Gazetari malazez që u irritua me Ramën: Fjalime si ai prodhojnë vrasje!

9 Nëntor 2017, 17:08Politika TEMA

Fjalimi i Edi Ramës i mbajtur paraditen e sotme në ‘Ditën e Medias” ka irrituar një prej gazetarëve të huaj, të ftuar në konferencë.

Pasi është ngritur në panel, gazetari malazez Zeljko Ivanoviç i të përditshmes ‘Vijesti’ tha se “fjalime të tilla prodhojnë vrasje”, duke iu referuar fjalëve të Ramës në panel.

“Fillimisht dua te flas për fjalimin që beri zoti Rama në panelin e parë.

Unë mendoj se ishte vërtete një skandal ajo çka ai tha. Për 25 minuta ai foli për kredibilitetin e medias dhe të gazetarëve.

Ndërsa për gati 5 minuta kryeministri Rama foli për rëndësinë e lirisë së shtypit. E njëjta gjë do kishte ndodhur po të ishte këtu me Vuçiç apo presidenti Trump.

U ndjeva totalisht si ta them i sulmuar. Për 13 vite me radhë, tre herë në ditë redaktori bërtet: ‘Mbledhje!!!’ ku flasim dhe diskutojmë për besueshmërinë e burimeve, për historitë që do mbulojmë të nesërmen.

Tre herë në ditë kjo për kaq shumë vite, e pas kësaj një kryeministër del këtu siç doli zoti Rama për 25 minuta e na thotë sesi media duhet të jetë e besueshme”

Gazetari ka shkuar më tej në replikën e tij me kryeministrin shqiptar, kur solli si shembull vrasjen e koleges në Maltë nga mafia.

“Ne jemi të besueshëm. Por problemi ka të bëjë me politikanët. Psh; në Malte ndodhi një vrasje, dhe këto lloj fjalimesh prodhojnë këto vrasje.

Kryeministri atje për vite i thoshte gazetares që nuk kishte besueshmëri. Dhe më në fund ajo u ekzekutua nga mafia” u shpreh Ivanoviç.

Në fjalën e tij Rama foli për mediat, si institucione të pabesueshme për shoqërinë, që përdoren për gjueti, në funksion të pasurive të tejskajshme.

“Ne kemi një problem të rëndësishëm, që është pjesë e një procesi tërësor transformimi, të cilin nuk e sjellin thjesht ligjet, por e sjell transformimi i brendshëm në mendësi, për t’ju afruar e për t’u bërë pjesë e familjes europiane si mendësi, që ka të bëjë në rastin tonë, me shfrenimin e gjuhës së urrejtjes dhe me përdorimin e licencës për të ushtruar aktivitet në këtë fushë kaq jetike dhe kaq delikate, si licencë për gjueti, për gjueti për qëllime që nuk thuhen, por që janë shtysa kryesore në funksion të ushtrimit të të drejtës së kësaj licence” u shpreh Rama.

14 komente në “Gazetari malazez që u irritua me Ramën: Fjalime si ai prodhojnë vrasje!”

  1. armand says:

    Cfare analogjie sjell o palo gazetaruc.
    Ne Malte gazetarja denoncoi mafien dhe lidhjen e saj me politiken. Ne Shqiperi analet e shtypit Jane bere bllok me mafien per rrezimin e qeverise.

    1. Edkari says:

      Edi Rama shume shpejt do jete viktime e luftes civile
      qe do perfshije vendin tone.
      Nje citat ne Amerike thote-le te prishet dhe Parajsa
      e Drejtesia te vihet-
      e keshtu tymi e flaka ti dali ketij vendi qe te zhdukim
      me kuç e maç rilindjen e te sterilizojme barkun qe i polli.

  2. albaniafirst says:

    Shume mire e ka thene Rama. Per fat te keq, mediat elektronike apo ato te shkruarat po perdoren nga grupe te caktuara per qellime politike dhe ekonomike. Harruat se cfare beri Hitleri me propoganden e Gebelsit qe indoktrinoi nje popull aq te kulturuar sic ishte populli gjerman duke transformuar shumicen ne fanatiket qe vrane 40 miljon njerez ne Luften e Dyte boterore.
    Liria e shtypit nuk do me thene liria e shpifjes per te shtuar lexuesit. Gazetaret duhet te jene pergjegjes per ato qe shkruajne, pasi sic thote nje fjale e vjeter, gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen.

  3. Albani says:

    Shume drejte ka reaguar Malazezi.

    1. Mik says:

      Albani : Per cka ka te drejte gazetari malazez ? Spjegoje te lutem, e mos e lesho baglen si lopa e iken me vrap. Ajo qe thua ti, nuk asht tiull libri .

  4. Feniks says:

    Rama ka te drejte shume!
    Media ka nxjerre prej vitesh nje lukuni hienash qe quhen analiste,por qe tre japin mend qe nga se si duhet bere seksi e deri btek berja e politikes,qe nga gjyqtari e deri tek prokurorei!
    Shkurt:
    -Media e ka shperdoruar besimin e vet trek publiku dhe eshte vene ne shewrbim te politikes!
    Si mund te quhen te besuar nje grup horrash analiste,qe ne cdo rast kane mbrojtur krimet e pa fund te Sali Berishes,Bashes,Metes,Mediut etj?
    Si mund te fetishizohen kaq shume ketra palo analiste si Fevziu,Bushati,Babaramo etj,qe u duket vetja se jane tre derguarit e perendise ne toke,vetrem per t’i bere gjyqin te majteve,viktimave?
    Gazetare te vertete une quaj ata te New York Times qe akuzojne edhe presidentin demokrat edhe ate republikan,por kurre gjithmone ate qe nuk eshte ne pushtet!
    Ne rastin tone ndryshon puna,se Berisha,Basha dhe PD ne pergjithesi,ndonese kane bere krime te shumta nuk jane denuar nga drejtesiua,ndersa ne SHBA presidentin e telendisin e cojne ne gjyq edhe per seks sic bene me Klintonin.,kurse Berisha nuk ka vajtur asnjehere parea gjykates edhe per vrasje!
    Ketu gazetaret mbrojne prokuroret qe kane mbrojtur kriminelet!

  5. Tregusi says:

    Bekur qofte ajo dite kur do lexojme se nje gazetar ” i pasur” u vra” per detyren qe ben”.
    I thoni ketij malaj-zezit se po te behet nje sondash me pyetjen: a deshiron populli shqiptar te shikoj gazetaret e njohur te vrare?
    Sontazhi do jete 99% po!
    Po ashtu dhe me mal te zi ma ha mendja i njejti rrezultat do jete.
    Tani perse ndodh kjo??? Pyesni veten.
    Nje gazetar tha dikur: po ta di populli se cfare maskarlleqesh bejne gazetaret…politikan do ju duken lule.
    Gazetari eshte kthyer ne pushtet te pacipe,e publikova? ta futa…se publikove? dua lek.

  6. "BOHOTINA" says:

    Bravo Armand! S’ mund te them asgje tjeter. Ajo qe ke thene ti eshte esenca e nje ndryshimi te madh.

  7. lora says:

    Po rahmetpasti Jelcin çfare tha publikisht ne Uashington o gazetari malazez qe qenke vertete pa edukate dhe i pabesueshem e paska pase te drejte Rama se e ke pohuar me ato qe ke thene: gazetaret prishen boten dhe nje pike materiale pambarimisht e vogel e brendise se kesaj thenie je dhe ti gazetari malazez. Spekulimi qe beni me te qenit gazetar dhe pushtet qe ne te vertete me shume keni prishur se ndrequr ne emer te lirise, u ka bere qe dhe tu vrasin se jeni priru pas asaj qe ne kete bote ju jeni qe thoni te verteten. Po gazetar si ti pa pike kulture, edukate, respekti perfundojne ne kosh plehrash.

  8. Plaku Xhuxhumaku says:

    O milet, ajo qe thote Edvini per median:

    1 – Eshte pjese e fushates Sorosiane per te diskredituar mediat e lira, per te pergatitur terrenin per mediat e shitura tek Sorosi.
    2 – Eshte shprehje e mendesise diktatoriale “Une kam monopolin e se vertetes”.
    3 – Eshte e vertete qe me lirine e shtypit mund te abuzohet, por kjo nuk i jep te drejten nje kryeministri palavoz t’i shpalle lufte te gjithe mediave dhe gazetareve pa perjashtim.
    4 – Gazetari malazez eshte ndjere i ofenduar, madje edhe i kercenuar, prandaj reagimi i tij eshte natyral.
    5 – Ju komentues qe i mbani iso kryepalles se Shqiperise jeni pjese e çorbës se qelbur qe kryepalla jone e vjell per te permbushur qellime te caktuara.
    6 – E ka thene vete, prisni, prisni se nuk keni pare gje akoma. Cfare duhet te shohim akoma me shume: Varferi, papunesi, tangerllik firauni apo me shume zhgarravina neper shkresat zyrtare?

    1. Leka says:

      Jam plotesisht dakord me ty i nderuar Plak Xhuxhumak.
      Por shqiptaret jane dhe do te mbeten popull UTURAK, S
      Sepse prodhojne mostra per ti qeverisur dhe ti japin dajak.

  9. emer says:

    nje pyetje: malazezi punon gje ne mediat e Frangajt apo ne top channel, a ne portalin mediatik Lapsi.al, a ne gazeten TemA, apo tjeter media (te blere) shqipe?
    Apo ka haber nga problematikat e medieve ne fjale, si pushtet i katert, ne raport me shoqerine shqiptare,
    Se kshu ne pergjithesi, dhe jashte konteksti, dakort jemi me gazetarin e huaj.
    Po Rama s’e kish gje me median malazeze, s’ma merr mendja ka kohe rama te lexoje c’shkruan shtypi i montenegros.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Rama edhe mund te kete kohe te lexoje shtypin e montenegros, perderisa ka kohe te korrigjoje gabimet gjuhesore te komentuesve ne Facebook.

  10. be_bex says:

    Mediat jane bere aq te pasura ne baze te lajmeve qe prodhojne saqe nuk jane me ne gjendje te dallojne te verteten nga genjeshtra!
    BRAVO RAMA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje