Bisedimet në Kretë po përparojnë/ Kotzias: Po vazhdojmë diskutimet për integrimin europian të Shqipërisë

11 Nëntor 2017, 19:45Politika TEMA
Bisedimet në Kretë po përparojnë/ Kotzias: Po vazhdojmë

Prej dy ditësh në Kretë po zhvillohen bisedime intensive mes ministrit Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias për paketën e çështjeve të pazgjidhura mes palëve. Prej disa orësh në media është folur për arritjen e akordit për një marrëveshje të re detare  përmes së cilës Shqipëria nuk humbet asnjë centimetër nga territori i saj, por kjo duket jo realiste. Minsitri Bushati nuk jep asnjë konfirmim dhe shtypo grek po ashtu ka heshtur.

Ndërkohë, palët duket se kanë qenë pranë akordit edhe për Ligjin e Luftës i cili nga pala greke esht epropozuar te rifutet ne nje pakete permiresimesh te Traktit te Miqesise vitin e ardheshem. Pas bisedimeve, ka folur për mediat greke edhe minsitri Bushati, i cili ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për ato që kanë qarkulluar në media.

Lidhur me pyetjen nëse është zyrtarizuar akordi për detin, Bushati ka thën se kemi një paketë çështjesh të diskutuara dhe se do të jetë i rezervuar deri kur bisedimet të mbyllen.

“Siç dihet ne kemi hapur një kapitull të rëndësishëm të marrëdhënieve me Greqinë, ku kemi tematizuar të gjitha çështjet që i konsiderojmë të hapura, apo çështje për të cilat kemi këndshikime të ndryshme. Natyrisht është bërë një punë voluminoze, sidomos dy vitet e fundit, me ngritjen e mekanizmit të nivelit të lartë ndërmjet dy vendeve tona, dhe këto dy ditë diskutimet kanë qenë me intensive, më të strukturuara pasi ka pasur nga ana tjetër edhe një punë paraprake, të mirë do të thoja, nga ekipet tona respektive. Unë e kam thënë edhe herë të tjera, kjo është një dosje jo e lehtë, rreth 70 e ca vjeçare, për pasojë kërkon kohën e vet dhe instrumentet më të përshtatshme për një zgjidhje në frymën europiane dhe bazuar mbi të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh ministri Bushati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje