Komisioneri Hahn: Ka progres në luftën ndaj drogës, jeni në rrugën e duhur. Tani presim rezultat nga vettingu

9 Nëntor 2017, 12:22Politika TEMA

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn tha se Shqipëria është në rrugën e duhur për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ai theksoi se BE pret rezultatet e para të implementimit të vettingut, ndërsa përsëriti se 5 prioritetet kyçe, mbeten thelbësore.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, komisioneri u shpreh se vendi ynë ka bërë progres në luftën kundër trafikimit të drogës, si dhe në uljen e numrit të azilkërkuesëve në vendet e BE, dhe kjo është një arritje tjetër e madhe, theksoi Hahn.

“Një nga rezultatet e para është ai që njihet si procesi i vettingut dhe unë pres që rezultatet e para t’i shohim në fillim të vitit. Ecuria dhe progresi me 5 prioritetet kyçe, është shumë i rëndësishëm për të ecur përpara”

Komisioneri vlerësoi se të gjitha këto janë në rrugën e duhur. Shqipëria është në rrugën e duhur, tha ai më tej.

Hahn shprehu gjithashtu angazhimin e BE për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union.

“Duke u bazuar tek fjalimi i Junker, për të ardhmen e të gjithë vendeve të Ballkani Perëndimor, ne do të nxjerrim një strategji për të gjitha vendet, dhe do të ketë edhe një samit të këtyre vendeve, në maj të 2018 -ës. Kjo tregon qartë angazhimin e BE, në lidhje me të ardhmen europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje