Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë zgjedhur të jenë bashkë sot për të kujtuar një datë historike, siç është 10 nëntori, 73-vjetori i clirimit të Librazhdit.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se Lufta Antifashiste Nacional- Çlirimtare është inspirim për brezat e rinj dhe të gjithë duhet të vendosim interesin kombëtar përpara interesave të konjukturave politike.
“Ne dhamë një shembull shumë të mirë për të gjithë politikën shqiptare. Me kryetarin e PD, kryetarin e bashkisë dhe të gjitha forcat e tjera politike, ne jemi të gjithë bashkë për të festuar këtë ditë kaq të rëndësishme të historisë së rrethit tonë.
Dhe kështu do të jemi së bashku edhe në 28-29 nëntor, sepse këto janë ditë të shënuara në historinë e një kombi, që lirinë e ka fituar me forcat e veta”, deklaroi Balla.
Në ditën e clirimit të Librazhdit u zgjodh jo pa qëllim të inaugurohej edhe rruga e Çermenikës, një aks i rëndësishëm që u shërben disa fshatrave dhe prej shumë kohësh ishte kërkuar nga banorët e kësaj zone.
Doja domosdoshmërisht që këtë rrugë ta inauguronim ne ditën e clirimit të Librazhdit e jo pa qëllim, sepse ndër të gjitha krahinat e njësitë e Librazhdit,
Çermenika ka një meritë të pakontestueshme në kontributin që ka dhënë në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare”, tha Balla.
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Librazhdit tha se rruga e Çermenikës ishte një investim i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, por terreni i vështirë i Librazhdit kërkon ende shumë investime, sidomos përsa i përket infrastrukturës.
— Ini te vonuar mor Taulan djali, ” dasma ” po mbyllet dhe krushqit po ikin.
… Mbase 3 ose 4 vitet e para, deri ne nje fare mase. ishte i domosdoshem ashpersija i e diversitetit te mendimeve. Por , pa djegiet e shkaterrimet qe pame e pasuan me von deri me 97 e 98 e famshme.
….. Ne se do te ishte hecur me parrullen e famsheme “OPOZITARE, POR VELLEZER”, .” BASHKEFAJTORE DHE BASHKVUJTES ” , Ne se do ish punuar nga te dy krahet me moton: “ASGNJE TE MIRE E TE DOBISHME TE MOS E PRISHIM , CDO GJE TA BEJME ME TE MIRE E ME TE BUKUR.:” , Ne se brezi persekutuar politikisht, do ish vleresuar e mbeshtetur qe ne fillimet e para, Shqiperija Me potencialet intelektuale qe zotronte do te ishte sot . mbas 27 vjetesh te pakten nder shtetet me te konsoliduara te Ballkanit perendimor.
…. Rrethet si Librazhdi yt, Permeti im, Skrapari
Kolonja e ndonje tjeter e kane cfaqur qe ne fillim bashke ekzistencene nderrimin paqesor te qeverisjes, bashkevleresimin e ngjarjeve te medha historike e te figurave kryesore te cdo krahu, kjo nuk ka ndodhur dhe akoma nuk po ndodh ne disa qytete perfshi. Tiranen dhe ate parlamentin tend qe e kini kthyer si folene e grenxave te ligesis.
…. LE TE SHPRESOJM QE SHEMBULLI I LIBRAZHDIT TUAJ TE SHIKOHET NE TE GJITHE,SHQIPERIN.
T. V. NY. USA