"Furtunë" në Prokurori, lëvizje në disa qytete, ja emrat e rinj

10 Nëntor 2017, 15:39Politika TEMA

Një ‘furtunë’ ndryshimesh kanë prekur ditën e sotme Prokurorinë. Report Tv mësoi emrat e prokurorëve që lëvizin në disa qytete.

Kështu, Ramadan Troci, i cili ishte në Prokurorinë e Vlorës, është kthyer prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë, në vend të Trocit në Vlorë shkon Ardian Ylli, i cili deri tani ka ushtruar detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Fierit.

Ndryshime do të ketë edhe në Prokurorinë e Shkodrës, ku do të marrë drejtimin e këtij institucioni Anton Martini, i cili ishte deri më tani në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Nga ana tjetër, Granit Shehu që ishte drejtuesi i organit të drejtësisë në Shkodër do të kthehet prokuror në Tiranë. Ndërsa, kryeprokuror i Fieri komandohet Pali Decollari.

Këto lëvizje u bënë me vendim të Këshillit të Prokurorisë, pas një mbledhjeje të mbajtur këtë të premte. Emrat e mësipërm i janë propozuar kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe pritet firma e tij për miratim.

5 komente në ““Furtunë” në Prokurori, lëvizje në disa qytete, ja emrat e rinj”

  1. quokka bo nomi ne albanistan says:

    furtune ne trunin tuj..se furtune tjeten, sdime gjo na…..

  2. Hetues i vjeter says:

    O tema po ska me keshill prokurorie, esht thjesht Tik llalla qe rregullon shoket dhe dy levizjet Adrian Ylli ne Vlore dhe Granit Shahu ne Tirane jane levizjet e Ilir Metes
    Le te merret me bashkqeverisjen ne Facebook Rama se Meta e Berisha komandojne gjyqsorin e prokurorine,
    Do e kuptoje gafat qe po ben kur ta gjeje veten nen hetime apo burg si koleget e vete neper ballkan

  3. Alban Dega says:

    GJARPERIT PO NUK IU PRE KOKA BEHET DCHE ME HELMUES

    E koka e gjarperit te kamikazeve te promurorise eshte Gjysmagjeli 50/50 i Sali Metes, Adriatik Palla !

  4. lora says:

    Llalla ne fund te frymemarrjes ben ca levizje koti se mbase i bien topet dashit.

  5. ela says:

    qokat e fundit,leket e fundit qe mer Llalla,se3 ja con metes.Meta do e mar ne presidenc dhe te dy do perfundojne 313

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje