Zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee, i angazhuar nga afër së fundmi me Ballkanin Perëndimor, thotë se perëndimi duhet të tregohet më i prerë ndaj udhëheqësve të akuzuar për shkelje apo korrupsion në vendet e tyre:
“Është për të ardhur turp se si udhëheqës politikë të Ballkanit, pavarësisht nga akte të dënueshme, mirëpriten në shumë kryeqytete evropiane, sikur aktet e tyre nuk përbëjnë asgjë të keqe.
Kur qytetet e këtyre vendeve i shohin udhëheqësit e tyre në takime të nivelit të lartë në Evropë dhe Uashington, ata nxjerrin përfundime.
Nëse këta udhëheqës nuk lejohen në takime dhe qarqe të caktuara dhe bëhen të qarta arsyet përse, kjo do të kishte një ndikim pozitiv në zhvillimet e këtyre vendeve”.
Lidhur me reformat në drejtësi që po ndërmerr Shqipëria, diplomati i lartë thotë se ka rëndësi rezultati:
“Ne nuk do të kënaqemi si partner i Shqipërisë me një zbatim të pjesshëm ose me mungesë zbatimi, prandaj do të vazhdojmë të kërkojmë nga qeveria, partitë politike, anëtarët e parlamentit, që të mbajnë zotimet për të zbatuar amendamentet.
Synimi nuk është që të kënaqen Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian, por vendosja e sundimit të ligjit, arritja e statusit të pavarësisë për gjyqësorin”.
po si keshtu? dashke te na bllokosh Edin dhe Meten, sikur Ruci nuk mjafton.
Aman, mos bllokosh Saliun se do qaje me lot ky “qoka” se si duket ka dale nga bishti tij
Aman, mos bllokosh Saliun se do qaje me lot ky “qoka” se si duket ka dale nga bishti tij
… Sali Bisha mund te n’a largohet nga SHQIPERIA dhe fshihet ne vendet Arabe … si do bejme me kete “moster” o zotni ?
Kane Mosken , Kievin , Bukureshtin , e gjithe vellezerit nga lindja e diellit …kush pyet per perendimin ! Po nuk deshet ju liderat tane vijne aty me pasaporte fallco …
Sa shpejt qe u kujtuat!
Fjale e madhe zotrote. E zgjidhe problemin.
Haaaaaaaahahaha! Dje ishin “burra shteti” e “yje ne ngjitje”, Pardje “gjarprinj te kuq” kurse sot “te papranueshem”! Po neser? kush e gjen dot shprehjen?
Kur vete perendimoret nuk gjykojne dot monstrat qe kane ushqyer vete, ç´mut hiqen si te zote e te mençur tani dhe shesin mend duke u treguar te tjereve se si behet gjykimi, demokracia dhe drejtsia? apo, si i thone fjales “ta lajme mutin me shurre”.
or zoti Yee, keni njoftur qeveri me vota masive te vjedhura dhe i keni quajtur demokratike. sikur te kishte bere vaki keshtu ne kohe te Laverit do i kishit shpallur lufte. 25 vjet ja keni vjedhur popullit lirine dhe e keni quajtur “Demokraci”. nje farse ka qene gjithçka. Njesoj do te jete edhe ne te ardhmen. Nuk shiten produkte skarco me logo te vjedhur or ti mik.
Sa legena jane keto amerikanet sa ishte Klinton kete liderin global e takonit, biles ju jepte dhe mend, tani qe u ndrua pllaka dhe beri nja dy gabime saje qorri i thone te korruptuar.