Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn ku diskutuan për disa orë.
Sipas Partisë Demokratike në bashkëbisedimin mes tyre zuri vend situata aktuale politike pas publikimit të përgjimeve mes dy trafikantëve ku përmendnin emrin e ish – ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Basha dhe Hahn diskutuan rreth evoluimit të krimit të organizuar që, për shkak të përkrahjes nga qeveria Rama, po pastron paratë e pista dhe inkriminon segmente të tëra të ekonomisë, përfshirë ndërtimin dhe sektorin bankar.
Basha dhe Hahn ndanë të njëjtin mendim se integrimi europian i Shqipërisë duhet të jetë i bazuar në meritë dhe se vendi ka nevojë për prova të forta të zbatimit të paanshëm të reformës në drejtësi, si dhe për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që në Shqipëri të mos ketë më të paprekshëm,” shkruan komunikata e përcjellë nga Zyra e Shtypit e PD-së.