Korrupsioni 20 mijë euro i gjyqtarit, shkon në 3 numri i të ndaluarve. Arrestohet kushuriri i Shkëlqim Mirit, dyshohet si sekser...!

10 Nëntor 2017, 19:59Politika TEMA

Shkon në tre numri i personave të ndaluar nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për korrupsionin 20 mijë euro të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, ku në pranga ka rënë edhe kushëriri i tij, Kujtim Miri.

Pasditen e kësaj të premte, policia ka ndaluar dy persona të tjerë të dyshuar si sekserë të gjyqtarit në marrjen e pagesës prej 20 mijë euro, për ndryshimin e akuzës ndaj një të dënuari për dy vrasje në vitin 1997. Në prangat e policisë kanë rënë kushëriri i gjyqtarit si dhe një person tjetër i identifikuar si Alban Buçi.

Mësohet se dy të ndaluarit kanë qenë sekserë mes Gentjan Dodës i akuzuar si autor i vrasjeve në Burrel dhe gjyqtarit Miri, i cili ndryshoi akuzën nga ‘vrasje’ në ‘plagosje të rëndë’ dhe për këtë u dënua me tetë vite burg, nga 20 që ishin dhënë më herët nga Gjykata e Matit. Prokuroria akuzon gjyqtarin se për ndryshimin e akuzës ka marrë nga i dënuari 20 mijë euro.

Dhe në vijim të hetimeve për korrupsion aktiv, me urdhër të Prokurorisë policia bastisi banesën e gjyqtarit pranë rrugës “Myslym Shyri” ku gjeti rreth 34 milionë lekë të reja. Përpara hetuesve, gjyqtari është mbrojtur duke thënë se nga shuma në fjalë, vetëm 3 milionë lekë ishin të tijat, ndërsa të tjerat të një të afërmi i cili po sipas versionit të Mirit, do blinte një pronë në kryeqytet.

Gjykata e Krimeve të Rënda do vendosë ditën e dielë për masën e sigurisë ndaj gjyqtarit Miri, ndërkohë që prokuroria ka kërkuar arrest me burg. Gjithashtu, ndaj Mirit prite të ndrihet edhe një akuzë tjetër, ajo për mosdeklarimin e pasurisë edhe kjo vepër penale.

7 komente në “Korrupsioni 20 mijë euro i gjyqtarit, shkon në 3 numri i të ndaluarve. Arrestohet kushuriri i Shkëlqim Mirit, dyshohet si sekser…!”

  1. sunitet po bejne ''shtet''........... says:

    sunitet po bejne shtet…………………

  2. Aureli says:

    Rane maloket si daci ne kos

  3. Flutura says:

    Sa te dobet jane edhe si juriste. Mbrohet se i ka lene nje i aferm, (se nuk kishte ku t’i linte) meqe do te blinte nje prone. Tfu rrace e felliqur. Sekuestrim total, i cdo te ardhure qe tejkalon shumen e te ardhurave nga paga.

    1. Ram Droga says:

      Tahirit I mbajne Makinen , leket , Patentat
      Kures Ky Palachua I mbaka leket nje te afermi
      Keta Jane te Dhjere kembe e Koke paperjashtim
      Me be fund po leviz Vetingu
      Po te gjithe hajdutet e tjere Marrin Masa tani
      Fshehin chdo gje
      Shpresojme ta vazhdojne me peshqit e medhenj
      Se ka shume ? Peshqit e medhenj do ti choice te Peshkaqener

  4. paradoxal says:

    Paci kemben e mbare o te Vetingut! Kurse ti Zgjyrim Miri e terheksh kemben zvarre!

  5. Arber Iliri says:

    Ky eshte turp qe eshte njeri jo me gjyqtar.Pervec denimit te tij duhet te beje edhe ato 12 vitet qe i ka lene atij vrasesit qe i mori 20 mije euro.Ky s’paska vendim pa pare germoni se do gjeni gjithcka.Turp e faqe e zeze me pas gjyqtar si ky.Mire qe u kap por mbrohet si mafioz deri ne fund pak i ka 30 vite burg. pa te drejte falje.Ne USA kaq do te ishte denuar dhe keta e vene qe ne vendim se nuk ka te drejte per falje apo lirim parakohe.Keshtu duhet edhe ne Shqiperi me keta horra qe e bene drejtesine hale publike ku bente shurren cdo kriminel tu pagu pare per keta legena.

  6. Luli says:

    Vertete eshte ndaluar por nga kush do te gjykohen nga tufa e e plepave ose zvarranikeve te tjere qe mbrojne njerei tjetrin. Po nuk filloj levizja masive e ndyresirave nuk ka kush i denon. Gjini dhe te gjithe pleherat si ai nuk duhet lene me te gjykojne por te krijohet nje staf I ri. Ne se doni te dini se sa hajdute jane gjyqtaret afishoni emrat e tyre ne nje shesh te madh dhe njoftoni popullin se do tju kthen leket qe ju kane marre vampiret. Dhe kush paraqitet tregon per gjyqin dhe hapen dosjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje