Harta e re me të dhënat e OKB-së, zbuloni si do të jenë shqiptarët në vitin 2060

10 Nëntor 2017, 09:10Sociale TEMA

Plakja e popullsisë dhe emigracioni do të bëjnë që në vitin 2060, mosha mesatare e popullsisë të Shqipërisë të arrijë në 48 vjeç, parashikon OKB, nga 37 vjeç, që është aktualisht, sipas INSTAT.

Harta, që është krijuar në formën e një animacioni, nga eksperti i vizualizimit të të dhënave Aron Strandberg, tregon moshën mesatare të vendeve evropiane midis viteve 1960 dhe 2060, përfshirë dhe Shqipërinë.

Duke filluar rreth një dekadë më vonë, ju mund të shihni se OKB i projekton disa vende evropiane që të arrijnë një moshë mesatare 50 ose më të lartë. Kjo përfshin vende si Spanja, Italia, Portugalia dhe Greqia, dhe më pas Gjermania, Polonia, Bosnja dhe Kroacia.
Shqipëria, sipas hartës, në vitin 2060 do të ketë si moshë mesatare nën 50, por gjithsesi në nivele alarmante.

Shifrat tregojnë për moshën 48 vjeçare, gjë që reflekton edhe studimet e mëparshme rreth plakjes së shpejtë të popullsisë që do të pësojë vendi ynë.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Irlanda, Skandinavia dhe vendet ish-sovjetike do të jenë më të reja – por vetëm për pak. Mosha mesatare në këto vende deri në vitin 2060 do të jetë në fillim të mesit të dyzetë.

Arsyet që sjellin plakjen e popullsisë sipas OKB, të përmendura më herët, janë rënia e lindshmërisë, arsyet ekonomike, si dhe sfida demografike si emigracioni, me të cilat bota duhet të luftojë në vitet e ardhshme.

Megjithatë, një problem me rëndësi të veçantë – të paktën në vende si Evropa dhe Amerika, që vjen me moshimin e popullsisë është rritja e kostove të kujdesit shëndetësor dhe zhvendosjen e ekonomive.

Në një studim të mëparshëm po të Organizatës së Kombëve të Bashkuara, projeksionet globale mbi popullsinë nga viti 1950 deri në vitin 2100 tregojnë për një rënie drastike të popullsisë shqiptare.

Në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë 1,754,540 banorë me një rënie prej 1.2 milionë personash nga popullsia aktuale (2.9 milionë) sipas portalit të OKB.

Përveç rrudhjes në numër shihet një përkeqësim i ndjeshëm i vitalitetit të popullsisë. Shifrat tregojnë se në këtë vit, rreth 546 mijë persona janë mbi 60 vjeç, si dhe shihet një nivel i ulët inumrit të lindjeve. Në vitin 2100, numri i personave mbi 60 vjeç do të jetë më i madh se personat nën këtë moshë.

Një ndër shkaqet e përkeqësimit, sipas raportit, është emigracioni, ku sipas të njëjtit burim që nga viti 1990 ka emigruar 20% e popullsisë së vendit, shumica në Greqi dhe Itali.
Mosha mesatare e popullsisë shqiptare është rritur vazhdimisht. Në vitin 2007, sipas INSTAT ishte 32.1 vjeç.

7 komente në “Harta e re me të dhënat e OKB-së, zbuloni si do të jenë shqiptarët në vitin 2060”

  1. Xyz says:

    Habitem me këto statistika kaq të pasata që jepen nga OKB-ja. Në Shqipëti një fëmijë në shkollë fillore edhe mund të gënjehrt me këto faje nws.
    Më vjen keq që dhe gazetat tona i botojnë pa u thelluar. Tung
    Xyz

  2. Toni D. says:

    Artikulli i mesiperm duhet ti n’digjojme zerin e tgf. forca shprehu.

    1. tfgs1 says:

      sunitaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,shkuat per lesh………….hahahahaha!
      keshtu ndodh kur me shume i ”bini” sumes[mes gyzelesh] sesa ”topit” te Hanemes………….por edhe per kete problem,RAMA e beri zgjidhjen: shtoi mujahedinet,mjere ”topi” apo suma juaj cdo te heq…………..allah uakbar!

      1. tarasi says:

        Po ja o tfgs1 , bena sevap se po vjeterohemi , dergoe ketej nga Shqiperia mamane tende , te risim pak statistikat , te kalojme mire ,te mbushet shqiperia plot me ciliminje me prejardhje greke si puna jote , do jemi te gjithe vellezer , po dhe ti nuk do shkruash me me kaq urejtje , pa pak fjale OK te gjitha , dhe mamaja jote do behet heroine ,ne statistikat e OKB-se do shkruet me germa te arta :kjo grua shpetoj nje komb te tere nga vjetersia ……..tani bythen do ja shqyejm , po cte bejme tani per hir te statistikave behen dhe gabime ..dhe si thua zotrote ALLAH UAKBAR……..

  3. Arjani says:

    OKB-ja eshte bere organizate qesharake.

    Servia sot qe flasim e ka mesataren e popullsise 47 vjec dhe keta e bejne 47 vjec edhe mbas 40 vitesh!

  4. #a#=°°° says:

    Kismet deri atëherê. .të jemi gjallë.?
    Europianêt e bardhë do pakësohen e bëhen minoritet né atë kohé .
    Europën do ta popullojnë kinezét,indianët,afrikanët, arabët, amerikanët jugorë etj.Këta po shtohen me shumicë. Të na rruajë globalizimi për këtë.

  5. Ladi says:

    Mosha mesatare nuk ka te beje vetem me lindjet por edhe me jetegjatesine dhe emigrimin e te rinjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje