Mendime reflektuese për Revolucionin Socialist të Tetorit
Prof. Dr. Nasho Jorgaqi
Është një e vërtetë e pamohueshme, me peshë të madhe historike e sociale që Revolucioni Socialist i Tetorit, i cili triumfoi në Rusi 100 vjet më parë, përbën një ngjarje epokale që tronditi botën dhe shënoi një nga kthesat më të mëdha të shoqërisë njerëzore. Me këtë revolucion gjetën shprehje si asnjëherë idealet liridashëse të popujve për një shoqëri të drejtë e të barabartë që do të mishëroheshin dhe do të konkretizoheshin në rendin socialist që nisi të ngrihet përmes vështirësive të mëdha, si nj sprovë e parë e pangjarë në Rusinë e prapambetur, të vuajtur e të shtypur në vitin 1917.
Për këtë realitet social fenomenal kam medituar e reflektuar gjatë gjithë jetës sime të ndërgjegjshme. Në rini me entuziazëm të madh, më pas me një qëndrim realist të përmbajtur, larg çdo skepticizmi, pastaj me ca rezerva kur përballesha me ngjarje e praktika të padrejta e aspak humane, për të kaluar në kritika, por kurrnjëherë në mohim. Mendoja dhe mendoj se, si në çdo fushë, dialektika është e pranishme dhe në zhvillim edhe në shoqërinë njerëzore. Ajo ka evoluar nga një sistem në tjetrin, nga shoqëria patriarkale sistem primitiv, në shoqërinë feudale, pastaj në shoqërinë kapitaliste, për t’u zhvilluar më tej në shoqërinë socialiste. Në një miting të madh popullor në Athinë pas viteve 90 dëgjova një nga liderët socialistë francezë të thotë se e ardhmja e shoqërisë njerëzore është socializmi. Sepse shoqëria njerëzore nuk mund të rrijë në vend, pa ndryshim ajo vdes, por mençuria njerëzore dhe përvoja historike, sipas ligjeve të dialektikës, do të sjellë ato ndryshime që i kërkojnë kohët e reja dhe progresi.
Këto mendime m’u zgjuan në 100 vjetorin jubilar të Revolucionit rus të vitit 1917. Dhe këto mendime më çuan larg, para treçerek shekulli dhe çuditërisht në Moskë, atje ku kish hedhur hapin e parë socializmi si sistem shoqëror.
Ndodhesha në kryeqytetin sovjetik, pasi kisha pushuar për një muaj në Krime, madje kisha qenë dhe në Jaltë ku isha njohur me një student rus që kish mësuar shqipen dhe kjo u bë shkak të miqësoheshim. Ai quhej Aljosha T, një djalë i mençur e simpatik, tipik rus, flokëverdhë dhe sy të kaltër, natyrë e dashur dhe e sinqertë. Me të do të flisnim për letërsinë e për bukurinë e vajzave si të rinj që ishim, do të vizitonim muzetë, veçanërisht shtëpinë-muze të Çehovit, do të flisnim nga pak për filozofinë, por çuditërisht aspak për politikën. Ai më njohu e më lidhi më botën ruse. Por një natë, pasi dolëm nga restoranti ku kishim darkuar, ai më rrëfeu një barcaletë ruse që u shkrimë së qeshuri. Pastaj, pa pritur, më bëri një pyetje të çuditshme që më vuri në një pozitë të vështirë: “E di ti se ç’është plenumi i KQ të Partisë?” Unë mbeta për një çast dhe pastaj iu përgjigja sipas fjalorit politik të kohës. Ai buzëqeshi dhe tha: “Jo, ai është varianti zyrtar, por sipas variantit popullor Plenumi i Partisë është një arenë, ku njerëzit i hanë kokën njëri-tjetrit.” Kësaj here unë shtanga, u ndjeva keq, bile më tingëlloi si provokim dhe s’i dhashë përgjigje. Ai më vuri dorën në krah dhe më tha me të butë: “Po do të bëjmë dhe shaka, se jeta pa shaka të plak.” Atëherë unë i thashë: “Nuk fole ti, po vodka që pimë.” Dhe me këto fjalë e mbyllëm bisedën dhe vazhduam shëtitjen përgjatë bulevardit buzë Detit të Zi, duke kujtuar tregimet e Çehovit me temë nga Krimea.
Atë natë mezi më zuri gjumi. Nuk më hiqej nga mendja pyetja e tij për Plenumin e KQ. Nuk kisha dëgjuar gjatë tërë atyre ditëve fjalë me zarar nga rusët me të cilët kisha kontakt. Sigurisht, ata flisnin dhe për politikë, por brenda vijës së kohës. Kështu dhe unë, që vija nga një vend aleat i vëllait të madh sovjetik. Isha i matur, për mos të thëne njëfarë fanatiku, aq sa nisa të dyshoja për keq, por në fakt ai tregohej korrekt dhe miqësor.
Për këtë u binda sidomos kur shkuam në Moskë, ku ai kishte familjen dhe gjatë pak ditëve që më kishin mbetur më shëtiti për të parë Maozelumin Lenin-Stalin, Muzeun e Revolucionit, Teatrin Balshoi etj. Kurse një ditë më çoi të vizitoja Bibliotekën “Lenin” të Moskës, ku soditëm sallat kryesore. Në një moment, para se të largohesha, ai më tregoi se në katin e poshtëm gjendej fondi ku ruheshin librat e rrallë dhe ato të ndaluarit, por që nuk lejohej të frekuentohej nga të gjithë.
Kur dolëm nga Biblioteka, u ulëm në një lokal për t’u çlodhur. Aty Aljosha qëndroi për një kohë si i menduar, ndërsa unë sodisja lëvizjet e njerëzve dhe të makinave. Nuk di sa kohë qëndruam kështu, por mbaj mend se pasi pimë kafetë, ai u çel në fytyrë dhe më tha me një zë të përdëllyer: “Ju nesër do të largoheni dhe unë po filloj të ndjej që tani mungesën e një miku që nuk do ta harroj. Më besoni për këtë që ju them. Lidhëm një miqësi tepër njerëzore dhe kjo është një gjë e rrallë si tek ne dhe tek ju. Ndaj do të të besoj një të vërtetë, që e mbaj brenda vetes prej vitesh dhe jo rastësisht ju solla në Bibliotekën Lenin dhe ju tregova për katin e poshtëm. Aty punon ime motër dhe unë kam fatin që, me ndihmën e saj, të lexoj disa nga librat e arkivit, të cilët u jepen vetëm njerëzve të autorizuar. Përjashtim bëjnë individë të veçantë që i sigurojnë ilegalisht, si unë nëpërmjet motrës. Kështu kam lexuar mes pak librave dhe një nga librat me letërkëmbimin e Marksit dhe Engelsit. Nga ky libër kam zbuluar një të vërtetë të madhe e të papublikuar në vendet tona, të cilën do të ta jap për ta marrë me vete dhe të mbetet si një e fshehtë miqësore.
Friedrich Engels
Libri i letërkëmbimit është pjesë e veprave të plota të Marksit dhe Engelsit, që u përkthye dhe u botua me porosi personale të Leninit, pa u censuruar pas revolucionit. Por me vdekjen e Leninit, ky botim i plotë i veprave të tyre, me urdhër të Stalinit, u hoq nga qarkullimi dhe u zëvendësua me një botim të ri të censuruar, që njihet si botim zyrtar.
E pra, unë kam pasur fatin e madh ta lexoj e të zbuloj me kohë, në librin e letërkëmbimit, një nga letrat e Marksit që i dërgonte Engelsit, mikut dhe bashkëpunëtorit më të ngushtë, ku gjendet ajo e vërtetë gjeniale për të cilën e kam fjalën. Ai ndërmjet të tjerash (duke nxjerr një copë letër nga xhepi) i shkruante: “I dashur Fred, sapo i dhashë fund “Kapitalit” dhe tani rri e mendoj dhe pyes veten se cili do të jetë fati i ideve të kësaj vepre në të ardhmen e panjohur? Mendimi im është ky: në qoftë se do të përvetësohen e do të zbatohen në vende të zhvilluar si Anglia, Franca, SHBA e Gjermania, këto ide do të jenë fatlume, por në qoftë se do të tentohet të zbatohen në vende të prapambetura si Rusia, India, Kina, këto ide do të jenë fatkeqe.”
As sot e kësaj dite nuk e kam harruar seriozitetin dhe solemnitetin me të cilin i shqiptoi dhe ligjëroi Aljosha fjalët e atij paragrafi të letrës. Vetëm di të them se aq u emocionova dhe u habita nga ajo e vërtetë e madhe që dëgjova, nga vizioni gjenial i Marksit, sa m’u duk sikur në mes nesh shpërtheu një dritë e fortë, por nuk fola, vetëm tunda kokën në heshtje, si të bëja padashur një rit. Edhe Aljosha u tregua fisnik, nuk e çoi më tutje, nuk bëri asnjë koment. As unë nuk fola. Ishte biseda më e çuditshme që kisha përballuar në jetën time. Tani më takonte mua që këtë të fshehtë të rrallë ta mbaja thellë në vetvete. Me këto mendime u ndava nga Aljosha tek hoteli kur më përcolli për të mos u takuar e komunikuar më kurrë.
Karl Marx
Të nesërmen u ktheva në Shqipëri me bindjen se këtë të vërtetë që sillja me vete nuk do t’ia tregoja askujt, qoftë dhe në rrethin tim të ngushtë shoqëror. Çdo hapje e imja në atmosferën e rëndë politike të kohës, do të kishte efektin e një bombe. E gjitha kjo vinte nga mendimi se çështja e revolucionit proletar ishte konceptuar dhe zbatuar nga Lenini ndryshe nga Marksi. Ata viheshin në kundërshtim me njëri-tjetrin. Për Marksin ky revolucion do të triumfonte në vendet e zhvilluara, kurse për Leninin revolucioni do të niste nga hallka më e dobët e sistemit kapitalist, siç ndodhi në të vërtetë me Rusinë e prapambetur. Duke arsyetuar vetmevete për këtë problem madhor të shoqërisë njerëzore, mendoja se fati i socializmit si sistem po të zbatohej sipas Marksit, do të kishte qenë krejt ndryshe. Do të shmangte në një masë të konsiderueshme, pavarësisht nga disa arritje historike, kalvarin që shoqëroi revolucionin leninist në vendet e pazhvilluara ose në ato përafërsisht të zhvilluara, por që ndoqën modelin sovjetik. Një rrugë të tillë kish ndjekur edhe Shqipëria. Kjo është rezultantja historike-sociale e Revolucionit të Tetorit që mund të heqim në përkujtim të 100 vjetorit të triumfit të tij, pa mohuar kurrsesi tronditjen dhe goditjen e rëndë që i dha sistemit kapitalist dhe farës jetëdhënëse që hodhi për një botë të re, pa shtypje dhe shfrytëzim, për drejtësi e barazi, për ato të mira sociale që u solli masave të gjera, të cilat kapitalizmi më vonë i huazoi.
Të gjitha këto mendime që më zgjoi ai fragment i letrës së Marksit, unë do t’i kyçja brenda vetes për disa dekada. Vetëm kur ndodhi përmbysja politike e viteve 90-të, e bëra të njohur publikisht mendimin e Marksit në një mbledhje të gjerë të veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare, ku isha i ftuar të flisja në 50 vjetorin e rënies heroike të Qemal Stafës. Fjalët e mia patën një pritje të dyzuar në sallë: një pjesë i mirëpriti duke i duartrokitur, kurse pjesa tjetër qëndroi indiferente. Dhe kjo u duk në mbarim të mbledhja, kur një pjesë më shtrënguan dorën, të tjerë nuk m’u afruan. Ndërsa unë gjithë atë situatë e prita me gjakftohtësi, duke u dhënë të drejtë të dy palëve, ashtu siç na mëson dialektika.
Kete mendim te Marksit thene Engelsit e ka permendur dhe Nexhmie Hoxha ne intervisten dhene gazetarit Bugajskit.
Kete e thashe edhge une ne komentin tim,por qe moderatorit te gazetes iu duk i dyshimte dhe e censuroi!
Bravo DITA jeni shume vigjilente!
Kot qenke munduar,zoti Nasho se ai nuk ka qene fare sekret!
Se cfare ka thene Marksi apo Engelsi sot nuk ka asnje vlere per ne!
Habitem se si shume nga ju qe e mbani veten per mendje te ndritura nuk merreni me hallet e sotme te popullit ,por qani hallet e atyre qe kane vdekur para 100 vjeteve?
Se cfare ka qene socializmi e dime,por se cfare po ben me mire se ai ky kapitalizmi,nuk po e shohim fare!
Thoni se na dha lirine e fjalkes!
Dengla bithe!
Ku ka vlere fjala uluritese kur nuk te degjon njeri?
Me gjeni nje vend ku njeriu te ankohet,ta degjojne dhe t’i japin zgjidhje ne Shqiperi?
Asgjekundi!
Jane krijuar ca drejtori me rrogtare mbi 1 milion ne muaj,qe merren gjoja me maredheniet me publikun,por ne fakt luajne rolin vetem te postjerit te lagjes!
Kesaj i thone “me ka cu nana me la gojen” thone ne Shkoder!
Shkoni ne Bashkine e Tiranbes apo kryeministri dhe kerkoni te takoheni me ndonje drejtues,harrojeni se nuk e takoni dot!
Epoi ne socializem edhe Enver Hoxhen mund ta takoje me lehte se nje drejtor neper ministri sot!
Sistemi politiko-ekonomik qe vendosi Kina pas vdekjes se Maos, dhe qe po e co ndrejt te berit te ekonomise me te madhe ne bote dhe me njerezit me te pasur ne bote provon qe deri diku Marksi pa patur te drejte. Eshte e sigurte eshte qe socializmi po te ishte aplikuar ne vende me ekonomi te zhvilluar dhe me tradita demokratike si USA, Anglia dhe Franca do te kishte qene me i suksesshem dhe jetegjate se versioni Stalinist-Maoist qe u zbatua ne Lindje.
Por te themi do ishte fatlum eshte nje ekzagjerim i madh.
Kapitalizmi globalist eshte ne krize morale dhe dihet qe pas krizes morale vjen ajo ekonomike e me tej te dyja se bashku sjellin krizen politike. Mjafton te shikosh cfare njerezish pa vlera udheheqin sot dy simbolet e sistemit kapitalist USA dhe Angline e kupton qe kriza e sistemit nuk po troket ne porte, por ka hyre brenda. Pyetja eshte se me cfare duhet ta zevendojme. Asnje nuk eshte i qarte dhe gjithkush ka frike te eksperimentoje, sepse cdo gje e ngjizur gabim ka efekt te shume-fishuar per shkak te fuqise qe ka sot teknologjia.
Me sakte nuk thuhej.
Nuk është ndonjë sekret që po e zbulon sot zoti Jorgaqi. Në Universitetin e Tiranës gjatë diktaturës, në lëndën e Filozofisë Marksiste, bëheshin të ditura edhe pozicioni i Marksit dhe, po ashtu, edhe ai i Leninit mbi revolucionin socialist në vendet e zhvilluara kapitaliste dhe në “hallkën më të dobët të kapitalizmit”. Paska vuajtur kot duke ruajtur për disa dhjetravjeçarë një të fshehtë që nuk ishte aspak e fshehtë.
Princ keni plotesisht te drejte.Edhe une kam studiuar ne ato kohe filozofine marksiste dhe eshte e vertete qe Marksi kishte nje qendrim me te moderuar kur nuk perjashtonte alternativen se revolucioni mund te fitonte me rruge paqesore ne vendet e zhvilluar si Anglia dhe Amerika.Pastaj as Lenini e as Stalini nuk mund te fshihnin apo censuronin veprat e Marksit apo kujtdo mendimtari perendimor per faktin e thjeshte sepse ato ishin shkruar e botuar ne Perendim dhe prej andej u perhapen ne te gjithe boten.Censurimi nuk vlen 100% as per Rusine duke pasur parasysh kohen dhe Rusine si nje vend gjigand me kanale komunikimi dhe etje te madhe per Kulturen Perendimore.Edhe dicka si mbyllje per kete sekretin e madh ,kush ndiqte me vemendje ne kohen e komunizmit radion “Zeri i amerikes”duhet t’a kete degjuar nje koment te saj kur analizonte epersite dhe te metat e sistemeve ekonomike kur nje studiues bashkekohor theksonte se edhe sikur marksi te nrihej nga varri dhe te shikonte se si po jetesohej teoria e tij ne Rusi,ai vete do ta kishte mallkuar komunizmin.
Blah blah !!!!!!! Ne Socialism eshte strategjia e te ngjiturit ne karier modeli kulishash te tipit alpinist me jep doren te gjitem me larte se ty te jape doren te ngjtesh me larte se une dhe mjeti luftues servilizmi dhe spiunimi e keqja eshte se eshte e aplikushme ne çdo qelize te jetes.kapitalizmi perdoret paraja por nuk eshte e aplikuar ne shtresen e mesme dhe te varfera
Akoma edhe sot ish komunisti Nasho Jorgaqi beson (Ose ndoshta e ka shpikur vet kete perralle) se Marksi qe beri analizen e Pambukut industrial kapitalist ( Shfrytezimi i punetorit nga kapitalisti) besonte se vendet e zhvilluara si Amerika qe kane si shtylle kurrizore te kapitalit fitimin etj.do te zbatonin socializmin e Marksit? Zot fali te gjith ata Hipokrite qe shkruajne per tu dukur se bejne Histori?
Megjithese ju thoni se ky medim i Marksit shprehur me ane te nje letre Engelsit, eshte mbajtur sekret, une ju them se kjo nuk eshte teresisht e vertete. Pasi Marksi si ne vepren e tij madhore KAPITALI, por edhe tek MANIFESTI, e ka theksuar se: -Komunizmi do te fitoje kur kapitalizmi te kete arritur shkallen me te larte te zhvillimit te tij dhe pothuaj ne te gjithe boten njekohesisht.
-Lenini, gjoja e revolucionarizoi teorine e Marksit, duke perdorur shprehjen qe thoni ju, per hallken me te dobet te kapitalizmit, si dhe per triumfin e socializmit si faze pararendese e komunizmit, jo ne te gjithe boten, por edhe ne disa vende te vecanta.
-Ndersa Enveri e degjeneroi fare teorine marksiste, duke thene se socializmi dhe komunizmi mund te ndertohej edhe ne nje vend te vetem, dhe per me teper ne nje vend te vogel. Mirepo ajo qe ndertoi Enveri nuk ishte aspak socializem. Ne Shqiperi u zhvillua nje rend hibrid, ndermjet feudalizmit (dihet kush ishin feudalet), kapitalizmit ( pasi pati nje zhvillim te kapitalit) dhe socializmit ( pasi u moren disa reforma sociale), por kurrsesi ai nuk pati elemente te komunizmit.
-Ne kete kuptim ata qe kritikojne sot komunizmin shqiptar, rrahin uje ne havan. Pasi ne Shqiperi nuk ka patur komunizem. Kritikuesit nuk e njohin komunizmin per te cilin flet Marksi dhe me pak Engelsi, dhe i bejne kritike nje gjeje per te cilen ata nuk kane aspak njohuri. Sepse nuk marin mundimin as ta lexojne Marksin. Kur teoria e Marksit pjeserisht sot zbatohet duke u integruar pjese pjese e vit pas vitit qe nga viti 1900, pothuaj ne te gjitha vendet e zhvilluara kapitaliste dhe vendet Nordike, apo edhe Japonia nuk jane shume larg per tu quajtur komuniste. Dhe reformimi i teorise se Marksit, ne kete rast do te ishte, shmangia e termit diktature e proletariatit ne formen e mirefillte ( pasi ajo ne nje forme apo tjeter e ka tronditur here pas here rendin kapitalist duke e detyruar ate te revizionohet drejt komunizmit).
-Dhe sot ne nuk kemi nje sistem kapitalist te mirefillte, por nje sistem hibrid me elemente te kapitaizmit, te nderthurura me ato komuniste, drejt kapitalizmit me “fytyre njerezore”.
Dr.,Prof. Nasho Jorgaqi
Na kenaqi
Na kenaqi e na zgerlaqi
Si Janaq Karapataqi
Dr.,Prof. Nasho Jorgaqi
Na kenaqi
Na kenaqi e na zgerlaqi
Si Janaq Karapataqi
Te fala Karl-Marks-aqi
paske ruajtur nje sekret qe e dinim te gjithe mor zoteri, po nejse… edhe bufi e dinte…
Vetem nje gje mbetet e vertete nga gjithe llafollogjia dhe masakrat qe pesuan njerezia mga Revolucioni i Tetorit:
“Sistemin Kapitalist jo vetem qe nuk e tronditi (dmth i hengri mutin), po e nxorri edhe me te forte, se shiko sot pas plot 100 vjetesh te kesaj cmendurie njerezore na ka mbetur si fosile vetem Kimi i Korese se Veriut qe po i vjen fundi. Per Kinen mos flisni kot eshte hibrid kapitalisto-socialist dmth ekonomikisht eshte kapitalizem puro, por qe i detyron kapitalistet te jene antare te Partise Komuniste Kineze, si instrument per te manipuluar pushtetin politik sipas interesave te po ketyre kapitalisteve. Vietnami dhe Kuba shofin nga Kina dhe mundohen te kuptojne se cfare duhet te bejne, si perfundim Revolucioni i Tetorit mbase e tronditi pak Boten kur ndodhi, por pas 100 vjetesh sherben vetem per ca si qy Nashoja per te shfryre nostalgjine.”
Vec te tjerave kjo tregon edhe qe Lenini ka qene revizionisti i pare i marksizmit. Po ti o Nasho kot thua qe ky ka qene sekret, kjo dje mesohej ne shkolla ne ate kohe dhe i shtohej komenti qe :
“Lenini e zhvilloi ne menyre krijuese marksizmin kur ndryshe nga c’kishte thene Marksi Revolucioni proletar do te kepuste hallken me te dobet te kapitalizmit”
Nasho, ti ke ruajtur sekretin e Pulcinelës.
Eshte realiteti qe ka “folur” ndryshe. Apo Jo? Po ju jap vetem faktin qe vete Ju, Prof. Nasho jeni fatlum qe si ne Rusi ashtu edhe ne Shqiperi triumfuan idete e Leninit te Madh, dhe ju u zhvilluat si njeri dhe intelektual . Pra, e vecanta e te fshehtes suaj nuk perben vlere.
Prof. Nasho, jane shume te drejta dhe te verteta vleresimet tuaja per Revolucionin e madh Socialist te Tetorit, rrezatimi dhe jehona e te cilit kaloi kufijte e BRSS dhe mbriten edhe ne Shqiperine e vogel dhe te prapambetur nga regjimi zogut. Pushtimi italian dhe ai nazist pas tij, lufta per Clirim , Fitorja e madhe me 29 Nentor 1944 e arritur nga Populli i udhehequr nga Partia Komuniste e Shqiperise, krijoi mundesine e venies ne jete te ideve te Leninit dhe Stalinit, hapi deren per rinine shqiptare per tu arsimuar, per tu lartesuar ne ndergjegje jo vetem ne nje drejtim por 360grade. Pikerisht per kete duhet t’i jemi mirenjohes Revolucionit te madh te Tetorit, Bashkimit Sovjetik te Leninit dhe Stalinit, Periudhes se Lavdishme te udhehequr nga PKSh dhe me pas PPSH me Enver Hoxhen ne krye te Saj, te cilat sollen ndryshime te medha cilesore per shoqerine njerezore ne mbare Boten.
Mire se Stalini e paska censuruar, por botimet (qe jane te shumta) e veprave te Marksit e te Engelsit ne vendet e Europes perendimore nuk e kane pasqyruar kete leter e kete mendim te Marksit? A thua edhe keto vende ta kene mbajtur sekret? Si thua o prof. Jorgaqi?
Ore, “sekreti” ishte per BS dhe jo per perendimin (sipas Jorgaqit). Dmth “nqs teoria e marksit do zbatohej ne Kine, Rusi dhe Indi, kjo do ishte fatkeqesi”- ky ishte sekreti i papublikuar ne botimin zyrtar te “Letrave te Marksit”. Mundohuni te kuptoni esencen e te thenave te Jorgaqit e mandej diskutoni!
Sa per idete qe ka Jorgaqi, cdo njeri eshte i lire te besoje ate qe i thote mendja e tij.
O Llaman, dmth nuk ishte sekret per boten. Pra, s’ishte nevoja ta mbante sekret e ta mundonte veten deri tani, kur ka 27 vjet qe ka rene diktatura.
Po e kemi ditur a i vrare, doemos neve qe kemi studiuar ne Lindje, une psh ne Gjermani, e kemi pare dhe leterkembimi i tyre s’ishte aspak e censuruar. Ti ndoshta mbajte nje sekret tjeter, letren qe i dergove KGB-se per ate Aljoshen qe u kthye nga Siberia ne Moske vetem ne vitin 1980. Spiun i madh ke qene, moralist kallp, njeri pa karakter. Shko tani nga Nexhmija dhe perqafohuni si dy kerma.
Marksi dhe Lenini!
“Sekreti” i Z. Nasho Jorgaqi si dhe ndonjë “sekret” tjetër që nuk është përfolur akoma diheshin. Por dy mendimet gjeniale nuk janë të ndryshme, ato plotësojnë njëri tjetrin. Lufta për drejtësi dhe revolucioni nuk marrin leje për të shpërthyer, janë objektive, dhe Marksi nuk ka thënë që kur piqen kushtet dhe vjen momenti i shpërthimit të revolucionit drejtuesit e lëvizjes revolucionare të tërhiqen dhe ta lenë atë të shuhet, ose ta shfrytëzojnë kundërshtarët ose ta shtypi reaksioni. Marksi nuk ka thënë që popujt dhe revolucionarët të flenë gjumë, të durojnë shtypjen dhe padrejtësinë deri sa revolucioni të fitojë në vendet e zhvilluara. Por arsyetimi i tij paralajmëron për rreziqet që kërcënojnë një vend të prapambetur qoftë edhe i madh nga kapitalizmi i zhvilluar e i armatosur mirë. Revolucioni i Tetorit i udhëhequr nga Lenini i dha jetë ideve të Marksit për gjithmonë dhe përvoja shekullore sot në njëqind vjetorin e tij i mëson proletarët dhe popujt, revolucionarët dhe drejtuesit e tyre që në vlerësimin e situatave dhe caktimin e objektivave, t’i mbajnë parasysh të dyja tezat, si të Marksit për fatin e revolucionit në varësi të vendit ku do të shpërthejë edhe të Leninit për hallkën e dobët si vendi më i mundshëm i shpërthimit të revolucionit, si dhe thirrjen e famëshme “Proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni”! Shqipëria është vendi tipik ku janë zbatuar e vërtetuar të dyja tezat që treguan vitalitetin dhe guximin e shqiptarëve për të bërë e mbrojtur shtetin e tyre të pavarur, siç e bënë, madhështor! Kasandra.
Z. Jorgaqi.Ate qe kish thene Marksi per mundesine e shperthimit te revolucionit ne vendet me te zhvilluara kapitaliste, nuk na eshte fshehur ne lenden e Marksizmit sic i thonim ne shkurt.Te gjithe qe kryenin studimet e larta e dinin kete.Por ne Rusine e prapambetur ku mungonte klasa e vertete puntore ashtu si ajo e vendeve te zhvilluara kapitaliste ,revolucioni perpara zgjidhi probleme te tjera lidhur edhe me fshataresine,plus luftes kunder forcave kunderevolucionare brenda Rusise dhe forcave te huaja qe bashkepunuan me ta.Keshtu qe Lenini i shtrengoi etapat dhe kjo u quajt si nje kendveshtrim iri i teorise marksiste, si nje zhvillim i saj.Lenini avancoi ne kete drejtim edhe kur tha se komunizmi mund te ndertohet edhe ne nje vend te vetem gje qe Marksi e quante te pa mundur.
Zoti Nasho mbase per arsye moshe paska pjerdhur nga trute e kokes.Te diskutosh sot pas 100 vjetesh kur rrjedha e historise njerezore ka qene aq e vrullshme dhe e larmishme se a duhet te fillonta nga Rusia permbysja e sistemit kapitalist kjo eshte nje idiotesi qe vetem ne Shqiperi mund te diskutohet.Mesimi i pare qe kolloset e medhenj te teorise se kapitalizmit e te socializmit Marks,Engels dhe Lenin i dhane botes eshte se revolucioni per permbysjen e sistemit kapitalist fillon aty ku hallka e zinxhirit te borgjezise eshte me e dobet.Sigurisht ne ate kohe permbysja e madhe nuk mund te fillonte ne vendet e fuqishme imperialiste te kohes sic ishin Anglia,Gjermania apo SHBA por ne Rusine cariste qe ishte e kalbezuar deri ne palce e ku realisht ky revolucion triumfoj e per here te pare sistemi socialist nga teori u be realitet.Aktualisht sot te gjithe behen teoriciene te mbaruar e deklarojne se ky sistem meqenese deshtoj te realizoje ato per te cilat edhe u be sistem sundues ne gjysmen e botes nuk ka me vend ne historine e zhvillimit te shoqerise njerezore.Gabohen rende pasi historia e njerezimit nuk eshte as 100 vjecare e as 1000 vjecare por jane miliona vite te cilat gjithmone kane patur dialektiken e zhvillimit te sistemit njerezor drejt majave me te larta qe mbase asnjehere paraardhesit tane as i kane fantazuar e jo me ti deshironin.E pra sot mbase ne dukje sistemi kapitalist duket i pa ndryshushem e i perjetshem por ne fakt duhet te thuhet se ne momentet qe jetojme ky kapitalizem ka mbi 50% ne kurriz te tij teorine e socializmit e kjo jo se kapitalistet u bene bujare me proletariatin e i dhuruan te drejta qe dikur ishin endra por ishte vete shoqeria njerezore qe ne keto 100 vjet kaloj gjithe keto tallaze e ku njerezimi njohu nje realitet te ndryshem nga ay kapitalist e ku njerezit ishin te barabarte e ku pasuria e krijuar u perkiste te gjitheve e jo nje pakice te vogel borgjezesh.Sa per ate se e quajme kapitalizem apo socializem kjo pak rendesi ka .E rendesishme eshte se te gjitha vendet e botes se sotme jane te ndergjegjeshme se pa nje ndarje te drejte te pasurise se krijuar nga vete popujt e venia e ketyre pasurive ne sherbim te nje jetese me te mire per te gjithe nuk ka dhe nuk mund te kete zhvillim te shoqerise njerezore e per rrjedhoje as borgjezia nuk mund te jete promotore e zhvillimit dhe e persosjes se sistemit kapitalist.Ky eshte mesimi me i madh qe nxorri borgjezia nga Revolucioni i Tetorit e qe me te gjitha menyrat e mjetet e mundeshme perpiqet ta largoje nga mendja e njerezve kudo ne bote.A do tja arije gjate gjithe jetes kjo sipas teorise m – l eshte e pamundur pasi sistemi kapitalist ka aritur fazen me te larte te tij qe eshte imperializmi e qe ne forma nga me te ndryshme po konsumon vetveten. Por per aq kohe sa proletariati kudo ne bote nuk do kete te nevojshme si dikur per te luftuar per mbijetese pasi me leshimet qe ka bere borrgjezia mbijetesa e tij eshte e sigurte nuk ka per te patur revolucione per te risjelle ne skene sistemin socialist.Kjo verteton me se miri teorine Leliniste se revolucionet fillojne aty ku hallka e zinxhirrit te borgjezise eshte me e dobet.
Profesor Nasho Jorgaqi,si gjithmonë shumë interesant, edhe me këtë shkrim,ashtu siç di Ai të shkruaj aq ëmbël e bukur,na jep nje detaj të një bisede mes dy të rinjsh student të Moskës të atyre viteve,por që në fakt Profesori e ka qëllimin të evidentojë -jo se teoria e Marksizmit nuk e ka shprehur-se socializmi mund të realizohet ose në të gjitha vëndet e botës njëherësh ose, të paktën,në vëndet më të zhvilluara kapitaliste si Amerikë,Angli,Francë,Gjermanietj,jo,këjo dihesh,por Prfesor Nashua,tregon pikërisht atë pjesë të komunikimit Marks-Engels,ku Marksi sapo e mbylli veprën e tij madhore Kapitali, dhe me gjenialitetin e tij e ka parashikuar fatin e teorisë së Tij,qysh atë ditë,se “ai fat do të ishte i mjerushëmm nëse do të aplikohej në vëndet e varfra,siç u aplikua dhe siç rezultoi në fakt.
Ky është thelbi.Pikërisht këjo është fshehur.Këtë evidenton Profesori.
Nuk është pa domethënie dhe aq më pak për humor,flas për debat serioz.
Dhe këjo frikë e Marksit e shprehur në 5-6 fjalë,përbën çelësin për NE, që e kemi jetuar atë kohë me atë sistem,se ajo rrugë,shkencërisht nuk ishte pjesë e filozofisë marksiste, dhe se vetë Marksi,i frikësohej zhvillimit të ngjarjeve politikisht,duke parashikuar si varjanti i gabuar,pa të arthme, pamvarësisht reperkusioneve që solli.
Por, ajo që mbetet nga ato pak fjalë, ka rëndësi prioritare për të arthmen-se teoria e Marksit dhe socializmi i tij nuk ka vdekur,dhe se e ka kohën për tu realizuar në të arthmen e cila-pa dyshim-do jetë agimi i shoqërië njerëzore.Ky është thelbi,dhe besoj se këtë ka dashur të thotë Nasho Jorgaqi,dhe në kohën e rinisë së Tij edhe shoku i tij Aliosha T.
Ato pesë gjashtë fjalë të Marksit në atë letër drejtuar Engelsit,thënë thjesht,janë gjithshka,shkurt por të ngjeshura me mendim sikurse një TESTAMENT,i kuptueshëm për popullin e thjesht në krahasim me vështirësitë për ta kuptuar KAPITALIN eTij edhe nga ne ekonomistët e asaj kohe.
Përshëndetje zoti Nasho Jorgaqi.
1) Jam kureshtar të di ç’është ky emër “Nasho”. Vetëm si shqiptar nuk më duket.
2) pse thua se ishte i prapambetur regjimi i atëhershëm carist? Ai ishte në rrjedhën e tij normale, duke u zhvilluar gradualisht. Nuk ka arsye që të krahasohet me Perëndimin, në të cilin deri në atë kohë ishin bërë disa revolucione.
3) pse thua që kapitalizmi më pas do të huazonte të mirat e socializmit? Kapitalizmi i kishte dhe i ka të gjitha, përderisa është pluralist. Në Perëndim edhe sot ka parti komuniste (që bëjnë gam-gam kot se as në parlament s’futen dot) kurse në socializëm po të thoshe se je pro kapitalizmit të fusnin plumbin në ballë.
E fundit; “Marksi deklaroi se me permbysjen e kapitalizmit apo me fitimin revolucionit klases punetore i hiqen nje pale Pranga dhe i vendosen nje pale tjeter.” Por kete nuk e propagandonte as Lenini,as Stalini dhe as krimineli shqiptar Enver mashtruesi. Kjo u mbajt secret ne literaturat e vendeve komuniste. Marksi mesoj nga Komuna e Parisit ( 1789) ,shtypi i asaj kohe dhe beri ate te famshmin liber Medioker Kapitali qe deshtoi me turp po mbrenda nje Shekulli. Kapitalizmi mesoi nga Sen Simon,Smith,Bauer,Maltuze etj. qe me idete e tyre i i dhane forcen e perparimit Kapitalizmit.