Koço Kokëdhima: Rama, një karagjoz me çitjane

9 Nëntor 2017, 10:44Politika TEMA

Koço Kokëdhima i ka kërkuar kryeministrit Rama që të bëjë sa më shpejt transparente aftësinë e qeverisë së tij për të përballuar përrmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera me të cilat parashikohet të përballet vendi këtë dimër.

Çitjanet e Ramës nuk do t’i ndalojnë fatkeqësitë që po na vijnë nga dimri

Ndërkohë që kryeministri, në përpjekje për t’u ikur skandaleve me krimin dhe korrupsionin që po i plasin në oborr çdo ditë, shfaqet si karagjoz me çitjane dhe u vë taksë puseve të ujit, ndërkombëtarët ngrenë një tjetër alarm për popullin shqiptar. Dje u publikua “Raporti Botëror i Riskut për vitin 2017”, i cili e rendit Shqipërinë si vendin më të rrezikuar në Europë nga fatkeqësitë natyrore. Shqipëria rrezikon të preket nga fatkeqësitë natyrore më shumë se çdo vend tjetër në kontinent. Në renditjen globale, vendi ynë është i 39-i, përkrah shteteve si Xhibuti dhe Zimbabve. Por ajo që është më alarmante dhe që implikon këtë qeveri të çitjaneve dhe të drogës është, se vendi ynë ka performancën më të keqe për sa i përket menaxhimit të situatës në rast fatkeqësish natyrore. Madje, në këtë drejtim, vendi ynë ka bërë hapa prapa, pasi një vit më parë, rreziku vlerësohej më i ulët.

ZGJIDHJA, duke ju referuar edhe të dhënave të observatorëve meteorologjikë që parashikojnë në rajon dhe vendin tonë një dimër me shumë reshje dhe të ashpër, i kërkon kryeministrit, që të bëjë sa më shpejt transparente, aftësinë e qeverisë së tij për të përballuar këtë vit përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera që nuk vijnë vetëm nga moti, por edhe nga papërgjegjshmëria e institucioneve qendrore dhe e pushtetit lokal.

ZGJIDHJA i kërkon qeverisë të krijojë urgjent një Task Forcë me synim parandalimin e asaj që ka ndodhur çdo vit; mijëra hektarë tokë e përmbytur dhe humbje të pallogaritshme të popullatës në të mbjella, bagëti dhe në shtëpitë e tyre“, shkruan Koço.

6 komente në “Koço Kokëdhima: Rama, një karagjoz me çitjane”

  1. Lond says:

    Ka me karagjoz dhe psikopat si puna jote or superhajdut, ke vjedh tendra duke shfrytzu mandatin e deputetit, qe kur rama te ftoj tek tepsia shumica e robeve shprehen urrejtje per perzgjedhjen tuaj, ti je robi me i urryer ne politik pas kriminelave te shqupit dhe te LSI.

  2. hysen says:

    Ka mbet pa para Koqja dhe kerkon ndonje tender? Mendoj se i duhet treguar vendi ketij qelbesire.

  3. Qifja ut says:

    Ti je nje kara gjoz pa citjane…………………… ?

  4. wow says:

    foli bubureci i patates.

  5. BE-X says:

    nuk e di, nuk dua te te ofendoje more Qirje, por je njeri NEGATIV!

  6. Ky eshte nje i cmendur me kartele, e dini o njerez. Eshte kuruar ne spitalin psikiatrik ne Vlore.
    Haajdut ordiner. Do e degjoni shume shpejt edhe nga vetingu se kush eshte.
    Njeri pa karakter ne gen. E ka thene Arben Ristani se cfare kane amanet nga te paret ne Qeparo kur bejne krushqi.
    Mos beni krushqi me Kokedhimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje