A është Zoran Milanoviç, këshilltar i Ramës?

9 Nëntor 2017, 12:27Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin Hahn se Zoran Milanovic, ish- kryeministër i Kroacisë është një nga këshilluesit e tij më të mirë.

Pyetja i është bërë gjatë konferëncës së sotme nga një gazetar kroat, i cili i tha: “Flitet se Zoran Milanovic është një prej këshilltarëve tuja, duam ta dëgjojmë nëse është e vërtetë”.

Rama u përgjigj:

Kroacia është e jashtëzakonshme, është një shembull fantastik i mënyrës se si ta ndjekim këtë ambicje.

Zoran është një mik i madh, i kam kërkuar këshillim dhe do ti kërkoj sa herë ta takoj, më duhet t’i them se ai është kaq i mirë me mua se asnjëherë nuk është i vonë kur jep këshillat e tij”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje