hereshme te cilen edhe pse iu takon nuk e marrin dot se eshte zone ushtarake.pra nuk kane gje.ne fillimet e 90 es militante te pd.a e di si thote sot?ben pyetjen:po te ishte koha xhaxhit do i kisha problemet qe kam sot?po sa jane sot ne kete gjendje ne shqiperi?dhe nje tjeter pyetje:-mos valle eshte vetem faji i politikaneve shqiptare,klase qe eshte pjelle e sistemit qe na dhuruat,klase qe e organizuat,stimuluat instruktuat,ushqyet,konsoliduat,e bete te paprekeshme ju,edhe ti,me lajlelulet e demagogjise suaj?imponuat nje sistem ku te varferit behen me te varfer,te pasurit me te pasur,ku krimi lulezon dhe peshqit e medhej, dke qare hallin e te varferve,bejne moral dhe thirrje per permbysje qverie,pra per destabilizim?dhe ti zoteri del e ben pyetje si nje derr i kenaqur.
Ne fakt do ishte me mire te mos e menderosnin dhe komentonim fare kete artikull me mashtrime dhe rrena.Shifni foton nr 18 me dy gishtat perpjete per te kuptuar edhe naivet se sa mashtruesa janejo vetem krimbat e gjirizeve te VOA por edhe ky palo bugajski qe mjafton te lexoje Milan Kunderen e Cekise dhe te kuptoje se ku ishte europa lindore. Sa per perpelitjet qe kane 27 vjet qe na cajne bythen , le ta dine mire se edhe 300 vjte te kalojne brezat nuk do e harojne se shqiptaret ne diktature ishin te varfer por me te nderuar, me te qete, me te dashur, me njerezore Ky halja qe intervisohet na thote qe atehere nuk kishim liri levizje. Sot qe gjasme kemi liri, me cfare para te levizim kur nuk na dalin as sa te mbajme frymen gjalle? qelbesira, propagande e shemtuar dhe e trashe ,sikur shkruhet per deficente.
Bugajski je nje genjeshtar i peshtir , qe e genjen zerin e amerikes , se te burgosur politik ne shqipri ishin apo nuk ishin 1000 veta , te denuarit e tjer ishin hajdut dhe shkelsa ligji , as gje tjeter ,thuaji te verteten zerit te amerikes legen , ne at koh ne komunizem ishte qetesi , jet e garantuar , pun e garantuar , nuk kishte korrupsion , mjeksia dhe shkolla falas , kto duam ne si popull dhe te gjith popujt e botes , kto i kishim dhe i humbem ne kte demokraci te mbushur me mashtrus kriminel e kondrabanist ordiner dhe me nje lukuni njerzish pa moral ,kjo esht e verteta.
I mjeri zoti Bugajski!
Ty te intereson propaganda dhe jo e verteta e popullit shqiptare!
Eshte pikerisht kjo arsyeja pse ju nuk doni te pranoni deshtimin e sistemit qe instaluat ne Shqiperi ne vitin 90-te!
Provo te besh nje krahasim te thjeshte midis dy sistemeve ne te gjitha fushat e jetes si ne arsim,shendetesi,drejtesi,bujqesi,mjedis,korrupsion,siguri jete,toka,pyje,bregdeti i rrenuar,minierat e shkaterruara,nafta dhe kromi grabiten nga shume kombeshet tuaja dhe banditet shqiptare etj.
A dini gje ju zoti Bugajski se nga shitja apo grabitja e armatimit dhe municioneve te ushtrise me vlere mbi 100 miliarde dollare,per 27 vjet nuk eshte futur asnje qindarke ne arken e shtetit?
A e dini ju zoti Bugajski qe nga koncesionet e kromit dhe naftes shteti shqiptar nuk ka perfituar asnje qindarke?
A e dini ju zoti Bugajski se eshte grabitur i gjithe floriri i thesarit te shtetit dhe nuk u ndenua asnje “peshk i madh”,por vetem ca fshatare qe kishin gjetur ca monedha ne pyll?
A e dini ju zoti Bugajski se jane vjedhur 7 miliard leke nga Banka e Shqiperise dhe guvernatori i saj sot nuk ka asnje pasoje?
A e dini ju zoti Bugajski se vertet ne socializem( ti me djallezi e quan komunizem) nuk ishim te pasur,por ishim te gjithe te barabarte ne pune,pasuri,drejtesi,arsim,shendetesi etj!
Kush mbaromnte universitetin e kishte te garantuar punen!
A e di ti zoti Bugajski se sot vertet je i lire te ulurishe,te shash qeverine etj,por kjo nuk mjafton,bile nuk ka asnje vlere kur nuk te degjon njeri!
Ne Shqiperi nuk ke ku ankohesh per padrejtesite qe te behen nga shteti,sepse gjithcka funksionon mbrapsht.
A e di ti zoti Bugajski se vertet e quani Enver Hoxhen diktaror,por ai kurre nuk mori zyrtarisht me kushtetute qe te caktonte vete personalisht deputetet e Shqiperise sic bejne kryetaret e sotem te partive politike!
A jane keta me diktatore se Enveri?
Boll me demagogji zoti Bugajski se shqiptaret nuk ngopen me fjale ,por me buke!
A e dini ju zoti Bugajski se i gjithe veriu i Shqiperise eshte i ngujuar nga gjakmarrja dhe askush nuk kujtohet ta zgjidhe situaten?
Nuk doni ta njihni vertete Shqiperine,prandaj beni propagande!
E provoi OSBE-ja me sondazhin qe beri para ca muajsh dhge mbi 60 % e njerezve e kujtojne me nostalgji socializmin!
Sot vertet ka luks,ka prostituta,droge,vetura te shtrenjta,avionet mbushen plot per neper bote etj,por te gjitha keto jane vetem per nje grusht horrash qe kane grabitur djersen dhe gjakun e popullit ndersa ne na dhane ca letra me vrime qe nuk sherbejne as per leter higjenike!
Bej qejf zoti Bugajski se per ate te paguajne ty!
Qe Shqiperia ka qene vendi me diktature me te forte ne Europen Lindore eshte pjelle e shpellareve per te treguar se sa vuajten per ta permbysur ate dhe te merrnin merita qe kurre nuk i meritojne. Nje pyetje per kete intervist dhenesin ketu: A eshte e mundur more zoteri qe Shqiperia te mos kete patur asnje keqberes asnje hajdut, asnje kriminel, asnje imoral sepse vetem ne Shqiperi te gjithe te burgosurit ishin politike, te gjithe vodhen, vrane apo tentuan te shkerdhenin se nuk pelqenin regjimin. Njerzit kane qene te persekutuar sepse nuk krijonin dot Parti, je ne rregull ti or mik xhani apo te jane mbaruar ilacet. Sot nuk te arreston njeri kot, seriozisht e ke kete ti apo kishe nje gje per te thene. Trebicken e cuan per gjah, ne gerdec u hapen 26 varre dhe asnje i denuar. Po behen 27 vjet ne demokraci, i pa linduri ne ate kohe sot eshte 27 vjec dhe kerkojne te marrin leke per rehabilitim, nga kush, nga ata qe skishin lindur ne ate kohe dhe qe sot jane force pune. Hajde drejtesi hajde. Persekutoret shetisin rrugeve te Tiranes, kush eshte zgjidhja me e mire ti vrasim qe te vihet drejtesia ne vend. Merruni me ndonje gje tjeter dhe lereni te kaluaren sepse i perket te kaluares.
Hajde popull bio, hajde, edhe nga fotografite del era e përrçit. Fshij bythen me gazete bio, laj koken me sapun bio rrobash nje here ne muaj, mbush barkun me buke kallomoqi bio, shtrydh puçrrat bio me thonj te zinj etj. etj. Doni me per Belulin?
ZOTI BUGAJSKI
ME PELQEN SHUME KUR JU VINI NE DUKJE KRIMET E PERIUDHES ENVERISTE SPSE KJO PERIUDHE NUK KISHTE ASGJE TE PERBASHKET ME KOMUNIZMIN E VERTETE.
JU THONI SE TANI NUK VRITEN NJEREZ. PO A MUND TE ME THONI SA NJREZ JANE VRARE QE NGA 91 A TANI, BESOJ SE JANE ME SHUME SE NJEQIND MIJE SHE PAK A SHUME 5-6 HERE ME SHUME.
JU THONI SE KEMI LIRI EKONOMIKE. A E SHIKONI JU SE KETE LIRI E FILLUAM TE GJITHE NE TE NJEJTEN BAZE POR KORUPSIONI BERI QE SHUME ME SHUME NJREZ JANE ME TE VARFER SE ATHERE. KJO FALE KORUPSJONIT NE NIVELE TE LARTA, PROSTITUCIONIT, DROGES SHE VRASJEVE PER TE SUNDUAR TREGUN.
A E SHIKONI JU SE SI NJEREZIT VETEVRITEN SEPSE NUK E PERBALLOJNE DOT JETEN DHE KUK DUAN TE SHOHIN SE SI DO TE VDESIN FEMIJET E TYRE.
A E VLERESONI QE TANI NUK KA ME JETE TE SIGURTE SEPSE KJO I LEVERDIS KRIMINELEVE TE PASUR QE TE SUNDOJNE DHE TE PERDORIN SHTETIN E DREJTESINE PER VETE.
NE PERIUDHEN ENVERIANE NE NUK KISHIM MAKINA LUKSOZE, NUK KISHIM DALLIME TE MEDHA MIDIS NJEREZVE, NUK KISHIM LIRINE E TE SHPREHURIT TE IDEVE, NUK KISHIM LIRINE E LEVIZJES NEPER TERITOR, POR NR KISHIM TE DREJTEN ELEMENTARE PER TE JETUAR, PER TE NGRITUR FAMILJE TE QENDRUSHME, PER TE RITUR FEMIJET, PER TI KURUAR DHE SHERUAR FEMIJTE TANE, PER TI EDUKUAR FALAS NE SHKOLLE, PER TE MOS PATUR FRIKE QE TE VDISMIN NGA GJAKMARJA, PER TU MBROJTUR NE GJYQ PARA GYKATESVE TE PA KORUPTUAR, PER TE ZBATUAR LIGJET NJESOJ PER TE GJITHE A SHUME TE TJERA.
NESE JU DUHET TE PROVONI KETO QE THONI PER DITEN E SOTME, DO TE DUHEJ T’JU NDODHTE NDONJE FATKEQSI NE FAMILJEN TUAJ (KETE NUK TA UROJ TE NDODHI ASNJEHERE) DHE TE SHIKONI SE SA E VLESHME ISHTE JETA ATHERE
Sllav eshte ky kurva?
Komunizmi hanin buke te gjithe. …..tani Ai qe ska pune. …I destinuar te ngordhe. …
Si është e mundur që fotot janë të viteve kur Shqipëria po shëmbej? Po pse asnjë fabrikë, uzinë, toka të punuara, qytete pa smog, por vetëm ca foto me 2 gishtat? Më saktë për Shqipërinë flasin ata që jetuan jetën normal me ndeshmëri dhe mos thoni koha e komunizmit. Ishte socializëm që drejtohej nga një parti, 80% e popullsisë e mbështesnin dhe punonin e jetonin në vëndin e tyre. Ata që shkelnin ligjin dënoheshin si në cdo shtet. Pas 90-tës, të përsekutuar u bënë hajdutët, imoralët, të dënuarit për vjedhje ndërsa ata që vërtetë u dënuan për agjitacion e propogandë, ata nuk morën pushtetin, edhe para rrezik nuk marrin se hajdutët bërtitën se janë presekutuar. faqja e zezë…Zëri i Amerikës është zëri i Biberajt, ai paska të drejtë të shkruaj libra por jo ata që jetuan në Shqipëri dhe së bashku ndërtuan vëndin. Epo kjo propogandë e këtyre …
Nuk e di se ku ka jetuar ky Bugajaksi,kur ne jetonim ketu ne Shqiperi ne sistemin komunist . A e di ky zotni gjendjen e Shqiperise para e pas lufts? Me se e mat zhvillimin ekonomik e arsim-kulturor te shqiptareve para luftes me ballot qe organizonte i vteshpalluri mbret , apo me balot qe organizonte fashizmi e nazizmi me pjesemarrjen e bashkepunetoreve te ryre . A e njeh ky person qe na bene teorira, te madhin Migjen e ae ka lexuar ” A don qymyr zotni” ,ku fjala miser-miser tingellon ne c;do moment? Po poemen e mjerimit si dhe tregimin “Bukuria qe vret” te cilat jane simbole qe flasin pe ate te kaluar te shqiptarit? A e di ky zotni se me te vertet kishte disa persona qe kishin studiuar jashte shtetit ,por nuk bene asgje per Shqiperine ? T’na tregoi ky zotni ,Bugojovski..a ce ka mbiemrin ku jane veprat e kohes se mbretit,sepse une jam te gjendje te tregoj veprat e sistemit komunist edhe pse duane nje nate te tere dhjetori qe t’i mbarosh se permenduri. Per c;fare lirie me flet ti ,mor ligjirues i madh, qe kamfrik te dal ne rruge sepse nuk e di nga me vjen plumbi? Per c’fre lirie flet ti more “lrgpames” e kritikues i atij sistemi se populli eshte budalla qe e permend se ishim mire ne ate sistem . Po pse nuk shkruaj me emeri tim te vertet kur kritikoj , se edi qe me iken koka. Kur jane vrare me shume ne ate sistem 45 vjecar apo tani ne 25 vjet? Kur eshte zhvilluar me shume industria,bujqesia,arsimi e kultura ,ne ata sistem apo tani ? PO Saliu qe vrau ne mes te sheshit si burracak ,i cili flet per liri ,por te vret,ndersa Enveri thoshte : mos “kundershto” se te denon ligji……….. At’here flitej per rendimente gruri,misri ,pambuku , per uzina e fabrika,per arsim,shendetesi e jo per kanabis, kurveri, prostitucion, kriminel,po vret i biri baban,nenen se do leke per droge e at;here ne ate sistem te thoshin shko ne pune , sipas shkolles qe ke,sipas aftesise qe ke. Po ,po edhe ne bujqesi do punoje,por jo me gomar,por me traktor,me autokombajne ,mjete qe te rinjte nuk i johin sot. Kush e prodhon ushqimin ? A e prodhon fsahti ? Pra bujqesia…….. Ndaj duke shikuar gjendjen politike dhe ekonomike pjesa me e madhe e popullit tote: ” Me mire buke e domate e isigurte per jeten se sa berxolla e plumbin mbas koke. Me mire pune me tre trurne se sa pune nate neper motele duke shitur trupin . Studentet benin shkolle e jo kafene ,celular , e seks. Krahaso nje student te asaj kohe me keta tani, jo nga veprimet ,por nga dia. Sot studenti i letersise nuk di se c’eshte De Rada.. te cilin ne ekemi studiuar qe ne klasen e shtate te asaj kohe…… shikoi,shikoi studentet ,ku jane neoer kafene apo leksione, Me libra nder duar apo me cigare e celular si djemte e femrat. Dil zoti Bugojevski ,dil e shiko e pastaj na trego per te kaluaren sepase nuk jemi nostalgjik,por realist . Shiko se ne vend te stilolapsit e te lapasave,nxenesit e shkollave po mbajen qeset e hashait e thikat ,pse jo edhe kobure……….. Shiko ,shiko e fol . Fjalet shumi pune lumi -thot populli .Esot ka vetem fjale e vetem fjale….
Jonuz injoranti.. kush shtet tjeter ish komunist kaloi nje vdekje klinike 500 vjecare otomane.. trap
Zoti Bugajski!
Cfare sistemi instaluat ne Shqiperi pas 90-tes,qe nje grusht horrash i beri miliardere,ndersa 95 % e popullit jetojne me 2 dollare ne dite?
Cfare liri fjale prute ketu,per deri sa populli nuk di se ku te ankohet se nuk te degjon njeri?
Per cfare demokracie flisni ju,kur te drejtat i kane vetem politikanet,doganieret,mjeket etj,etj?
Kemi 27 vjet qe degjojme se jemi ne tranzicion,por a mund te na thoni se cfare kuptimi ka fjala tranzicion per me teper qe zgjat mbi 27 vjet?
A e dini ju zoti Bugajski se Enver Hoxha e rindertoi vendin e shkaterruar nga lufta vetem brenda 5 vjeteve?
Pse nuk shkon nje here ne veri te Shqiperise qe te shohesh nga afer mijra te ngujuarit nga gjakmarrjamgra e femije,pa shkolle,pa pune,pa drita,ta radio e tv etj? Shqiperia nuk eshte vetem sheshi Skenderbej,zoti Bugajski dhe as vetem restorantet luksoze ku ju cojne juve per te ngrene e pire!
Pervec liberalizimit te vizave dhge futjes ne Nato,qe ju i quani si suksese te kapitalizmit,por qe nuk kane cuar ne rritjen e mireqenies se popullit,a mund te na rrefeni se cfare arritjesh ka Shqiperia keto 27 vjet me shume se socializmi per shumicen e popullit?
Kurre,zoteri pervec demagogjise!
Keni deshtuar qe pa filluar se e bazuat rindertimin e vendit tek njerezit spiune te UDB-se qe nga Ramiz Alia e Sali Berisha!
Shko re dreq,,,bukshkal,,,,tani qe kemi 120 parti,,,,kemi te drejt te levizim po nuk levizim dot,,,,,munde te flasim po nuk na degjon njeri,,jemi me keq,,,fol per vilat qe jane ngritur nga ata qe nuk kane punuar nje dite me djers,,,,fol per korrupsionin,,,,per spitalet,,,per shkollat,,,per hashashin,,,per sigurin e njerezve,,,per gjakmarrjen,,,per vrasjet ne mes te dites,,,,per trafikimin e vajzave. Sot eshte mire per ate qe ka pushtet,,,ka arme,,,,prodhon e shet droge,,,doganier etj etj,,, te tjeret ngrohen ne djell e shpresojne nga zoti
BUGAJSK , trgoi zerit te amerikes sa ishte numri i te burgosurve politik , qe nuk i kalonte 1000 persona , thuaji te verteten zerit te amerikes mos e mashtro siç i beni gjithmon punet tashti ne demokraci ,thuaji qe 95 perqint e njerezve qe ishin neper burgje ne at koh ishin hajdut ordiner dhe thjesht shkelsa ligji dhe qe sot kan dal te ter te persekutuar se duan te xhvasin sa te mundin ne kte sistem piramid , qe punojn qorrat dhe han horrat , tregoi te verteten per kohen e PPSHse qe 100 per 100 e shqiptarve ishin ne pun , qe shkollat ishin falas dhe me nje kualitet te mrekullushem ,qe spitalet ishin falas dhe qe ishim nje popull me dinjitet ku jeta e gjithsecilit nga ne ishte e garantuar , tregoi zerit amerikes bugajski qe mrekullia e demokracis nuk fillon nga gjoksi çiljetes dhe buzet me botoks dhe mbaron tek bythet me botoks disa kengetareve ordinere dhe tek nje degjenerim total , thuaji zerit te amerikes qe ne komunizem te drejtat e grave nuk kishte byth njeri ti prekte ; ktu nuk flas per te drejta kurvlliku e prostitucioni ; thuaji bugajski se sot ne veri femrat shiten si bagtit me nga 200 euro me keq se skllevrit ne kohet parahistorike , SHQIPRIA qe ti flet nuk fillon ne linx te tiranes e mbaron ne kashar o genjeshtar , por esht i gjith teritori nga dragobia deri ne konispol shikoi si jetojn me çfar dinjiteti sot , e çfar dinjiteti kishte familja SHQIPTARE ne at koh , perse te ter ju mashtrusit e genjeshtaret vini perdit nga nje tull ne kte piramid genjeshtrash te kti sistemi piramid , pse ju sot kurr nuk e thoni te verteten me keq se ne komunizem , bugajski e kuptoj hallin tend nuk ke si ben ndryshe se nuk ta pranon njeri te verteten sot , por me karar mer burr jo kaq shemtuar se e kemi jetuar ate sistem dhe kte sistem , ne nuk flasim qesim por ndryshimi midis meje dhe teje esht se un i them gjerat cop siç ka qen e siç jan , kurse ti kenjen cop se po nuk genjeve sot ngelesh pa un , se ky sistem mizerabel keshtu esht ndertuar themelet e veta i ka ne padrejtesi .
“Ndoshta këtu ka të bëjë edhe e kaluara para komuniste e Shqipërisë me qeverisjet autoritare, plus që ka qenë një vend shumë i varfër. Kur Shqipëria u vu nën kontroll nga komunistët, ajo filloi nga një nivel shumë i ulët ekonomik.”, pranon vete anal-isti. Te tjerat jane perralla. Pranoje more biçim qe Shqiperia ju duhet si nje place d’armes dhe s’ka te beje fare komunizmi, kapitalizmi e bla bla bla…
Krahasoje te djeshmen me te sotmen se numrat tregojn ndryshe
1-sa vuajten dje per siguruar minimumin e jeteses, sot
2-sa u vran per 47 vjet dhe sa jan vrar per 27 vjet
Politikanet e koruptuar dje te arestonin, sot te vrasin
3-sa u burgosen dje dhe sa duhet te burgosen sot per vjedhje ne pushtet, vrasje, krime te organizuar, krime ekonomike dhe per bashkepunim eveprime ku ve ne rezik sigurine kombetare dhe destabilizim
4-sa u internuan ( te hapen dosjet e jo sa deklarojne me fallco se dalin dhe sekretar te pare qe deri ne 90-ne kan qen ne pushtet)dhe sa jan edhe sot ne kurbet qe te sigurojn dokumenta per levizje te lire
5-sa ka te punesuar sot per minimumin e jeteses, dje punesoheshin 100%
6-sa kan sherbimin shendetesor falas apo te siguruar, dje 100%
7- sa jan te sigurte per jeten sot,dje flinim me dyer te hapura
8- dje nuk flisnin lirisht, sot te bardhen e paraqesin te zeze, pa kultur, me injorance,me fyerje, me shpifje, me mashtrime etj etj
9- nuk kish plurarizem( nu krijonin parti),sot krijojne parti per te mare pushtetin per plotesimin e deshirave te tyre kundra ligjeve
10- dje kishin vuajtje politike, sot vuajn nga politika e koruptuar qe sjellin vjedhje, vrasje, krime me prokuror, gjukates, polica e ne pushtetin lokal te koruptuar e te…….
11- dje ishin nje per te gjithe e te gjithe per nje, sot secili per vete e zoti per te gjithe
12-dje ishin nje komb pa mar parasysh prejardhen fetare, sot si te dominojm e te injorojme besimin e tjetrit
13- dje brenda ligjeve e gjeje te drejten tende, sot te drejtat eshte te kapitali te leku (valute),tek partia
Te lumte Bugajsko me fotografite qe ke nxere por nuk pame lypsa qe lypin rrugeve dhe shesheve te qyteteve ose njerez qe vdesin rrugeve nga varferija e skajshme qe eshte katandisur vendi yne ne kete pseudodemokracine tone te shkelqyer. Te te vije turp z.Bugajski qe nuk e sheh realitetin dhe bene propagande per te keqijat e atije sistemi dhe mrekulline e kesaje pseudemokracise qe u instalua ne vendin tone. Thua qe ne komunizme jane vrare njerez, dakort por beje te lutem nje sondazh sa jane vrare per 45 vjet ne diktature dhe sa jane vrare ne kete demokracine tone per 25 vjt. Nuk po beje krahasime te tjera se do dukem se po beje propagande per ate sistem por ama gjerat duhet te thuhen drejt.
janosh ,kam dy pyetje per ty.
e para Cdo drejtues shteti ne bote ne mos mendon me shume per vehte se sa per te teren, te paktem le te themi se mendon ne menyre te barabarte. aq me teper nje mbret dje apo diktator sot dhe luften per pushtet e bejne ne funksion te ketij raporti,pra ne qofte se raporti eshte ne favor te vehtes lufta per pushtet eshte e pameshirshme , ne te kundert jep doreheqjen.pyetja eshte Enver hoxha pushtetin e mbajti per vehte se donte te pasurohej, ( cfar i la familjes) si gjithe politikanet ne bote, apo per shqiperine ?
e dyta Cfare drejtimi ekonomik kemi?socializmi e percaktoi vend bujqesor-industrial, sot pas 27 vjetesh si analist qe je a mund te ma percaktosh.
KERKESE. je i lutur bej nje emision apo jep nje interviste per keto dy pyetje
Faleminderit te nderuar komentues qe jeni realist mbi realistet e thoni te verteta te pakundershtueshme.
Ketu ku jemi, themi themi me plot gojen: -jemi shqiptare e trashegojme ato veti e cilesi te njeriut te punes,trashegimi brezash shqiptare .Keq na vjen sa Turp, per sa mesojne,turistet qe vizitojne vendin tone e habiten sa shohin, dy te kunderta: -Ate vend bekuar zoti,-lene politikat zbatuar ne mjerim ate vend.
Me te drejte na qortojne e thone:-Lihet ai vend PERLE, qe e ka bekuar zoti me te tera?! Ne ulim koken.
Bashkeqytetaret tane ketu(kanada),tashme,fal shtetit human,shumica bere me dyshtetesi, si shtet human qe eshte,)Na qortojne me te drejte ata,se nuk dime te kerkojme te drejtat tona,para atyreve, qe sollen keto dite mjerimi per shqiperine.
Ndoshta me ate te drejten e VOTIMIT dhe te emigranteve, do te mesoemi te kerkojme te drejtat tona,si po i gezojme ketu,edhe pse Emigrante. Falenderojme kete shtet;- verte shtet te qytetareve pa asnje dallim.
Me sa lexova keto komente vertet te pjekura dhe vene piken mbi “I”, sa ca perpjekie te qeverise per ndryshim,them se do kemi mbrodhesi .
UNITET UNITET mendimi e veprimi. mjaft me ndasi PARTIAKE sa dhe ato fetare-(partite dhe sektet fetare kane statuset e tyre,ne shtetin demokratik),kjo fatkeqesisht kuptuar keq.Harrojne ate thenien LAPIDAR: te Rilindasve tane:-FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIA.”Feja eshte individuale, Atdheu eshte i te GJITHEVE Bere NJE! ashtu si: VOTA shprehie e vullnetit popullit .!
Ne na udheheq amaneti : Bjeri botes ane e mbane po mos e harro VATANE ! Me ju dhe atdheun jetojme !
Respekt per “Zerin e Amerikes” po Ju z, Bugajski,sikur stononi me pergjigjet tuaj! Me falni se eshte e drejta juaj.Ato fotografite “zgjedhur” flasin vetem per njeanshmeri politike ne negativitet.
Ndjese- Me zemer NENE atdhetare
NENE PASHAKO D.