"Hahni dhe kazani"/ Rama i përgjigjet Top Channel: Jeni katandisur shumë keq...

9 Nëntor 2017, 20:25Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj televizionit Top Channel lidhur me një lajm të publikuar gjatë ditës së sotme për lirinë.

Në lajmin e Top Channel, thuhet se komisionari Hahn vuri theksin tek besueshmëria e mediave ndërkohë që duke iu referuar Ramës, Top-i shprehet se kreu i qeverisë nuk iu referua mediave si “kazan mediatik” e as me epitete si “idiotë, të paaftë, injorantë” si dhe nuk u transmetua nga kanali i Ramës ERTV si zakonisht.

Lidhur me këtë lajm, Rama ka “sulmuar” televizionin, duke thënë se është vet Top Channel që ka gënjyer publikun, pasi sipas tij, ERTV e ka dhënë live konferencën në faqen e kryeministrit në Facebook.

“HAHNI DHE KAZANI

Ky është titulli i lajmit të Top Channel që mund ta shihni bashkëlidhur.

Në lajm, siç do ta lexoni, thuhet se kryeministri e cilësoi median si të pabesueshme.

Po, e vërtetë, kështu mendoj! Por si për ta vërtetuar me dëshminë e vet se sa të pabesueshme janë mediat, Top Channel, siç e shihni, e informon publikun se konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin nuk u transmetuan në ERTV!

Ju të gjithë tani mund ta shikoni vetë provën e kësaj gënjeshtre me bisht, nëse zbrisni në postimin e dytë të ditës dhe klikoni videon e dhënë live nga ERTV.

Tani pyetja që vjen vetiu është: Nëse një televizion kombëtar që ka bërë histori falë gjenialitetit të të ndjerit Dritan Hoxha, është katandisur sot të gënjejë kaq hapur, edhe për një fakt kaq të thjeshtë, si mund të quhet e besueshme media në Shqipëri?” shkruan Rama.

Aritikulli i Top-Channel

13 komente në ““Hahni dhe kazani”/ Rama i përgjigjet Top Channel: Jeni katandisur shumë keq…”

  1. Tarrasi says:

    E pra se kjo eshte prova e vertetesise : e dha ERTV apo nuk e dha ERTV. – E lagu, s’e lagu !

    1. Skupi says:

      Fiks. Jane kazane dhe kta…

  2. pedro i ri says:

    Top channal ka fillu me codu pak nga Serioziteti qe e ka karakterizuar gjithmone

  3. xha Braho says:

    Jam plotësisht dakord me zotin Kryeministër kur i cilëson mediat tona si media kazani ,por në rastin konkret ka gabuar. Në lajmin në fjalë, Top Chanel, pavarësisht interpretimit të lajmit për të cilin edhe unë nuk jam dakord, ka qenë korrekt me faktin e shprehur për praninë e mediave në konferencën për shtyp duke vënë në dukje se ndryshe nga herët e tjera në këtë konferencë nuk ishte vetëm ERTV. Po të lexohet me kujdes kuptohet që nuk ka gënjyer siç pretendon zoti kryeministër. Ja çfarë thotë Top Chanel : Gjithashtu konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me komisionerin Hahn, nuk u transmetua siç transmetohen rëndom aktivitetet e tij, ekskluzivisht vetëm përmes kanalit të tij personal televiziv ERTV, por pati edhe kamera te tjera.

  4. Niko says:

    Edhe topi doli armiku i yne,po si sju vjen turp mor idiota,ja ku keni arritur qe qdo shkrim apo kronike kundra rames eshte armike,ju me duket se edhe ne by….tju fusi rama gezoni sepse eshte nga partia,prandaj nuk behet ai vend sepse politika si majtas ashtu edhe djathtas ju ka kthyer ne dele o te mjere,kam 25 vite qe jetoj jasht dhe po na neversni qe te kthehemi ne vendin tone .eshte 2017 dhe akoma vazhdon populli shqiptar te mos shohi hallet e veta por te partise sa te jeni ju keshtu e me keq do shkoj ai vend njerez pa verteber

  5. Luli says:

    O do i lepish bythen ketij psikopatit o je kazan,rruge tjeter nuk ka.Po Mero ku hyn e di njeri?

  6. Lili says:

    Problemi si per Televizionet si per Ramen,eshte se askkush nuk i beson me as njenjit as tjertrit….

  7. Boby says:

    Dinamit për peshqit e mëdhenj, rrugë tjetër ska

  8. LILI says:

    O koqe;; po Top channel te solli ne pushtet, me duket se ke marre dy viza ne vend te njeres.
    Mosmirenjohes!!

    1. edi says:

      LILI! Ti je ai shoferi qe u be drejtor???? Mjere Tani qe iku, se tani TOP-i eshte kthyer ne bordello…. shihni pederastet ersekare, mos u merr me cunin e Tirones……

  9. topi says:

    Top chanel eshte pasuri kombetare e nuk duhet basarduar nga familja Hoxha e disa gazetaruce

  10. Qifja ut says:

    Sa te jete Klani i Sandrit, i plasi topi Rames per kanalin…….;-)

  11. Lumi says:

    Drejtesia dhe media Jane mesuar te mos u flas njeri. Kane bere cfare kane dashur e kane thene cu ka dash bytha. Jane fuqizuar duke I sherbyer politikes dhe si pjese e korrupsioni. Tani kane rene ne usta e do reformohen patjeter edhe ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje