Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet ambasadorit Donald Lu, kërkuan arrestimin e kokave të para të krimit në Shqipëri, duke vendosur si afat ultimativ, ditët dhe javët para të vitit 2018.
Për shembjen e kështjellës së krimit dhe më pas të korrupsionit elitar në Shqipëri, amerikanët u kanë ofruar një ndihmë të shumëfishtë autoriteteve shqiptare, me investime logjistike, angazhim të dy agjentëve të FBI në hetime, shuma monetare, asistencë teknike, dhënie informacioni për rrjetet e trafikut të drogës etj.
Ndërkaq, një ditë pas publikimit të strukturës së Task Forcës Speciale për luftën kundër krimit të organizuar, Shqiptarja.com sjell detaje mbi veprimtarinë e strukturës së re, për të cilën ndërkombëtarët kanë pritshmëri të mëdha.
Fillimisht, Taksa Forca Speciale në nivel qendror, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, agjentët e FBI, ekspertët e Gjermanisë, Italisë dhe eksperten britanike, do të analizojnë informacionet e mbledhura deri më tani nga organet ligjzbatuese përkatëse, rreth veprimtarisë së grupeve kriminale.
Krahas analizës së informacionit, struktura e re, në bashkëpunim me struktura partnere homologe ndërkombëtare, do të përditësojë dhe mbledhë informacione të reja rreth botës së nëndheshme të krimit në Shqipëri dhe lidhjeve me politikën, për të nisur një hetim kompleks dhe vijuar më pas me procedimet penale. Kjo do të jetë faza e parë e veprimtarisë së Task Forcës Speciale për luftën kundër krimit të organizuar.
Faza e dytë
Faza e dytë konsiston në intensifikimin e hetimeve komplekse dhe të përbashkëta, me agjentët e FBI dhe eksperten britanike, duke përfshirë edhe aplikimin e metodave speciale të hetimit, për të mundësuar zbulimin dhe goditjen e grupeve kriminale, ku përfshihen financues, organizatorë, trafikantë, ndërlidhës, kultivues dhe shpërndarës. Shqiptarja.com ka mësuar se Task Forca Speciale për luftën kundër krimit të organizuar, agjentët e FBI, struktura të tjera partnere homologe ndërkombëtare, njësia e inteligjencës financiare shtetërore, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Prokuroria për Krimet e Rënda, strukturat e policisë, shërbimet informative, specialistë të Hetimit Tatimor dhe specialistë të Hetimit Doganor, si pjesë e një njësie të përbashkët hetimore, do të nisin verifikimin e lëvizjes së parave në institucionet bankare dhe shoqëritë e transfertave monetare. Më pas hetimet do të shtrihen tek zyrat zyrat noteriale si dhe të Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për identifikimin e pasurive të kokave të krimit. Në shenjtër do të jenë edhe zyrat e këmbimit valutor, ekspertët kontabël, kompanitë e sigurimeve, subjektet e lojërave të fatit dhe shoqëritë e qiradhënies financiare (Leasing). Sa i takon metodave speciale, në hetime do të përdoren pajisje sekrete, të mundësuar nga partnerët ndërkombëtarë.
Faza e tretë
Faza e tretë e veprimtarisë së strukturës së re kundër krimit konsiston në procedimet penale dhe arrestimin e peshqve të mëdhenj të krimit në Shqipëri. Suksesi i Task Forcës Speciale nuk do të varet vetëm nga cilësia e hetimeve, por edhe nga vendimet përfundimtare të gjykatave për personat që do të vihen nën akuzë. Në fund të aksionit, Task Forca Speciale do të bëjë një listë me grupet kriminale të goditura dhe të shkatërruara, listë me personat e dënuar si dhe do të propozojë ndryshime të mundshme në legjislacion.
Shih, Shih, cna thone…une kujtova se fillon nga Kryeministri dhe Presidenti dhe peshqit e medhenj te LUlUse.
Levizje e zgjuar do thoja une,tani krimi eshte i mberthyer nga te 4 anet ska ku te shkoje.
Nuk ka ku te shkoje me mire se sa nje bashkepunim gjithperfshires me disa prej vendeve me me ndikim e me te zhvilluara qe po na japin mbeshtetje dhe asistenc konkrete cdo dite.
He mu lumt.Keshtu bejeni.Nxirni parat e hajduteve politikan,prokuror,gjykates etj,dhe futeni ne burg,se e kane rjepur kete popullt te shkrete dhe te varfer.
kjo eshte puna dhe perkushtimi qe gjithsecili nga ministrat para teje kam pasur mundesine per ta ber po se ndermoren asnjehere nje hap te tille mirenjohje per punen qe po ben dhe jam i bindur qe do ja dalesh te fitosh dhe me shume sfida per te bere nje shqiperi me te mire.
me ne fund nje lajm i mire per popullin.me ne fund po luftohet sic duhet krimi i organizuar
Goditja e pasurise kriminale strategjia e duhur per te futur ne kurth bandat kriminale.
bashkepunimi me strukturat homologe nderkombetare tregon se me ne fund po behet dicka konkrete ne te mire te vendit tone.shpresojme qe rezultatet e duhura te vijne ne fund
Tani ne kete kohe, duhet te kete vetem lufte te perbashket mes vendeve per te patur nje luft efikase ndaj krimit.
te ndryshosh cdo gje eshte e veshtire por jam e bindur qe do ndryshosh aq shume sa shqiperia do te kete nje “pamje” te re jo vetem per shqipetaret por edhe per nderkombetaret, nje ndryshim rrenjesore si aswnjehere me pare.
Te godasesh pasurine e bandave kriminale eshte njesoj si ti godasesh ato vete.Pa pasurine qe kane vene ne rruge te paligjshme ata nuk levizin dot dhe po levizen do kapen menjehere.
Partneret e huaj ofrojn bashkepunim duke pare gatishmerine e policis dhe vullnetin e mire per te luftuar krimin e organizuar ne vend .Ka shume pune per te bere por ama fillimi duket i mbare dhe shpresdhenes