Rënia e firmave piramidale dhe kaosi politik i vitit 1997, bëri që shumë shqiptarë të largoheshin nga vendi.
Edhe pse destinacionet më të preferuara ishin Greqia apo Italia, një pjesë tjetër zgjodhi Anglinë, si vendin ku do të plotësonin ëndrrat e veta.
Disa nuk ia dolën mbanë, por kishte edhe nga ata të cilët patën sukses. Një prej tyre është Nalton Shtëmbari, 44 vjeçari nga qyteti i Fierit.
Naltoni është djali i një prej mësuesve më të dashur në Fier, Kristaq Shtëmbarit, i shpallur Mësues i Popullit. Për ta nderuar, qyteti i Fierit i ka vënë emrin e tij një shkolle 9 vjeçare në Fier.
Që në vegjëli Naltonit i pëlqente të ishte avokat dhe i vendosur për t’ia dalë mbanë, në shtator të ’91, ai nisi studimet për drejtësi në Tiranë.
Menjëherë më pas gjeti punë si jurist pranë Bankës Tregtare Kombëtare. Por përsëri, kaq nuk mjaftonte.
“Situata në Shqipëri ishte shumë e tensionuar dhe zhvillimi profesional dukej i pamundur”.
Së bashku me bashkëshorten, të cilën e ka njohur që në vitet kur ishin ende studentë, nisen drejt Londrës. Atje i priste, motra e Naltonit, e cila punonte për seksionin shqiptar të BBC.
Babai i dy fëmijëve rrëfen për Dritare.net se fillimi ishte i vështirë, edhe pse e njihte mirë anglishten dhe kishte diplomë për juridik, ai punoi si kamerier e si përkthyes.
“Kam përkthyer pothuajse kudo, në polici, gjykatë, spitale, shërbime sociale, shkolla, studio filmi etj. Kam përkthyer në qindra seanca gjyqësore dhe mësova kaq shumë, sa që ndihesha tepër konfident në njohuritë e ligjit.”
Vullneti i Naltonit është shumë i madh, ndaj edhe eksperienca e tij profesionale është e gjatë. Në 2004-rën, ai nisi studimet në “Open University”, ku edhe punonte pranë një avokati. Më pas filloi të punojë në kompaninë e avokatëve ‘TV Edwards Solicitors’.
“Kur isha në TV Edwards mbarova juridikun, bëra kursin e praktikës ligjore dhe u kualifikova si avokat. Gjatë kësaj kohe unë punova si një nga editorët e librit Blackstone’s Police Station Handbook nga Oxford University Press”.
Sot 44 vjeçari punon për kompaninë Capsticks në Londër, avokat i pasurive të patundshme dhe përfaqëson ekskluzivisht disa pronarë të mëdhenj tokash në Angli.
Sa e vështirë është të jeni shqiptar në sallën e Gjykatës Britanike? Po në punë, teksa ju rriteshit profesionalisht, keni ndjerë paragjykime?
Kam qenë me shumë fat që kam punuar në gjykata dhe institucione ligjore, ku nuk e kam ndjerë asnjëherë paragjykimin. Çdo gjë që unë kam fituar, ka qenë si rezultat i punës sime.
Të jesh avokat në Angli është magjike dhe nuk ka asnjë problem që nuk je britanik, për sa kohë e bën punën siç duhet.
Çështjen e parë si e kujtoni, po atë më të vështirën?
Çështja e parë në Gjykatën e Lartë ishte një çështje penale. Unë përfaqësova një ish-ushtar amerikan për armë mbajtje pa leje në Londër. Këtë gjyq unë e fitova dhe nuk di ta përshkruaj se sa shumë u gëzova. Më vinin mesazhe pafund urimi nga miq e të panjohur.
Ndërsa, çështja më e vështirë ishe një vrasje e dyfishtë në Londër, e cila zgjati për gati dy vjet. Kërkonte përkushtim maksimal.
Sa çështje gjyqësore numëroni?
Nuk e di numrin e saktë, por mund të them me qindra si në Gjykatë të Lartë dhe në atë të Ulët. Të qenit avokat të mëson çdo gjë në lidhje me profesionin, pasi përfaqëson një numër të madh klientësh dhe përballesh me prokurorë e gjykatës në çdo moment. Të gjithë e dinin që unë isha shqiptar dhe ndonjëherë më thoshin për të ndihmuar me gjuhën e ndonjë të pandehuri shqiptar në Gjykatë.
Po sa i takon sistemit gjyqësor në vendin tonë, jeni i përditësuar?
Po jam i përditësuar, të paktën aq sa transmetohet në televizione. Sistemi gjyqësor në Shqipëri është ndryshe nga ai i Anglisë. Edhe pse u bë një kohë e gjatë qëkur u largova, përsëri i ndjek me shumë kujdes.
Sipas jush ku po çalon drejtësia shqiptare?
Për mendimin tim, drejtësia shqiptare ka një problem shumë të madh. Ai është korrupsioni. I cili është bërë pjesë e kulturës në Shqipëri, ku nuk zgjidh dot asnjë hall pa paguar. Kjo është çështja kryesore dhe më e rënda, për të cilën duhet të merren masa sa më shpejt.
Sa funksional është ligji për Vettingun?
Ligji për Vettingun është i domosdoshëm për Shqipërinë. Drejtësia jo vetëm që duhet të bëhet, por edhe të duket që po bëhet. Por, kjo nuk mund të arrihet me njerëz të cilët janë dënuar më parë. Prandaj qeveritë duhet të bëjnë kujdes kur zgjedhin drejtuesit. ( Anxhela Ferra, Dritare.net)
Bravo djalosh i nji nder qyteteve jo vetem me te kulturuar
e talenteve ,qytetareve me principe njerezore te verteta .
firak puro,jo ”laro” do te thuash!!??
nk besoj se je ai i Ferrasit,se qelb ere kulaku…….hahaha!
Ik re se late nam. Punon si çirak ne ne nje studio avokatesh. Ka ne mijera te tille. Maksimumi i mban çanten shefit te vet.
Ju na derdellisni per Gjykaten Britanike qe nuk ekziston. Shkrime per sylesha. Kaq mendjelehte e dini lexuesin shqiptar ju? Apo jeni vete sylesha. Shkrim me porosi si ajo demek arkitektja pa brerke ne bythe qe na restauronte pallatet historike angleze, a thua sr mbeten atje t u jape mend nje çupeline provinciale shqiptare
Ke shume te drejte, po ky shkrim behet ne TEMA dhe jo diku tjeter,cfare prisje…??
ahahahah, mire e the, Gjykata Britanike????……..dhe ky si avukat e di shume mire si luftohet korrupsioni ne shqiperi se duhet te luftohet korrupsioni thote Naltoni….
Se pari.Sa per dijenine e te pa diturve….sistemi gjykues Anglez eshte me shembullori ne Europe, te pakten te themi. Nuk ka gjykate pervec asaj Angleze qe ligji zbatohet ashtu sic shkruhet dhe te gjithe si minister apo Lord deri tek me I “vogli” jane te barabarte para ligjit dhe ndeshkohen ashper….keto jane fakte. Se dyti….ka plot shqiptare qe jane shume avokate te zote dhe disa si puna juaj qe kimentoni ketu nuk jeni te afte as per ti mbajtur as cantat dhe as cigaret.
oh c me kenaqe. Po shiko se mos gjen ate adresen e gjykates britanike se du me pi nje kafe aty e po qeras edhe kete Naltonin. Gjynaf qe nuk e paskemi marre ne si model per te ngritur gjykaten shqiptarike, meqe funksionoka kaq mire ne Britani.
Apo je dhe ti qe punon ne gjykaten shqiptare qe s e ke idene se si funksionon sistemi i drejtesise
Ti nemezi do jesh dru me pre , nuk te vjen mire qe dikush perparon , ke manine te shash dhe te kundershtosh cdo gje , dhe cdo njeri qe ecen perpara , me pak fjale shpirt dhe mendje ngushte , dhe jo vetem kaq por e mban veten per te zgjuar , qe nuk ta hedhin dot , je lexues i mprehte dhe jo sylesh .Vecse brenda ne koken tende ka kasht dhe jo mendje , ik or dallkauk , ke nje te keqe , i ngateron ata qe perparojne me veten tende .Meqe ra biseda a e di ke kishin avukate te gjithe te afermit e personave qe humben jeten ne peshkarexhen qe u fundos nga karabinieria italiane ne 97-ten ????? nje shqiptare , e more vesh or gjurdull , ta them prepe, nje shqiptare , dhe ajo kish mbaruar per drejtesi ne shqiperi dhe mbrojti diplomen ne Itali ,dhe mesoe mire e fitoi gjyqin me shtetin italian … cte hyn ne pun ty keto , ti je dru me pre ,kar me xhunga , me shume tru ka kari se sa Nemezi …….
Epo hajde me thua ti se çfare qeka kjo Gjykata Britanike. po mesa duket je lexuesi tipik e mefias kazan shqiptare. Lexon po nuk kupton
Sa per dijeni o tutkun ne gjyjate punojne gjykatesit, jo avokatet. Kur te behet gjykates ky çuni verjani kete titull. Po lodhem kot une. Ti ke nevoje per vizatime ilustruese t i kuptosh gjerat.
Po cfare te te themi ty o dylber esapi , je kokshqope , lexuan mileti u perpoqen sakrifikuan , per nje jete me te mire , per nje nivel me te larte studimi , jetese , per keto dhe vetem per keto e moren mundimin dhe emigruan , e kupton or karabush . Me sa duket ti nuk futesh ne kete kategori , ti kenaqesh me pak , prandaj ke ngelur karavidhe , dhe sikur Noltoni te mos kete haritur te shkoje kaq larg , nje gje eshte me se e sigurt nuk ka asnje lidhje me ty or zhuls , ti je llapaqen qe kalon kohen duke u perpjekur me ato karlliqe qe shkruan te ulesh sado pak shqiptaret qe iken per nje dite me te mire . Dhe mos me thua mua duhet te lexoj te kuptoj , ke ??? Ty ?? Nje cik me poshte nje komentus , pensionist i nderuar te sqaron dhe tetregon se njef dhe ai shume djem dhe vajza shqiptare qe studiuan ne usa e kanada dhe gjetke dhe ariten te behen dicka dhe jo te ngelen lamash si puna jote i varfer ne te menduarit dhe te gjykuarit , sigurisht me karabush si puna jote ku teeci perpara Shqiperia ……..dru me pre , dhe me i cu ne katin e 7 je …………
Po ti qe e mban veten per me tru e mend pse Nuk I verifikon arritjet e shqiptareve edhe te Naltonit. Dr. Google te ndihmon ne çdo rast.
Qeka vesh per Halloween keshtu? Me dha nje ide re mire per karnavale
Ka shume shqiptare qe punojne jashte. Por fieraket shquhen per inteligjencen dhe zgjuarsine e tyre dhe shume persona kane arritur te bejne karriere intelektuale dhe shkencore.
Open university ne London eshte si university Kristal ne shqiperi.
E ben nga shtepia.
Kaq mjafton ta kuptoni ku ka studjuar ky.
Po ikni mir me kte paruken ky esht bishti fundit i kavallit ku e ka iden ky cbehet ne Shqiperi ktu spo dim ne qe jemi ktu jo ku dulja
me 200 £ kin edhe meron ne bithe .këtij ” avokatit” mire i pska shkue mendja tani ne valen e Vettingut don me ka pe ndonje vend edhe mundet jemi ne Shqiperi wonderland. Eshte ne te drejten e tij te vetereklamohet per sa i perket emerimit avokat ne UK eshte nje endërr e bukur.
do vish te ndihmosh ketu ti? pa ne Britani kollaj eshte se e ke sistemin gati
Eja ne Shqiperi po ta mbajti ku mentaliteti eshte wild wild west dhe sistemi inegzistent.
I lexove dy karajfilat me siper qe s’besojne ne je avokat po s’ke breke ne b.the o po i ke te grisura si te shukriut.
Kujdes me naivitetet e teperta he xhan
Urime Naltonit! U befte si i ati, Kristaqi i paharruar!
Njoftim :
nUK, lejohen te komentojn Qytetarin :
1) maloqe
2) islamiste
3) plehrat e shqypnise
temat tuaja ,jane ,krimet,vjedhjet,mashtrimet,birrisha ,e humor shpellaresh
mos na i ndalo sumat muslimone ,se nuk kemi ku te tallim [email protected]……………te lutem!
Per ty Nemezi!
Mire ky djaloshi,i mbaka canten shefit,po ti cfare pune ben?Sipas atyre qe shkruan,me duket se i fshin bythen shefit.
Na del ne skene dhe ti e na fol se,kush je dhe cfare shkolle e pune ben?Atehere do te “vleresojme” trute,ne se je ne gjendje te vleresosh dike tjeter,sic shkruan…
Per te te dale perpara,po te tregoj veten time:Une kam 13 vjet qe tund zinxhirin,nuk bej asnje pune,sepse jam pensionist.I kam kryer studimet dhe kam dhene kontributin tim modest per perparimin e vendit tim.Per sa shkruan ti po te jap mendimin tim dhe te nxjere jo nga ndonje interviste,por prej njohjeve te mija personale ketej nga Kanadaja.
Di qe jo vetem ky zoteria,Naltoni Shtembari,ka bere vend atje ku eshte,por ka me qindra dhe mijra Shqiptare, si ky,te cilet,nuk kane pranuar te mbeten ne ate punen ordinere,te kryer prej tyre ne vitin e pare apo te disa viteve te fillimit.Kane punuar dhe studiuar dhe kane zene pune te nderuara.Une njoh femijet e mij,dhe shoke e shoqe te tyre,ne Amerike dhe Kanada,qe kane kryer studimet ketej dhe punojne ne profesione te ndryshme,perfshire dhe avokate e notere…
Por populli yne ka nje fjale te urte:”I shari te shan” dhe ti je nje i share…
Shkelqim Shakohoxha. Ke e njejta studio Kapstik ne Londer. Vetem se shuuume shkalle me lart. Partner per zhvillimin. Thuaju bijve te tu te ta shpjegojne ndryshimin nes atij qe punon ke nje studio ligjore dhe atij qe punon ne gjykate. Se ti dhe keta gazetaret ende s e keni marre vesh. Po peandaj u katandis kaq keq ai shtet se dhhate ju kontributin tuaj.
Ju ka verbuar xhelozia o njerez. Naltoni eshte pjese e sistemit gjyqesor ne Angli dhe eshte krenari per shqiptaret ne Londer. Eshte kenaqesi te kesh miq e bashkekombas si Naltoni e Genti.
Pershendetje avokat Naltoni; Quhem Viron Xhavara. E lexova shkrimin tuaj dhe mendova te drejtohesha duke te kerkuar ndihme, per nje proces te hapur dhe po te perfunduar ne Itali ,ku behet fjale per nje nga masakrat me te temershme qe kane pesuar shqiptaret,dhe ku prej 17 vjetesh po ne Itali u zhvillua nje proces fallco, dhe ku ne perfundim te tij u dha nje vendim qe, gjithe bota eshte cuditur, qe si ka mundesi qe, nje shtet si Italia fallsifikon nje proces ,ku faktet jane me ze dhe me figure ,por fakti me i paster eshte qe, edhe Romano Prodi pranon me 15 nentore 2015 ne tv channal shqiptare ,qe ne e kryem vrasjen, por nuk e beme me qellim.Po te rikujtoje shkurtimisht qe behet fjale per; Masakren e Otrantos;,ku me 28 Mars 1997 u masakruan 120 shqiptare,ku ne kete masaker, 50 deri 60 ishin femije te vegjel, dhe shume gra e te tjere.Mua ne kete masaker me masakruan gruan dhe tre femijet.Kjo masaker ndodhi ne ujerat internacionale midis italise dhe shqiperise,ku nje anije e marines italiane me ane te dy goditjeve te menjehershme e fundos anijen shqiptare ne thellesine 800metra ,duke mare me vete te gjithe femijet dhe grate qe ndodheshin breda neper dhoma.Mbas kesaj ngjarje te afemit e viktimave te masakruar nga anija italiane ,hapin nje proces penal dhe civil ne Brindizi te Italise.Mbas rreth 17 vjetesh te zvillimit te nje procesi fallco,autoritete italiane te ndihmuar dhe nga ato shqiptare, japin vendimin perfundimtare te turpshem, qe shqiptaret u mbyten vete,dmth gjykata e kasacionit, le ne fuqi vendimin e gjykates se apelit.Pra ne perfundim te procesit nuk denohet asnje person, dhe grabitet edhe demshperblimi prej 250 milion dollaresh ,shume kjo qe avokatet qe mbronin te afermit e viktimave ,kerkuan demshperblim sipas ligjeve nderkombetare.Perfundimisht ky fallsifikim i procesit u krye ne nje bashkepunim te autoriteteve italiane me ato shqiptare.Pra gjykata italiane ben edhe nje gafe tjer te rende, mban peng me dhune, duke u ndihmuar nga autoritet shqiptare ,gjithe dokumentacionin e perfundimit te procesit,qe do te thote, nuk i paise te afermet e viktimave me vendimin perfundimtare te procesit dhe me certifikata mortore ,kjo behet per aresyen, qe shqiptaret te mos kene mundesi te drejtohen ne gjykata nderkombetare.Perfundimisht a keni mundesi ju ose studjo e juaja qe ta merni persiper te rihapni kete proces dhe te permbysni cdo gje qe eshte fallsifikuar,, pasi te gjitha faktet jane me ze dhe me figure te pastra,qe kjo vrasje eshte kryer me qellim ,pra eshte shume i lehte per ta fituar si proces, por kerkon nje avokature te forte ,pasi ka nje fallsifikim te pa degjuar ndonjehere.Ne qofte se ju ose studjo e juaja e merrni persiper te rihapni kete proces, mund te komunikoni me mua ne Email- [email protected] com
Kemi me mijra vjet qe jemi pushtuar vrare prere masakruar djegur rrenuar nga te huakt dhe ti kerkon drejtesi nga po ata te huaj.Itakia ne nje dite ka vrare dhe plagosur 1000 vete ne Korce tek masakra e Shtatorit gjate nje demostrate. ENVER HOXHA KISHTE SHUME TE DREJTE QE URRENTE CDO TE HUAJ. DREJTESIA NE PERENDIM NUK EKZISTON POR ESHTE VETEM NJE ILUZION