“Edi Rama do të krijojë prokurorinë e tij private nën drejtimin e Fatmir Xhafës për të shantazhuar këdo që i bën pengesë kupolës së tij”.
Keshtu u shpreh sot kreu i PD Lulzim Basha ne Kuvend, i cili tha se “jo rastesisht Qazim Sejdini ka një agjenci doganore që po hetohet për trafik droge, jo rastesisht Vangjush Dako është kryebashkiak, biznesmen dhe kryekapobanda e Durresit”.
“Çdo gjë do të thellohet me Projektin 1 Miliardë, një projekt kriminal që do shkrijë në një, krimin, biznesin dhe politikën. Projekti 1 miliardë është rruga e konsolidimit të konsorciumit politiko-kriminal i cili ka për synim: të sundojë Shqipërinë për dekada.
Forma më e rrezikshme e krimit nuk është një grup kriminelësh me armë në dorë që grabisin me forcë apo transportojnë drogën, por kur bëhen bashkë krimineli, qeveritari dhe bankieri dhe bien në ujdi për të plaçkitur dhe kontrolluar një vend të tërë.
Kjo është faza ku ka hyrë krimi në Shqipëri.
Kanabizimi i vendit ka qenë një projekt i qëllimshëm anti-kombëtar i Edi Ramës. Në këtë projekt ai derdhi gjithë urrejtjen dhe mllefin që ka ndaj shqiptarëve.
Kriminelët me pushtet dhe droga ishte hakmarrja ndaj të gjithëve e një njeriu të dështuar, për të cilën ai fajëson këdo, familjen, shoqërinë, atdheun, por kurrë veten e tij.
Prandaj, të lesh fatet e vendit në duart e Edi Ramës do të thotë të lesh Shqipërinë në dorë të krimit dhe të shkatërrimit.
Edi Rama nuk duhet lejuar as të mashtrojë më popullin dhe as t’i shpëtojë më drejtësisë, siç po përpiqet të bëjë.
Edi Rama do që të krijojë prokurorinë e tij private. Nën drejtimin politik të Fatmir Xhafës, kjo do të ishte një mburojë për të dhe shpurën e tij dhe një mashë për të kërcënuar shantazhuar dhe persekutuar këdo që bëhet pengesë për të dhe kupolën e tij. Qe policët e ndershem të bëjnë punën e tyre, duhet që qeverisja të çlirohet nga politikanët që i shërbejnë krimit. Njerëz si Saimir Tahiri e kanë vendin në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Brendshme. Këta njerëz duhet të kenë në duar prangat e drejtësisë dhe jo çelësat e pushtetit.
Cdo trajtim i problemit të krimit të organizuar në Shqipëri thjesht si problem teknik nuk e ndihmon Shqipërinë. Çdo strategji teknike për luftën kundër krimit do të jetë dështim i sigurt. Krimi në Shqipëri është problem politik dhe zgjidhja e tij mund të fillojë vetëm nga politika.
Largimi i krimit nga pushteti do të fillojë vetëm ditën kur EdI Rama të largohet nga zyra e kryeministrit. Nëse ikën ai, pas tij do ikin të gjithë me rradhë, të gjithë politikanët e lidhur me krimin dhe e gjithë shpura e tyre kriminale”, tha Basha.
Basha: Në Shqipëri s’do ketë stabilitet
Basha tha në Kuvend, se “arsyeja pse Tahiri sot nuk eshte arrestuar eshte se ne nuk kemi reaguar, kur ne të bëhemi të gjithë bashkë mijëra shqiptarë të bashkuar përballë Ramës përtej paragjykimeve atë cast pushteti i Ramës merr fund e bashkë me të edhe pushteti i krimit, kjo ditë do të vijë shpejt”.
“E vërteta është e thjeshtë: në Shqipëri nuk do ketë as stabilitet, as rend, as drejtësi, as liri, as demokraci, as përparim me Edi Ramën në krye të qeverisë.
E vërteta tjetër e madhe është se e vetmja arsye pse Saimir Tahiri është i lirë dhe Edi Rama është ende në pushtet është se ne si shoqeri nuk kemi reaguar.
Kur ne të bëhemi të gjithë bashkë, mijëra shqiptarë të bashkuar përballë Edi Ramës, përtej ngjyrimeve politike, përtej paragjykimeve, atë cast pushteti i Edi Ramës merr fund. Dhe bashkë me të edhe pushteti i krimit.
Kjo ditë do të vijë. Shpejt”, vijoi ai.
Rama “vrau” dhe 4 protestues, ne bulevard,perballe kryeministrise !
Rama “vodhi” mbi 200 miljon $,ne rrugen e kombit !
O Perendi,pse i ke dhene guxim, ketij te pafytyre,per te folur si i ndershem !
Kerkon te mos ndryshoj, sistemi gjyqesor i koruptuar, deri ne kalbezim !
Kur Basha flet per kriminelet dhe korrupsionin eshte komplet i pabesueshem. Ky individ qe vodhi, vrau dhe shiti territoret tona eshte turpi i opozites. Me kete birbo ne krye te opozites, Edi Rama del ne pension si Krye Minister.
Kur te marri fund krimi ne vend (dmth kur te denoheni ju qe keni bere krime) ne shqiperi do te kete stabilitet, e kjo mendojme se kjo do te ndodhe se shpejti.
Po sikur te them une se ti nuk ke tope te gjithe duhet te te flasin o i tredhur
Kerkon qe Rama te largohet kur pak kohe me pare mori votebesimin e popullit kur asnje me pare nuk kish aritur te tille rezultat
Pse se tregon arsyen kryesore, se nuk duroni dot te rembeni pushtetin e humbur per te vazhduar pushtetin e krimit, te vrasjes, te droges vetem per ca,te vjedhjes, te pushtetit pa stabilitet, pa liri, demokraci te vertet e pa drejtesi, ne nje kohe qe per te gjitha keto je njeri nga pergjegjesit kryesor se ke qen minister kudo qe jan bere skandalet dhe me reagimet qe ben do te shpetosh nga vitingu
Perse keni votuar pro qe kur humbet pushtetin, vetem cadra, largime nga parlamenti,grumbullime te militanteve per destabilizim, per rezim qeverie me dhune e per te mbrojtur te koruptuarit qe duhet te largohen nga detyra vetem se jan tuajt perse nga te gjitha akuzat qe keni ju,ka Rama =9 me 1
Ik ore bidon plastik. Pederast, vrases, hajdut, spiun dhe temerrsisht i neveritshem.