Me kërkesë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mbreme, policia e Tiranës ka kontrolluar e banesën së gjyqtarit të Apelit, në Tiranë, Shkelqim Miri. Gjyqtarit i janë gjetur në banesë rreth 300 milionë lekë.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se prokuroria ka disa muaj që po heton për dyshimet për korrupsion rreth gjyqtarit. Sipas grupit të hetimit, gjyqtari i Apelit dyshohet të ketë marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.
Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. Shtetasi i akuzuar quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA. Shtetasi Gentian Doda njihet si “kundërshtar” i famijles ‘Dedja’.
NGJARJA PËR TË CILËN BËHET FJALË:
Në korrik të vitit 2016, prokuroria e Matit ka kërkuar dënimin me 20 vjet burgim për Gentian Doda, i ekstraduar nga SHBA në 2012 i akuzuar për vrasjen e Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 1997. Autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima
Përpasjet e ashpra ndërmjet dy grupeve rivale janë shtrirë edhe në qytete të tjera.
Në vitin 2010, në Tiranë është vrarë edhe vëllai i viktimës, Halil Dedja, i cili u gjet i vdekur në hyrje të pallatit ku banonte. Ditën e ngjarjes së vitit 1997, autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja janë konfliktuar verbalisht dhe më pas, i pandehuri e ka qëlluar me automatik, duke e plagosur rëndë. Nga plumbat ka mbetur i vdekur aksidentalisht Asllan Gjoka. I plagosuri ka mundur të mbijetojë vetëm dy ditë për shkak të plagëve të marra, por ka arritur t’u tregojë familjarëve se kush e kishte qëlluar, duke identifikuar Gentian Dodën.
Menjëherë pas krimit, i pandehuri është larguar jashtë Shqipërisë dhe është arrestuar në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Pas ekstradimit, i akuzuari kërkoi rivendosjen në afat dhe rishikim të dënimit të dhënë më parë ndaj tij për këtë vepër penale.
Turp sa turp, une jam pro per cdo gje kunder gjyqtareve e prokuroreve. keta paskan qene me kriminelë se kriminelet. Keto paskan qene monstrat e Shqiperise. keta paskan qene horat e ketij vendi. Keta paskan qene dhe jane me te korruptuarit ne Shqiperi. keta paskan qene me zemer sketerret dhe dashakeqasit e popullit shqiptar. Jo vetem te pushohen nga puna, jo vetem te gjykohen, por edhe te debohen nga Shqiperia. Çfare nuk i bene ketij populli, i bene ate qe s’i beri Enver Hoxha per 50 vite regjimi komunist.
Gazetare qe nuk dijne te shkruajne shqip dhe sigurisht qe nuk mund te dijne se si shkruhet Los Angels (qe eshte ne shumes).. dhe u mjaftojne dhe te ashtuquajturve redaktore qe vetem te percjellin lajmin..Turp.. mendohet qe kane mbaruar shkollat e mesme apo te larta.. Mesoni se si shkruhet ne shqip pastaj pretendoni te botoni..
Ky gjyqtari ka qene ortak me Alaudin Malaj. Verifikoni te gjitha gjyqet e rendesishme qe jane zhvilluar ne Gjykaten e Apelit. Ne te gjitha trupat gjykues ishin bashke Alaudin Malaj dhe Shkelqim Miri. Ka qene dhe ne gjyqin e Gerdecit. Nje arsye per tu hapur si gjyq.
E njoh personalisht , eshte shume i ndyre., burgun e ka pak, ka vjedhur shume.
NE BURG QENIN esht i rrezikshem per shoqerin shqiptare. batakçinj te felliqur.
Cudi dhe lajm do ishte qe dhe njeeeee i vetem nga keta te mos merrte leke?
Edhe thone kur flet drejtesia duhet te heshtet. Kjo eshte fjala me e ndyre e politikaneve
Vetëm litari mund tja sqarojë idetë këtyre shtazëve.