Balla i përgjigjet Bashës: Shkarko Kapllanajn, siç bëmë ne me Roshin. Balili është i LSI, jo yni

9 Nëntor 2017, 17:43Politika TEMA

Pas fjalës së kreut të opozitës Lulzim Basha, është përgjigjur kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

Në fjalën e tij Balla deklaroi se Basha di vetëm të gënjejë dhe nuk di t’i dali problemeve ballë.

“Basha di vetëm të gënjejë, nuk di t’u dalë problemeve përballë.

Ti i je fshehur drejtësisë si askush tjetër për skandalin e rrugës Durrës-Kukës, je fshehur me raporte mjekësore.

Nga Holanda ke mësuar vetëm fjalën kanabis”, tha Balla.

Si mund të jesh kaq gënjeshtar, pasi Klement Balili nuk ka lidhje me Partinë Socialiste. Është i LSI-së.

Nuk ka asnjë lidhje me ne, mos gjënje më.

Nipi i Balilit është kryetbashkiaku i Delvinës i propozuar nga LSI.

Apo se LSI sot është në krahun tuaj ky qenka sot i PS. Jo, nuk ka lidhje fare me PS.

Dhe Lulzimi erdhi këtu e hodhi të njëjtat akuza.

Mund ta pranonim përgjegjësinë kur ishim në koalicion me LSI, por jo sot. 

Të njëjtën gjë bëre me Agron Kapllanaj, pasi po mban në detyrë një kryebashkiak të korruptuar dhe të dënuar me vjedhje.

Agron Kapllanaj preket nga ligji i dekriminalizimit, nuk ka gjë që e shpëton, por e shpëtoi urdhri i Bashës përmes Klement Zgurit.

4 anëtarë të KQZ dhe për turp edhe ai i LSI-së, mbajtën në detyrë një kryebashkiak të akuzuar, arrestuar dhe dënuar për vjedhje makinash e shtëpish në Itali.

S’i nuk ju vjen turp që flisni për kriminelë kur keni kriminelë në parti? 

Doni zgjedhje, hajdeni ta provojmë në Mallakstër, ne të vetëm, ju të gjithë bashkë, tha Balla.

3 komente në “Balla i përgjigjet Bashës: Shkarko Kapllanajn, siç bëmë ne me Roshin. Balili është i LSI, jo yni”

  1. Albani says:

    Klement Balili eshte I LSI-se?
    Nuk ka lidhje me ju?
    Te qifte qeni nenen atehere,sepse ju takon ju ta arrestoni,dhe mos arrestimi tregon qe eshte dhe I juaji,ashtu si shume te tjere qe nuk I dime ende.
    BIRNA KURVASH ATA QE IKEN,BIRNA BUSHTRASH JU QE ERDHET.

    1. lora says:

      o alban trimi mshefur! nuk eshte Balla kryeprokur, alban, i di gjerat ne shtetin ligjor pseudodemokratik? Apo s’ka gje , thua dhe ti nje llaf se paske pasur pak kohe. Ketu ne mediat direkte zbulojne veten idiotet, budallenjte cmirezinjte, maskarenjte kriminelet , hajdutet, tradhetaret se nuk i sheh njeri.O trima!

  2. astrit says:

    O z. Balla. Pse ankohesh per KQZ. Kryetari i ketij institucioni a ishte i PS?. E hoqet per zgjedhjet per t’i bere qejfin PD, tani pse nuk e ktheni perseri? Po kete te LSI-se qe ka kaluar ne opozite, pse e mbani ende?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje