Rama ia thotë troç komisionerit Hahn: Shqipëria meriton hapjen e negociateve me BE

9 Nëntor 2017, 12:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferncën e përbashkët për mediat me komisionerin Hahn se Shqipëria e meriton hapien e negociatave me BE.

Duke folur në ambjetet e kryeministrisë Rama tha gjithashtu se Shqipëria ka arritur sukses në luftën kundër kanabisit si dhe u shpreh se ka nisur edhe zbatimi i vetting-ut.

“Sot ndamë me komisionerin qoftë objektivat, qoftë edhe hapat që kemi planifikuar të bëjmë mes Task forcës speciale dhe operacionit “Forca e Ligjit”.

Sot jemi në kushtet kur nga njëra anë e themi me plot gojën që Shqipëria e meriton të hapë negociatat, pavarësisht se si e qysh procesi do të zhvillohet ne do të vazhdojmë të konsolidojmë pozicion tonë lidhur me këtë aspiratë të gjithë shqiptarëve.

Jemi shumë të inkurajuar për rrjedhën e procesit të Berlinit që tregon dobinë e tij dhe na jep mundësira të reja të ndërveprimit në funksion të modernizimit.

Jemi të inkurajuar nga zhvillimet e fundit që në njëfarë mënyrë po e kthejnë erën në favor të rrugëtimit tonë evropian duke sjellë mesazhet inkurajuese për vendet tona nga presidenti Juncker që me shumë kënaqësi do ta takoj në fillim të dhjetorit pas ftesës së marrë ditën e djeshme”– tha Rama.

1 komente në “Rama ia thotë troç komisionerit Hahn: Shqipëria meriton hapjen e negociateve me BE”

  1. Edscobar e Baftjar says:

    Po mundohet shume ylli i kombit per hyrje ne 2050 prandaj dhe citjanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje