Ministri Majko: Me pak guxim, votimi i emigrantëve mund të bëhet realitet

12 Nëntor 2017, 14:02Politika TEMA

Aksesi në votime i të gjithë shqiptarëve kudo në botë, është një nga prioritetet e qeverisë Rama 2.

Për këtë Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka depozituar pranë çdo anëtari të Komisionit të Reformës Elektorale informacionin dhe opinionin për të drejtën e votimit të shtetasve jashtë kufijve të vendit.

Ministri Majko ka hartuar një përmbledhje vlerësimesh mbi mundësitë ligjore dhe administrative për të drejtën e votës shtetasve shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Majko thekson se me pak guxim nga ana e politikës, votimi i emigrantëve mund të bëhet realitet.

Majko u shpreh se, “kjo është një përmbledhje, e cila i jep informacion të detajuar të gjithë deputetëve të majtë e të djathtë në Komisionin e Reformës Zgjdhore”.

“Shpresoj të jetë një pikë për të filluar diskutimet për këtë çështje shumë të rëndësishme, e cila ka brenda ankthin dhe kërkesën e të gjithë Diasporës dhe të Migracionit shqiptar, për ata që do të kenë të drejtën e votës duke filluar nga Kanadaja dhe SHBA, në Europë deri në Australi”, tha Majko.

“Mendoj që ne me pak guxim dhe me një sistem të përshtatshëm, të cilin unë u përpoqa ta vlerësoj aq sa më lejonte posti që mbaj, t’u them kolegëve të mi të majtë dhe të djathtë në Komisionin e Reformës se i kemi të gjitha mundësitë që me konsensus ne ta kalojmë këtë reformë të rëndësishme për t’u dhënë të drejtën e votës shtetasve shqiptarë jashtë vendit”, u shpreh Majko.

Në dokumentin e dorëzuar Majko, arsyeton se baza ligjore për të drejtën e votës në Shqipëri është jo koherente.

Sa i përket modelit të përfaqësimit politik të votuesve jashtë vendit, Majko deklaron se përfaqësimi i migracionit sipas qarqeve elektorale ekzistuese në vend është i duhuri.

Lidhur me regjistrimin e votuesve, Majko shprehet se, në këtë proces është e nevojshme që shtetasit jashtë vendit të shprehin vetë dëshirën e tyre për të votuar, duke bërë një kërkesë për këtë qëllim me anë të postës.

Kërkesa mund të bëhet edhe nëpërmjet postës elektronike duke ju drejtuar një strukture të posaçme të krijuar pranë institucionit përgjegjës (pranë KQZ-së), i cili do të merret me procesin e regjistrimit të votuesve. Ose mund të bëhet duke u paraqitur në misionet diplomatike të Shqipërisë.

Ndërsa për mundësimin e votimit jashtë vendit mundësohen dy procedura votimi, votimi i drejtpërdrejtë në qendra të posaçme votimi dhe votimi me postë.

Nga krahasimi i të dy procedurave të votimit (elektronik dhe me postë) vlerësohet se votimi me postë ka avantazhe për rastin e Shqipërisë. Ai është më i thjeshtë dhe më pak i kushtueshëm për sa u përket kostove, administrimit dhe garancive të sigurisë se sa votimi i drejtpërdrejtë elektronik.

6 komente në “Ministri Majko: Me pak guxim, votimi i emigrantëve mund të bëhet realitet”

  1. ishEmigrant says:

    Emigrantet nuk e kane idene se cfare ndodh ne Shqiperi. Shpesh ata jane subjektiv ne arsyetim rreth politikes ne Shqiperi dhe besoj se ndo te votonin me tifozllik dhe nuk do te votonin ne interes te vendit. Se cfare ka nevoj Shqiperia e ndjejne dhe e kuptojne vetem shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi.

  2. Baftjar te qafsha, baku! says:

    hahahahaha, me pak guxim? ku e ka frikken ky neveritje e socializmit realist?

  3. quokka bo nomi says:

    “aksesi” i votimeve, ? hajde kuptoj shqyptk aret tani?

  4. Quo Vadis! says:

    Zoti Majko,
    Diaspora, emigrantet nuk kane nevoje per ju.
    Mjaft me me propaganda te tilla si Ministria e Diapores dhe vota e emigranteve.
    Nuk u dolet dot per zot emigranteve perpara se te iknin, mos kerkoni t’u dilni per zot tani qe ata morren rruget jashte shtetit dhe po punojne e luftojne per t’i krijuar vetes nje jete me te mire, nje jete qe ju kurre nuk mund t’ua krijonit ne Shqiperine tuaj te korruptuar.
    Nuk eshte nevoja te harxhoni miliona nga buxheti i shtetit per te mbajtur ne kembe nje ministri te panevojshme.
    E vetmja ndihme qe mund t’u ofroni emigrnateve eshte ndihma burokratike per dokumenta.
    Per te bere kete nuk ju duhet Ministria e Diaspores. Mjafton te rregulloni sherbimin konsullor neper ambasada.
    Ambasadat dhe konsullatat shqiptare ne bote jane nje nga vendet e para ku shqiptaret emigrante priten me kembet e para, ofendohen, perbuzen dhe nuk ndihmohen.
    Rregulloni kete sherbim. Vendosni aty zyrtare eficiente, kopetente, te zote dhe mbi te gjitha zyrtare humane, qe kur njerezit te shkojne ne ambasade per te nevoja te ndryshme te ndihen si ne shtepi te tyre.
    Sa per voten per emigrantet nuk keni shume ndryshim si njera pale ashtu edhe pala tjeter.

  5. ILIRET says:

    Vetrregjistrim i emigranteve thote Majko. Kjo eshte te tallesh leshte me emigrantet.
    – Tregon papergjegjshmerine e politikes dhe shtetit shqiptar, indiference, mos angazhim, pertaci dhe mungese vizioni. Regjistrimi i votuesve emigrante eshte detyre e shtetit shqiptar, jo e vete emigranteve.
    – Nese kete pune do t’ja leme deshires apo vullnetarizmit te emigranteve, te jeni te sigurte se as 10 % e emigranteve nuk do te marin mundimin te rregjistrohen per te votuar. Ju kujtoni se te gjithe emigrantet ne Itali punojne brenda Romes apo Milanos?
    Ka nje menyre fare te thjeshte per te regjistruar emigrantet. Por Majkos nuk i shkon mendja sepse nuk ka biseduar me ta. Sikur me nje familjar apo te aferm te tij te bisedoj, ai do t’ja thote. Une e di. Por sot nuk po ja tregoj Majkos. Le ta gjeje vete. Eshte shume thjeshte. Behet per nje jave, dhe pa levizur nga vendi as Majko, as emigrantet.

  6. vaso says:

    Emigrants nuk kane problemet e shqiptareve ne Shqiperi.Vota e emigranteve shumezon me zero perpjekjet,deshirat dhealetrnativat qe kerkojne shqiptaret ne Shqiperi nga politika.Ne qe jetojme neper bote tashme kemi zgjidhur shume nga problemet jetesore,qe ne Shqiperi nuk munden.Deshira e politikes qe te votojme dhe ne fsheh qellime te erreta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje