Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë kanë filluar bashkë me delegacionet respektive, përpjekjet për zgjidhjen e disa prej problemeve më akute që karakterizojnë marrëdhëniet dypalëshe, me dëshirën e mirë për ta ngritur nivelin e këtyre marrëdhënieve.
Kotzias e Bushati kanë patur fillimisht një takim kokë më kokë, për një rakordim përfundimtar të çështjeve që përfshin axhenda e takimit.
Pas këtij takimi, që ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, ka qenë radha e ekspertëve të dy ministrive që të mblidhen bashkarisht për të diskutuar.
Takimi i tyre pritet të vazhdojë deri në mbrëmje.
Kotzias e Bushati dhe vartësit e tyre janë “betuar” që ta mbajnë median larg punimeve të takimit. Madje edhe mediat lokale kanë referime shumë të përcipta, edhe pse takimi konsiderohet si një ngjarje e madhe që veç të tjerash promovon ishullin e Kretës.
Gjithsesi, në përfundim të bisedimeve, ditën e nesërme, nuk priten rezultate impresionuese, të paktën për ato që janë evidentuar si çështjet më të nxehta dhe që kanë shkaktuar jo pak tension midis Athinës dhe Tiranës.
Në anën tjetër, pritet të avancojnë apo dhe të zgjidhen çështje që kanë të bëjnë me përditshmërinë e qytetarëve si vula apostile apo njohja e patentave shqiptare në Greqi. Nuk përjashtohet që të ketë një marrëveshje edhe për rishikimin e teksteve shkollore të historisë dhe gjeografisë.
Bisedimet po zhvillohen në hotelin Knossos Beach, 12 km nga qyteti Heraklion.
Tribuna shqiptare
Marreveshja per patentat,dicka pa vlere,vetem per zhurme.Shqiptaret kane nxjerre tashme greke.
po a esht demokraci apo komunizem!
pse te flasin mceftas kta?
te dalin haptas ta dijm te gjith ca flitet.
kta muter na can trapin dit e natr “posht komunizmi” dhe per vete sillen edhe me komunista se enver hoxha vet.
secrete te mdha kta!!!
edhe nji gje.
prap shqiptaret po genjehen si ata indigjenet e amerikes nga krisdtofor kolombi qe ju merrte floririn duke ju dhene ca plastika kallcuku ..
edhe shqiptaret,gjoja po njef patentat shqiptare greqija dhe ju merr tokat..
jo me kot s thon qe shqiptart jan debila. si indigjenet e amerikes se kohes se kolombit
Se kam komentin per artilullin por, per gazeremo tuaj online, pse ka 3-4 dit nuk ka editorial, dhe lammergeier kryesore Jane sto te parà 3 diteve.
Cdo marrveshje sekrete ka rezultuar perhere e gabuar
Pra lind pyetja behet ne dobi te popujve apo te qeverive dhe politikaneve??
Po per ngjyren e barit akoma nuk e paskan vendosur?