Ashtu siç ishte parashikuar, kryeministri Edi Rama, bashkë me kabinetin e tij qeveritar po zhvillon ditën e sotme një dëgjesë me qytetarët e Dibrës.
Pas mbledhjes së qeverisë dje në këtë qytet, Rama ia la fjalën të parëve ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj si dhe deputetit të këtij qarku, Ilir Beqaj.
Ky i fundit theksoi se “Buxheti i vitit të ardhshëm është goxha mirë. Në mënyrë të drejtpërdrejte apo tërthorazi, buxheti do të ndikojë në familjet dibrane, me transferta të shtuara, me më shumë investime.
Ne nuk bëjmë rrugë për fushatë. Siç ishte rasti i Ulzës, dje e treguam se nuk bëjmë rrugë për fushatë”.
Ndërkohë, që në nisje të fjalës së tij kryeministri Edi Rama falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, meqë ishte edhe ditë e shtunë.
“Sot do të prezantojmë një takim tjetër për projektin e zbatimit të rrugës së Arbrit. E vërteta është se e kisha një fiksim shumë të fortë që të vinte kjo ditë sa më shpejt, pasi për 27 vite kush ka kaluar në Dibër, për të marrë vota për rrugën e Abrit ka thënë të parën. Dhe kjo gjë u përsërit kaq shpesh saqë me të drejtë dibranët të qeshin kur ke s’ke faj, e jo më kur ke faj.”, tha Rama.