Ministri britanik për Evropën dhe Amerikën, Sir Alan Dunkan në një intervistë për televizionin Ora News, ka folur për çështjen e cila po ngjall shumë debat në Shqipëri.
Në intervistën e tij ministri britanik ka thënë se është njohur me çështjen Tahiri dhe po e vazhdon atë, por sipas tij nuk i takon që të përfshihet dhe të tregoj institucioneve shqiptare se çfarë duhet të bëjnë.
A jeni i informuar për akuzat për përfshirjen e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri në krimin e organizuar?
Sigurisht që jam i informuar për akuzat, për zhvillimet por kjo është një çështje e sistemit të drejtësisë shqiptare, shtetit tuaj të së drejtës. Sigurisht ne vëzhgojmë por nuk na takon ne të përfshihemi dhe t’ju tregojmë se çfarë duhet të bëni.
A jeni të shqetësuar se politikanët shqiptarë mund të jenë të përfshirë në krimin e organizuar?
Unë nuk jam në pozicionin të gjykoj. Nuk i di të gjitha veprimtaritë në Shqipëri por ajo që mund të them është që ne duam të punojmë me qeverinë për t’u siguruar që nëse ka njerëz që bëjnë gjëra të gabuara, të mos ia hedhin paq, të përjashtohen nga sistemi dhe jo të bëhen pjesë e sistemit.
Pra ajo që ne duam është që në Shqipëri ku krimi i organizuar nuk është parë ndonjëherë në partneritet me qeverinë, bizneset apo me këdo, duhet të zhduket tërësisht nga vendi dhe kultura e tij në mënyrë që ju të keni qeveri të pastër, biznes të pastër dhe jo krim të organizuar, sepse nëse keni krim të organizuar, ai dëmton njerëzit e mirë, dëmton reputacionin e vendit dhe në fund të gjithë vuajnë.
Per keto tema eshte mire qe keta te mos flasin . Qe u katandis Shqiperia ne kete fare gjendje eshte mos angazhimi i Aleatve serjozishte me problemet tona qysh kur rrezuam diktaturen. Tatpjeta filloj kur pushtetin ja dhan Sali kriminelit e te shiturve .Nuk i dinin keta se ke perfaqsonte Saliu .Nuk ju mjaftoje mandati i pare apo i dyte per te kuptuar se ku pa shkonte Shqiperia .
Eshte mire ,qe nese e kane kuptuar, te vene dore te ndihmojne popullin Shqiprate qe te shperoje nga kjo murtaje qe ka 27 vite qe po na i merr frymen .Nuk eshte llogjike qe nje grusht mizash me gjithe keto pasuri te vuajne ne mes te Evropes .Ketu duhet ta filloni e jo na jepni keshilla qe skane kuptim per ne .Te keqen e kemi kuptuar qysh mbas 94. Tani ajo eshte fryre e ka leshuar shume ciban qe kerkon nje Cunam ti marri te gjitha me vete .