Opozita në Tiranë përkrah gazetarin malazez që tha “Kosova, veshka e Serbisë”

9 Nëntor 2017, 16:59Politika TEMA

Një reagim i një gazetari malazez, Zeljko Ivanoviç, në lidhje me fjalën e mbajtur nga Kryeministri Rama në një konferencë për mediat mbajtur sot në Tiranë është pasqyruar gjerësisht në disa portale të njohur për qëndrimet e tyre të njëanshme.

Në fjalën e tij, Rama tha se liria e medias duhet të ecë në të njëjtin hap me përgjegjshmërinë, pasi “fjala vret më shumë se plumbi”.

Në reagim, Ivanoviç e konsideroi këtë deklaratë si të pavend, pasi sipas tij media duhet të jetë e lirë për të shkruar gjithçka që ajo dëshiron.

Reagimi u pasqyrua gjerësisht në disa portale shqiptare, si një kritikë e bërë nga një gazetar i huaj ndaj qeverisë shqiptare.

Megjithatë, ky qëndrim i Ivanoviç nuk është aspak i ri.

Në mediat malazeze, ai është një prej zërave kryesorë anti-shqiptarë dhe një përkrahës i hapur i politikave filoserbe.

Në gazetën “Vijesti”, ku ai është i punësuar, Ivanoviç zotëron një hapësirë në forumin online, ku përhap vazhdimisht idetë e tij anti-shqiptare.

Në njërin prej këtyre editorialeve, siç pasqyron foto kryesore e lajmit, Ivanoviç shkruan “Kosovo je bubreg Srbije”, që përkthehet “Kosova, veshka e Serbisë”.

Lajmi i bën analogji raportimeve të rreme për ekzistencën e një trafiku të organeve njerëzore në Kosovë gjatë luftës për pavarësi.

Gazetari, e konsideron si të vërtetë këtë fakt dhe bën ironi me këtë ngjarje të pompuar vazhdimisht nga mediat e qarqeve proruse dhe proserbe.

Pavarësisht këtyre qëndrimeve anti-shqiptare, Ivanoviç fiton një vëmendje të pamerituar në Shqipëri, vetëm sepse për disa portale, gjithçka që thuhet kundër qeverisë përbën lajm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje